E premte, 18 Tetor 2024
21:30
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, ku u vra Andi Maloku.

21:05
“Marrëdhëniet janë në një fazë të re”, përmirësohen raportet mes Kinës dhe Britanisë

Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejshëm të premten ndërsa Pekini i bëri jehonë planit të qeverisë së re laburiste për të zhvilluar lidhje ‘pragmatike’ dypalëshe.

20:48
Konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme/ Biden: Mund të jetë më e lehtë të arrihet një armëpushim në Liban se sa në Gazë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se negocimi i një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbolloahut mund të jenë më i lehtë sesa ai mes Izraelit dhe Hamasit.

20:41
Fiks Fare/ Çuditë e rindërtimit, suvatim sipër pllakave, lagështirë, dyer që s’hapen!

Fiks Fare denoncoi gjendjen e një shtëpie të rindërtuar nga tërmeti, në fshatin Fagë në Njësinë Administrative Shëngjergj në Tiranë. Banesa filloi së ndërtuari në vitin 2020, por megjithëse kanë kaluar 4 vite, ende s’ka përfunduar. Pllakat e tualetit ishin të suvatuara sipër, dritarja më e vogël sesa vendi, dera më e madhe sesa vendi i lënë dhe nuk hapej.

20:34
Vendimi për kthimin e emigrantëve në Itali, Meloni mbledh të hënën Këshillin e Ministrave: Kjo është përgjegjësia e…

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të mbledhë të hënën Këshillin e Ministrave për të diskutuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Romë, e cila vendosi kthimin e menjëhershëm në Itali të emigrantëve të strehuar në Gjadër.

20:30
Lëvizje e paralajmëruar? Koreja e Veriut dërgon trupa për të luftuar me Rusinë

Koreja e Veriut ka nisur të dërgojë trupa për të luftuar me Rusinë në Ukrainë, ka thënë agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut ndërsa Seuli paralajmëroi për një “kërcënim të rëndë sigurie”.

20:26
Gati për hapin e dytë në BE! Kryenegociatorja Dhuka: Çështje javësh nis kapitulli i dytë

Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu tregon se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga çelja e kapitullit të parë me BE.

20:17
PPE njeh zyrtarisht Sali Berishën në krye të PD, i kërkon të emërojë delegatët e tij për Asamblenë

Partitë Popullore Evropiane njeh zyrtarisht si kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berishën.

20:08
Si do votojnë amerikanët? “Të fiksuar” me votimin e hershëm duke mos pritur datën 5 nëntor

Rreth 244 milionë amerikanë kanë të drejtë e votës këtë vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

20:04
Në kujtim të Ali Asllani! Diplomati autori i poezisë “koha e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”

Këto vargje të paharruara të poetit Ali Asllani, diplomatit dhe kryebashkiakut të viteve ‘20-‘30 të shekullit XX u risollën sërish në Vlorë në një mbrëmje poetike.

20:01
Koleksionet veneciane! Ekspozita me 600 libra dhe harta origjinale të shtypura në Venecia

“Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”, një ekspozitë e rrallë, me rreth 600 libra dhe harta origjinale të shtypura në Venecia, mes viteve 1400-1800 do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Pjesa më e madhe ekspozohen për herë të parë në publik.

19:54
Kosovë-Serbi, takim më 24 tetor! Gjermania bën “presion”: Duhet dialog, ndryshe nuk ka progres

Më 24 tetor do të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

19:43
Kievi kërkon “reagim të fuqishëm” nga aleatët për shkak të trupave të Koresë së Veriut

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiga, kërkoi një “reagim të menjëhershëm dhe të fuqishëm” nga aleatët e Kievit, duke thënë se Koreja e Veriut po e ndihmon Rusinë me ushtarë dhe armë.

19:36
Liqeni i shenjtë vullkanik ku indigjenët e Andeve të Kolumbisë nuk preferojnë më turistë (fotot)

Në rajonin jugperëndimor të maleve Ande kolumbiane, krateri i një vullkani ka krijuar tre liqene të mrekullueshme malore të njohur si “Laguna Verde”.

