Heidi Klum një ish-modele, prezantuese televizive, producente dhe biznesmene gjermano-amerikane ka qenë e ftuar në një interviste për emisionin “Hot Ones” në YouTube, ku detyrua të hante disa krahë pule me salcë pikante.
Zhvillohen sot zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’.
Reagime të forta ka shkaktuar videoja e disa vajzave që bëjnë twering me tanga në një palestër shkolle në New Jersey, SHBA, si pjesë e një reklame për një turne basketbolli.
Analistët dhe gazetarët e sportit kanë bërë llogaritë e mundshme në Top Arena, se si mund të kualifikohet Shqipëria për në fazën tjetër të Europianit.
Gati 2.000 fëmijë nën pesë vjeç vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit, duke u bërë faktori i dytë më i madh i rrezikut shëndetësor për fëmijët e vegjël në mbarë botën.
Olivier Giroud do t’i japë fund karrierës në Europë dhe nga sezoni i ardhshëm do të transferohet në Amerikë te Los Angeles FC.
Teksa po bënte parashikimin e yjeve, Meri Shehu është ‘përplasur’ me këngëtarin Lorenc Hasrama në Top Arena.
Fati i marrëveshjes së propozuar për armëpushim në Gazë në shumë mënyra varet nga dy njerëz: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar.
Kylian Mbappe pësoi një frakturë në hundë në ndeshjen e parë të Francës në EURO 2024 atë ndaj Austrisë, me kapitenin e “gjelave” që u detyrua të linte në mënyrë të menjëhershme fushën e lojës.
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin i tha Zërit të Amerikës se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje.
Numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, të kamufluara si faqe lajmesh, tashmë ua kalon numrit të faqeve legjitime të mediave vendase, ndërsa Rusia po luan rolin e saj për shtimin e tyre, thonë analistët e mediave.
Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë të enjten me kritikat e bëra rishtazi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për dërgesat e armëve amerikane, duke i quajtur deklaratat e tij “irrituese”.
Ditën e premte mbi vnedin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, në një intervistë për “Top Arena”, vlerësoi paraqitjen e tifozëve shqiptarë në Gjermani, që sipas tij janë treguar më civilë se çdo tifozeri tjetër.
Modelja Emina Cunmulaj, në një lidhje live me “Top Arena” në përfundim të “Muza Competition”, tregoi si ruan linjat trupore.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë live me Rike Roçin për “Top Arena” shprehu mbështetjen për Kombëtaren shqiptare.
Italia u mposht kundër Spanjës me rezultatin 0-1, duke i komplikuar kështu fatet për kualifikimin. Pas ndeshjes, trajneri i “Azzurrit”, Luciano Spalletti u shpreh se Spanja kishte një ekip më të fortë dhe se kundër Kroacisë do të varet nga zgjedhjet që do të ketë në dispozicion.
Spanja tashmë do të përgatitet për ndeshjen me Shqipërinë pas fitores me Italinë.
Spanja mundi sonte Italinë, falë një autogoli ‘të dhuruar’ nga Calafiori, duke u ngjitur në krye të grupit B, ku bëjmë pjesë edhe ne.
Spanja arriti një fitore minimale ndaj Italisë falë një autogoli të Calafiorit, duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin B.
Spanja ka mundur Italinë me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar kështu për në fazën tjetër dhe duke blinduar dhe vendin e parë në Grupin B.
Një çift bashkëshortësh, banues në lagjen “30-vjetori” në Berat, kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar.
UEFA ka nisur një hetim ndaj FSHF-së për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, por edhe ndaj sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.
Pas takimit me Italinë, UEFA ka nisur një hetim tjetër për Shqipërinë, kësaj radhe për takimin kundër Kroacisë.
Në një intervistë për radion ‘Realnews’ i pyetur për Shqipërinë dhe çështjen Beleri kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur se dëshira e tij është që Fredi Beleri të shkojë të bëjë betimin në Strasburg më 16 korrik dhe padyshim të marrë pjesë në votimin për Presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian, sepse çdo votë ka rëndësi.
Analisti Arjan Curri ka bërë deklarata të bujshme në ‘Top Story’, pas konfirmimit të ndarjes së çiftit Meta Kryemadhi.