19:32
Nga polemikat për policë të armatosur dhe ‘lufta’ me video që rrezonin njëra-tjetrën, si u shfaq FNSH në oborrin e Parlamentit?

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, tregon se garda nuk e kishte kërkuar ndihmën e policisë. Policia hyri në oborrin e Kuvendit kur protestuesit e mbledhur para Bashkisë së Tiranës u shfaqën para parlamentit.

19:22
Kthimi i emigrantëve, “vërshojnë” reagimet në Itali, Meloni sulmon opozitën: Nuk e cakton Gjykata se cili vend është i sigurt

Pas vendimit të Gjykatës së Romës për të kthyer pas 12 emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri, në Gjadër, ka pasur një “lumë” reagimesh nga politika italiane.

19:20
Bardhi nxjerr videon e drejtuesit të OSHEE: I kërkoj SPAK-ut ta administrojë dëshminë e tij! Janë kapur me presh në dorë

Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas intervistës së dhënë në Top Talk në Top Channel nga Enea Karakaçi, administrator i OSHEE, intervistë kjo e dhënë pasi kreu i grupit të PD ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike.

19:07
Turqia mbledh Platformën e Bashkëpunimit të Vendeve të Kaukazit Jugor (fotot)

Ministri i jashtëm turk Hakan Fidan priti dhe drejtoi sot në Stamboll takimin e tretë të Bashkëpunimit Rajonal të Kaukazit jugor, me ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit, Armenisë, e Azerbaixhanit, para se ata të priteshin nga presidenti Erdogan në pallatin Dolmabahce.

19:05
Vrasja e Sinwar, ja kush mund ta udhëheqë Hamasin pas vdekjes së liderit! Emrat më të lakmuar për ta zëvendësuar

 Izraeli arriti të mërkurën në misionin e tij njëvjeçar për të vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, njeriun e akuzuar si një nga organizatorët e sulmeve të 7 tetorit 2023.

18:50
Gjermania nderon Presidentin Biden për kontributin ndaj lidhjeve trans-Atlantike

Gjermania nderoi të premten presidentin amerikan Joe Biden për kontributin e tij në marrëdhëniet transatlantike, përpara takimeve të tij me aleatët evropianë lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.

18:40
Trump prish fjalorin në darkën e bamirësisë katolike: ‘Presidenti mezi bën bashkë një fjali me kuptim’ (fotot)

Kandidati presidencial republikan raportohet se vinte në lojë Kamala Harris, bashkëshortin e saj, zëvendësin e saj garues , madje Presidentin Joe Biden dhe demokratë të tjerë.

18:23
Përfshihet nga flakët një banesë në Lushnje, zjarrfikësit dhe banorët në “luftë” me zjarrin  

Një banesë në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

18:14
Ushqimet me veti anti-inflamatore, a mund të zëvendësojnë qetësuesit?

Disa ushqime janë të njohura për vetitë e tyre natyrale anti-inflamatore, por ato nuk mund të zëvendësojnë ibuprofenin në trajtimin e dhimbjeve ose inflamacionit. Ibuprofeni, një ilaç anti-inflamator josteroid (NSAID), është i krijuar për të ofruar lehtësim të shpejtë dhe efikas.

18:06
Vrasja e liderit të Hamasit, Irani: Sinwar mbetet një burim frymëzimi në Lindjen e Mesme

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i cili u vra në një operacion ushtarak izraelit, mbetet një “burim frymëzimi” për ata që luftojnë Izraelin në Lindjen e Mesme, tha sot ministri i Jashtëm i Iranit.

18:01
“Debatoi për paratë në hotel…”/ Zbulohet se çfarë ndodhi me Liam Payne pak para se të ndërronte jetë

Ndërsa e gjithë bota e muzikës është ende në tronditje dhe pikëllim për vetëvrasjen e Liam Payne, dyshimet për momentet e tij deri në vdekjen e tij vazhdojnë të rriten ndërsa gjithnjë e më shumë detaje dalin në dritë.

17:55
UNICEF ngre alarmin: Gaza, ‘ferri në tokë’! Rreth 40 të mitur vdesin çdo ditë

Gaza është një “ferr në tokë” i vërtetë për 1 milion fëmijë që jetojnë atje, me gati 40 që vdesin çdo ditë për një vit, thotë UNICEF.

17:53
Rutte: Do të punojmë që KFOR të ketë forcat e nevojshme për të mbajtur mjedis të sigurt në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni i KFOR-it në Kosovë të ketë forcat dhe burimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

17:49
Tensionet në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga seancat dy deputetët e opozitës

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga punimet e kuvendit për 10 ditë dy deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

17:39
Kopshti në Poloni celebron lindjen e 4 tigrave aziatikë sumatranë (fotot)

Lindja e tyre fillimisht ishte mbajtur sekret prej frikës së nuk do të mbijetonin.

17:35
Shtëpia e Bardhë pret arritjen e armëpushimit në Gazë: Besojmë se vdekja e Sinwarit mund të ofrojë një pikë kthese

Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ishte një pengesë për arritjen e një armëpushimi në luftën në Gazë.

17:32
Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha, publikon videon që i nxjerr zbuluar: Fakti që ka fëmijë nuk e bën…

Reagon sërish modelja Klea Prenga, e cila u dhunua nga dy motrat Antonela dhe Marinela Berishaj.

17:12
Me armë dhe kanabis në banesë, arrestohet 33-vjeçari në Skrapar

Një sasi prej 6.4 kg kanabis është kapur në Skrapar, teksa në pranga ka përfunduar një 33-vjeçar.

17:04
Burri i fundit në ‘rrugën më të zbrazur në Britani’, nuk pranon të largohet nga pallati megjithë kërcënimin e bashkisë (fotot)

68 vjeçari Nick Wisnewski, është banori fundit i ndërtesës me 128-apartamente në Wishaw, Skoci, që pritet të shembjet nga autoritetet si pjesë e një projekti rindërtimi, por ai refuzon të largohet.

16:59
“Maratona e Tiranës 2024″/ Policia merr masat, ja cilat janë rrugët që do të bllokohen

Të dielën më datë 20 tetor do të zhvillohet “Maratona e Tiranës 2024”.

16:53
EMRAT/ Kapen 82 kg marijuanë në një taksi, arrestohet një shqiptar e një grek

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Egnatia” ne afërsi të Igumenicës.

16:47
Rrezikohet vota e emigrantëve! Komisioni rregullator i shqetësuar për dokumentet e identifikimit, duhet amenduar ligji zgjedhor

Votimi nga jashtë mund të mbetet thjeshtë një dëshirë në letër nëse politika nuk ndërhyn në kohë për të amenduar ligjin zgjedhor.

16:35
Bardhi padit Ballukun në SPAK/ Reagon administratori i OSHEE: Abuzim politik! Paaftësia për t’u përgjigjur me punë të çon në….

Vjen reagimi nga Enea Karakaçi, administrator i OSHEE grup, pasi kreu i grupit, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike.

16:31
Gjendet trupi i australianit ‘hero’, dy ditë pasi shpëtoi turistët gjermanë nga mbytja (fotot)

Dëshmitarët thanë se Craig Laidley thuajse kishte mbërritur në breg, kur një valë e madhe e tërhoqi 56 vjeçarin mes detit te keq.

16:06
Video/ Publiku në Londër sulmon hajdutin në monopatinë disa sekonda pas grabitjes së celularit (fotot)

Një i dyshuar si grabitës celulari është arrestuar disa sekonda pas tentativës së vjedhjes teksa publiku në Londër ndihmoi masivisht policinë në kapjen e tij.