Analisti Arjan Curri ka paralelizuar ndarjen e çiftit Meta-Kryemadhi me serialin ‘House of Cards’ në Netflix.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zgjidhje martese nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kanë dëshmuar kundër njëri-tjetrit në SPAK, sipas analistit Arjan Curi.
Sulmi i paprecedentë i Hamas brenda Izraelit më 7 tetor habiti botën, por jo të gjithë u kapën të papërgatitur. Kur mori vesh lajmin Dr. Yuval Bitton tha se e kishte ndjerë në njëfarë mënyrë dhe se e dinte mirë kush ishte përgjegjës, shkruan CNN.
Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi.
Emisioni Fiks Fare solli skena të tmerrshme të një 13 vjeçari me fëmijë më të vegjël se ai, që i zhvishte dhunonte dhe xhironte. Videot u gjetën në telefonin e të miturit nga e ëma e tij, e cila nuk jeton me të.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë kremtoi ditëlindjen e monarkut britanik Charlsit të Tretë.
Ndarja e bujshme çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.
Donald Sutherland, aktori i njohur i Hollywood, karriera e të cilit ka zgjatur për më shumë se 60 vite, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Numri i pelegrinëve që kanë humbur jetën gjatë Haxhit ka tejkaluar 1000, si pasojë e të nxehtit përvëlues në Mekë.
Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e përdorimit të një pajisjeje që u jep mundësi armëve gjysmë-automatike të qëllojnë me breshëri të ngjashme me mitralozët. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, vendimi lë në qendër të debatit për zgjedhjet presidenciale çështjen e armëmbajtjes.
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian një vit më parë, do të largohen pjesërisht dhe gradualisht.
At Antonio Belushi është ndarë sot nga jeta në moshën 90-vjeçare.
Anglia ka ndarë pikët me Danimarkën në Frankfurt pas një barazimi me rezultatin 1-1.
Pas Prishtinës, i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak udhëtoi drejt Beogradit për një takim me presidentin serb Aleksandar Vucic, me të cilin siç tha, u pajtuan mbi hapat e ardhshëm në lidhje me procesin e dialogut.
Kur hetimi administrativ i shkollës së magjistraturës nuk është bërë ende publik, prej nga ku do të kuptohet se e kujt ishte përgjegjësia gjatë provimit për gjyqtarë e prokurorë, SPAK konfirmoi se kjo çështje nuk mund të hetohet nga prokurorët e posaçëm.
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi turin e mirënjohjes me socialistët e zonës së Dajtit, Lagjes 12, Shëngjergjit, Krrabës, Zall Herrit, Zall Bastarit, dhe Bërzhitës, të cilëve u vlerësoi sakrificat ndër vite.
Çdo shkollë publike në Louisiana është urdhëruar të vendosë në klasa një tabelë ose poster me 10 Komandamentet e Biblës, në një lëvizje që pritet të sfidohet nga liberalët.
Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë ashpërsuar ndjeshëm së fundi aq sa grupi militant ne Liban i cili mbështetet nga Irani e kërcënoi hapur shtetin hebre për zgjerim të konfliktit.
Më shumë se 300 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë Greqinë brenda 24 orëve të fundit, duke i vënë autoritetet në alarm. Temperaturat e larta mbi 40 gradë, era e fortë, por edhe zjarrëvënia e qëllimshme duket se janë faktorët e kombinuar bashkë që kanë ushqyer zjarret kryesisht në zonën e Atikës dhe ishujve të Egjeut.
Përpjekja e fundit diplomatike e Mirosllav Lajcak nuk dha as ajo shumë rezultate.
Një tren mallrash është përplasur brutalisht ‘kokë më kokë’ me një tren testimi në periferi të kryeqytetit kilen Santiago, duke lënë të vrarë dy njerëz e duke plagosur nëntë të tjerë.
Shtete të ndryshme amerikane kanë nisur në këtë vit zgjedhor të aplikojnë faljet masive për persona të dënuar për krime të lidhura me marijuanën.
Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho e lavdëroi lojën e Shqipërisë në Euro 2024, duke thënë se skuadra jonë kombëtare theu çdo parashikim këtë Europian, edhe pse ishte në atë që e përshkroi si “grupin e vdekjes”, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Një prift në SHBA që kishte pësuar një atak të rëndë kardiak në 2016 thotë se gjatë kohës që ishte pa ndjenja kishte vizituar ferrin, duke pranuar se atë që kishte kaluar “nuk ia uronte as armikut më të keq”.
Në Tiranë, erdhi Richard Nephew, i emëruar nga sekretari amerikan Antony Blinken si Koordinator Global për Anti-Korrupsion.
Në kuadër të aktiviteteve verore të cilat synojnë promovimin e vlerave të folklorit shqiptar dhe trashëgimisë kulturore, trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është ndalur në qytetin e Elbasanit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Veprimtaria 45-vjeçare e koreografit të njohur Lezhjan Gazmend Golemi, u ngjit në skenën e pallatit të kulturës.
Pasa përfundimit të Europianit me Shqipërinë, Kristjan Asllani është gati që të fokusohet për të sezoni i ardhshëm, që ndoshta nuk mund të jetë më te Interi.
Një gjykatë në Serbi ka vendosur se një aktivist që ka organizuar protesta të atletëve vendas kundër liderit autoritar Alexander Lukashenko, mund të ekstradohet drejt Bjellorusisë.
Prej disa ditësh në Myzeqe ka nisur korrja e grurit. Ashtu si vitet e fundit, edhe këtë vit fermerët nuk janë aspak të kënaqur.
Influenceri i njohur i “YouTube”, Ishowspeed ka mbërritur në Tiranë, duke marrë menjëherë vëmendjen e shumë të rinjve, të cilët vraponin pas tij për të bërë foto dhe video.
Një nga felinët më të rrallë të botës, riqebulli iberik, është hequr nga lista e specieve të rrezikuara, sipas një raporti të grupit Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar sot një takim me mjekë të përgjithshëm të cilët kanë mirëpritur nismën e MSHMS-së dhe Fakultetit të Mjekësisë për specializimet në “Mjekë Familje” dhe “Mjekë Urgjence”.
A ka kallëzim në SPAK ndaj Shkollës së Magjistraturës? Kësaj pyetjeje të Anila Hoxhës Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur duke konfirmuar që është dorëzuar një i tillë.
Nuk ka ende akt ekspertiza që do të sillnin marrjen në pyetje të deputetit Bujar Çela, në magazinën e të cilit ndërruan jetë dy persona babë e bir.
Sindikatat e punës në Itali kanë bërë thirrje për kontroll ndaj “shtypjes barbare e shfrytëzimit” të punonjësve emigrantë, pas vdekjes së 31 vjeçarit Satnam Singh, 31, në Latina në Italinë qendrore.
Serbia arriti një barazim vetëm në minutën e fundit përballë Sllovenisë, për të qenë akoma në garë për t’u kualifikuar nga grupet në Europian.
Demokrati Flamur Noka në një lidhje me skype në emisionin Breaking në Top News zbuloi detaje nga programi i PD.
I gjithë qyteti i Bulqizës është mbuluar nga një re e madhe në formë e pluhurit, gjë kjo që ka pushtuar gjithë vendin.
Një deputete e vjetër e parlamentit gjerman ka kërkuar ndjesë sot pas presionit të zyrtarëve për një koment mbi ngjyrën e lëkurës së futbollistëve të kombëtares së vendit të saj, ku ajo i lavdëronte por ngrinte pyetjen se “si do të dukej sikur këta të ishin të gjithë të bardhë”.
Serbia ka barazuar vetëm në minutën e fundit përballë Sllovenisë në Mynih, sfidë e vlefshme për Grupin C të Europianit.
Një aksident ka ndodhur mësditën e kësaj të enjteje në kryeqytet, me pasojë një të plagosur.
Duke nisur nga 8 korriku deri në 31 gusht prindërit do mund të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë dhe të dhjetë.