15:51
“12 emigrantët që ndodhen në Gjadër, duhet të kthehen në Itali”! Vendimi i Gjykatës së Romës, çfarë pritet të ndodhë

12 refugjatët që janë strehuar në Gjadër në kampin italian do të largohen shumë shpejt drejt Italisë.

15:49
“Dënimi i Salianjit rast i paprecedent”/ Basha në Bundestag, takim me Stefan Kaufmann: Ka përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, dhe deputetja Oriola Pampuri gjatë vizitës në Berlin zhvilluan një takim me Stefan Kaufmann, raportuesin për Shqipërinë në Grupin e Punës për Çështjet Europiane të Bundestagut Gjerman.

15:43
“Janë kontraktorë korrektë”/ Mali i Zi merr sërish kinezët për autostradën?!

Tetë kompani aplikuan për tenderin për vazhdimin e ndërtimit të autostradës gjigande në Malin e Zi, ndër to edhe kompania kineze CRBC.

15:35
Zgjedhjet presidenciale/ Si do votojnë amerikanët? “Të fiksuar” me votimin e hershëm duke mos pritur datën 5 nëntor

Rreth 244 milionë amerikanë kanë të drejtë e votës këtë vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

15:27
Video/ Katër të vdekur në makinën që përplaset me kamionin e fishekzjarreve në lindjen e largët ruse (fotot)

Dy fëmijë ishin mes viktimave të aksidentit tragjik që shkaktoi më pas një shpërthim mjetesh piroteknike pranë fshatit Vozzhaevka, në rajonin e largët rus Amur.

15:26
“Në restorant shkuam për të darkuar”, zbardhet dëshmia e Antonela Berishës: Motra ka një vit që nuk ndihet mirë! Kur u provokua nga Klea, mori gotën…

Antonela Berisha, që së bashku me motrën, Mariela Berishën, dhunuan dy muaj më parë blogeren Klea Prenga, kërkoi falje në gjykatë.

15:16
“Po kaloj moment të vështirë”/ Dhunoi Klea Prengën, Mariela Berisha kërkon mëshirë në gjykatë: Kam një fëmijë, nuk doja…

Mariela Berisha është shprehur e penduar në gjykatë për dhunën që ushtroi dy muaj më parë ndaj Klea Prengës.

14:53
“Treni Tiranë- Rinas- Durrës me shpejtësi 120 km/h”! Balluku inspekton vënien në punë të makinerisë “Tamping”: Së shpejti nis ndërtimi i stacioneve të hekurudhës

Në kantierin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Rinas -Durrës, janë drejt përmbylljes punimet infrastrukturore.

14:49
Të dielën Maratona e Tiranës/ Veliaj: Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë, mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota

Gjatë inspektimit të punimeve për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, në Njësinë Administrative nr.6, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri dhe një apel të fundit për qytetarët që t’i bashkohen Maratonës së Tiranës që zhvillohet më 20 tetor.

14:43
Spiropali takim me rektorët e universiteteve: Sfida më e madhe është financimi! Duhet të forcojmë lidhjet mes sektorit publik e privat

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të premte një takim me rektorë dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë publike dhe jo publike.

14:40
Biden tur lamtumire/ Presidenti amerikan në Berlin, nderohet me Kryqin e Madh të Meritës

Me ndalesën në Gjermani, Joe Biden, të cilit edhe pak muaj i kanë mbetur në detyrë, duket se i erdhi koha për një tur lamtumire.

14:28
Dhunë në katedralen ukrainase! Prifti godet me karrige besimtarët

Një katedrale, që duhet të jetë vendi i paqes shpirtërore e fizike, u kthye në vendin e përplasjeve të dhunshme mes besimtarëve të kishave rivale ortodokse në qytetin Çerkasi në Ukrainën qendrore, të cilët secili grup më vete kontrollin e saj.

14:07
FOTO/ Futbollisti brazilian bën tatuazh emrin e vajzës, ish-partnerja tregon testin e ADN-së: Nuk je ti babai!

Ish-mbrojtësi i djathtë brazilian i Real Madrid, Vinicius Tobias dhe ish-gruaja Ingrid Lima mirëpritën në botë vajzën Maite më 8 tetor.

13:55
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkallëzojmë luftën me Izraelin

Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, ka thënë të premten se do ta “përshkallëzojë” luftën kundër Izraelit, pas vrasjes së Yahya Sinwarit, liderit të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

13:54
“M’u vra çuni në shtëpi, 3 muaj vuajti te Trauma”/ Babai i Enea Thomaraj apel për ndihmë: Vetëm atë kisha krah pune, jemi invalidë

Babai i Enea Themoraj, të riut që humbi jetën tragjikisht pasi u plagos nga një tritol që iu vu dy motrave Nikolli në Elbasan, ka bërë apel për ndihmë.

13:40
SHBA, si votojnë shqiptarët/ Zgjedhjet presidenciale: Me rëndësi Kosova dhe politika e jashtme

Kur kanë mbetur më pak se tre javë nga zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, gara mes kandidates demokrate Kamala Harris e republikanit Donald Trump vazhdon të mbetet tejet e ngushtë.

13:32
Ekipi shqiptar i futbollit amator “Çamëria” përjashtohet nga turneu në Kretë, autoritetet greke: Nuk e lejojmë këtë emër dhe logon e skuadrës

Ekipi “Çamëria”, që përfaqëson Shqipërinë në turneun ndërkombëtar të futbollit amator, është penguar të zhvillojë ndeshjet e parashikuara në këtë turneun që po zhvillohet këto ditë në Kretë të Greqisë me arsyetimin se emri i përfaqësimit të Shqipërisë nuk është i përshtatshëm.

13:30
Jurgis Çyrbja u dorëhoq pas thirrjes në SPAK, KQZ i kalon mandatin deputetit Erjon Meka

Erjon Meka mori mandatin e deputetit në Kuvend, pasi Jurgis Çyrbja la mandatin e tij si deputet i PS.

13:09
UBA Bank në Vlorë! Ambicia e UBA Bank, mbyllja e vitit me 20 degë të hapura në të gjithë vendin

U pre shiriti i inagurimit të bankës më të re në qytetin e Vlorës, UBA Bank. Në krah të saj gjithashtu dega më e re e mikrokredisë, Euro Credit.

13:05
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon në gjykatë vëllai i tij: Pak para ngjarjes më telefonoi Gentjan Funiqi nga burgu, më kërkoi t’i jepja…

Ndrek Prenga vëllai i Jan Prengës rrëmbyer dhe zhdukur në 2020 dëshmoi në Gjykatën e Posaçme.

12:57
Fëmijët u ankuan për bullizim, mësuesi në Elbasan tenton të djegë makinën e prindit

Një ngjarje e paprecedentë u shënua në shkollën 9-vjeçare të fshatit Jagodinë në Elbasan ku një mësues hodhi benzinë dhe tentoi të djegë makinën e një prindi.

12:51
“Kushtetueses po i bëhet presion për të zhvlerësuar përgjimet e SKY ECC”, Berisha: Janë 1 milion faqe dokumente, zbardhen 95% e krimeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, ka denoncuar presionin që sipas tij po i bëhet Gjykatës Kushtetuese për të zhvlerësuar përgjimet e SKY ECC.

12:47
KQZ kërkoi votim elektronik në dy qarqe në 2025, reagon PD: Nuk jemi dakord, koha e pamjaftueshme

Partia Demokratike në një përgjigje drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shprehur mosdakordësinë për kërkesën që në zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit, votimi të bëhet elektronik.

12:46
Përplasi me makinë dy të mitur me monopatinë në Durrës, në pranga 19-vjeçari

Është arrestuar nga policia e Durrësit 19-vjeçari që përplasi mbrëmjen e kaluar dy të miturit që po lëviznin me monopatinë në rrugën “Vllaznimi”, në Durrës.