“Fatkeqësisht nuk ka më një rrugë malore të përshtatshme për makinat tona. Ne ishim këtu përpara 7 vitesh dhe e shijuam rrugën atëherë, tani ka asfalt, por gjithsesi ka një panorama fantastike Thethi. Atëherë kishte shume me pak turistë, sot është zhvilluar shumë. U riktheva sepse 7 vite me parë kishim një eksperiencë fantastike”-shprehet turisti.
Një balerinë nga SHBA që është etiketuar si “spiune” nga Kremlini është paraqitur sot në gjyq në Rusi ne hapjen e procesit të saj pas disa muaj e burgosur per ‘tradhti’.
Turistët në qytetin e Vlorës vijojnë të jenë të shumtë në këtë periudhë të muajit qershor.
Rusia nënshkroi një sërë marrëveshjesh me Vietnamin gjatë vizitës shtetërore të Presidentit Vladimir Putin në Hanoi.
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të një kompleksi pallatesh në ndërtim në lagjen nr1. në hyrje të qytetit të Sarandës.
19 personat e arrestuar nga policia në operacionin “Tempulli” për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kanë marrë dënimin nga Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin në Top Talk në Top Channel këtë të enjte komentoi përfundimin e mandatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Më 14 korrik, kampionët e Evropës do të kurorëzohen në Berlin. Askush nuk pret që një vend ish-komunist të fitojë në këtë qytet, ndarja e të cilit dikur simbolizonte luftën e ftohtë, por ndoshta, më në fund, 35 vjet pas rënies së Murit, pjesa lindore e kontinentit po fillon me perspektivën e futbollit për të rimarrë forcën e saj.
Në zhvillimet e fundit të vizitës ‘provokuese’ të presidentit rus Putin në Korenë e Veriut mësohet se Kim Jong-un i ka dhuruar shokut të tij Vladimir Putin dy qen gjuetie koreanë, të shartuar me ujk, për të treguar besnikërinë mes vendeve.
AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës për pezullimin e një punonjësi policie në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë të dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të thelluara të kryera bazuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzektuar masën e sigurimit […]
Një modele e njohur bukurie në rrjet ka vdekur para kohe nga një atak i papritur kardiak në jahtin ku po kalonte pushimet në bregdetin e Maltës.
Lefter Maliqi duket se i ka lexuar me aq vëmendje bisedat në SKY sa është i bindur se ky është një hetim paralel i tij deri aty sa mund ti sugjerojë SPAK-ut se kë mund të procedojë nga policia si pjesë të Metamorfozës.
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla rezervoi para gjykatës të drejtën për të folur në një moment tjetër mbi akuzën e korrupsionit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2022.
Rumania ka vendosur ta mbështesë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, për t’u bërë shef i ardhshëm i NATO-s, njoftoi të enjten Zyra e presidentit rumun, Klaus Iohannis.
Fanella e Nedim Bajramit shitet në ankand për 5792 euro. Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.
Rey Manaj doli sot në konferencën për shtypin. Sulmuesi u aktivizua si titullar në duelin Kroaci-Shqipëri 2-2, sfida e dytë e kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024.
Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, sot është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, z. Erjon Çaka.
Profesori Përparim Kabo, i ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena ka folur për ndeshjen e zhvilluar një ditë më parë të Shqipërisë me Kroacinë.
Federata e futbollit e Maqedonisë së Veriut ka reaguar me një deklaratë publike, pas një videoje të shfaqur në rrjet, ku shfaqet futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku me megafon në fushë, duken barë maqedonasit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” në Top News tha se SPAK ka dërguar letërpororsi për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi.
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Levan-Tepelenë”.
Ish-futbollisti i Kombëtares Altin Raklli ishte sot i ftuar përmes Skype në Wake Up, ku sigurisht foli për ndeshjen e Shqipërisë me Kroacinë.
Papa Françesku ka miratuar sot shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre.
Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Por, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, për vepra të ndryshme penale.
Një nga personat në kërkim për përplasjen me “Range Rover” të makinës së një 18-vjeçari një ditë më parë në Korçë është ndaluar nga policia.
Një efektiv policie është plagosur me thikë në dorë në Durrës, ndërsa tentoi të neutralizonte një person që lëvizte me thikë në zonë.
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës së kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 21 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho e konsideron pozitive lojën e Shqipërisë në Euro 2024.