12:46
Aksioni ‘anti-botoks’ në Tiranë, Gjykata liron 3 administratorët e klinikave private që u arrestuan

Gjykata liron 3 administratorët e klinikave private që u arrestuan në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it.

12:28
Eurodeputetët e komisionit BE-Shqipëri vizitë tre ditore në Tiranë, takim me Ramën dhe Spiropalin. Mes tyre edhe Fredi Beleri

Anëtarët e Parlamentit Europian, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë në 29 tetor një vizitë në Tiranë.

12:22
Bardhi çon padinë në SPAK: Të hetohet shitblerja e paligjshme e energjisë elektrike

Kreu i grupit, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike.

12:20
Komisioni Rregullator miraton në parim projektvendimin për votimin e emigrantëve

Komisioni Rregullator miratoi në parim me pesë vota pro (pra konsensusin e 5 anëtarëve) projektvendimin për votimin e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme, të vitit 2025.

12:19
Emrat/ Biznes online në ‘Tiktok’ dhe ‘Instagram’ me produkte kontrabandë, policia aksion në disa magazina në Tiranë dhe Durrës

Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me policinë dhe Drejtorinë e Tatimeve, kanë nisur një aksion ndaj bizneseve që shesin artikuj kontrabandë, ose fshehin të ardhurat.

12:18
Bashkë me motrën dhunuan Klea Prengën! Paraqitet në gjykatë Antonela Berisha, momenti kur futet në godinë

Është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës Antonela Berisha, e cila bashkë me motrën e saj akuzohen se dhunuan Klea Prengën. Ndaj tyre sot pritet të jepet masa e sigurisë.

11:52
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë.

11:48
Rikualifikohet blloku i banimit ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, Veliaj: Sapo mbarojmë një punë cilësore, rritet vlera e pronës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar sot punimet për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi në kryeqytet.

11:34
“Diddy ishte i dashuruar pas vetes”/ Rrëfehet ish-publicisti i yllit të muzikës: Donte të merrte vëmendje nga festat, kur të ‘shkelte’ syrin…

Ishte një kohë kur një ftesë për një festë të organizuar nga Sean “Diddy” Combs ishte një nga biletat më të kërkuara në industrinë e argëtimit.

11:34
Dogjën goma para bashkisë së Tiranës, policia procedon Klevis Balliun, Adriana Kalajën dhe 4 të tjerë

Për përplasjet e ndodhura ditën e djeshme jashtë Kuvendit, ku protestuesit nga bashkia e Tiranës u zhvendosën para parlamentit janë vënë 7 persona.

11:29
Policia aksion ndaj bizneseve që shesin online, ndalohen katër persona! Në kërkim disa të tjerë

Prokuroria, policia dhe tatimet aksion ndaj bizneseve që shesin online artikuj të ndryshëm dhe argjendari.

11:23
Policia çon në SPAK 7 deputetë të PD, Elda Hotin për kanosje dhe shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese

Pas kaosit të shkaktuar ditën e djeshme në seancën plenare dhe jashtë Kuvendit, policia e Tiranës ka çuar në SPAK 7 deputetë të Partisë Demokratike.

11:12
Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për deputetin e PS, sekretarin e Kuvendit dhe punonjësit e Gardës

Grupi Parlamentar i PD-së, ka kallëzuar në SPAK nënkryetarin e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Plarent Ndrecaj, Sekretarin e Kuvendit Genci Gjonçaj dhe punonjësit e Gardës.

11:02
Detaje nga vrasja e liderit të Hamasit, Sinwar mbante me vete një armë dhe 10 mijë euro

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari ka thënë se Yahya Sinwar u vra pasi forcat izraelite identifikuan tre terroristë që vraponin shtëpi më shtëpi në zonën Tal El Sultan të Rafahut, në jug të Rripit të Gazës.

10:58
Përplasja te Komisioni Hetimor, deputetët e PD kërkesë Kuvendit për të përjashtuar tre deputetët e mazhorancës

Deputetët e PD kanë bërë një kërkesë drejtuar Klotilda Bushkës, për marrjen e masave disiplinore për Plarent Ndrecen, Erion Braçen dhe Ilir Metajn, pas përplasjes në Komisionin Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi. 

10:53
“Ishte e vështirë të rikthehesha pas dëmtimit”/ Rrëfimi i Kumbullës për prestigjiozen italiane: Mendoj për Kombëtaren, ja pse zgjodha Espanyolin

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Marash Kumbulla ka folur për huazimin e tij te Espanyol nga Roma.

10:43
Ishte duke drejtuar zetorin, 58-vjeçari pëson arrest kardiak

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Sopik në Dropull.

10:29
Bombardimet e Izraelit në Gaza, vritet futbollisti i përfaqësueses së Palestinës së bashku me 9 familjarët e tij

Një sulm ajror izraelit në lindje të Khan Younis në Rripin jugor të Gazës vrau futbollistin palestinez Imad Abu Tima, 21 vjeç, së bashku me nëntë anëtarë të familjes së tij.

10:29
“Shëmtim i përjetshëm në fytyrë”, avokati i Klea Prengës: Është në gjendje të rënduar, vazhdon të marrë kërcënime! Nga motrat Berisha nuk ka pasur…

Dy muaj pas ngjarjes ku dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan blogeren Klea Prenga, avokati i të resë ka deklaruar se ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

10:23
U dhunua barbarisht me bashkëshorten, ndërron jetë në spital i moshuari! Nuk pranuan t’i jepnin alkool autorit

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare Namik Rustemi, i cili ishte në gjendje të rëndë dhe i intubuar në Spitalin Rajonal të Fierit, pas një akti të rëndë dhune nga 47-vjeçari Ilir (Ledjan) Nukaj.

10:09
Tragjike! Mbytet varka me emigrantë drejt Britanisë së Madhe, humb jetën një foshnjë

Një foshnjë vdiq pasi një varkë që transportonte njerëz në Kanalin drejt Britanisë u përmbys në brigjet franceze, thanë rojet bregdetare lokale.

10:06
Trump fajëson Zelenskyn: Nuk duhet të lejonte kurrë që lufta me Rusinë të niste

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ndihmoi në nisjen e luftës së vendit të tij kundër Rusisë.

10:01
Bëri bujë me këngën “Qikës tem”, Bardhi sqaron publikun: Nuk ishte për viktimizim, tashmë e kemi kaluar

Vetëm një javë më parë, Bardhi publikoi këngën dedikuar vajzës së tij që pritet të vijë në jetë së shpejti.

09:55
Incidentet në Kuvend/ PS përgatit propozimin për të ndëshkuar deputetët demokratë, mes tyre Hoti dhe Doda

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është duke përgatitur propozimin për të ndëshkuar deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan punimet e parlamentit të enjten.

09:29
Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, shkak shpërthimi i një bombole gazi

Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan.

09:23
Vdekja tragjike e yllit të One Direction, policia e konfirmon: Ishte vetëvrasje, Liam Payne u hodh qëllimisht nga ballkoni i katit të tretë

Vdekja tragjike e ish-yllit të One Direction, Liam Payne tronditi botën e artit, i cili u shua në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë.

09:19
24-vjeçari kapet mat duke vjedhur banesën në Shkodër, momenti kur arrestohet nga policia

Një 24-vjeçar është kapur në flagrancë duke grabitur një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, në Shkodër.

08:55
Kim Jong Un: Koreja e Jugut, shtet i huaj armiqësor

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë të premten se Koreja e Jugut është shtet i huaj armiqësor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

08:48
Përse Biden është një personalitet i madh transatlantik? Fitoi përvojë në politikën e jashtme nga Lufta e Ftohtë

Biden ka lindur më 1942. Ai u rrit në një vend, që ndihmoi Gjermaninë të rindërtohej pas Luftës së Dytë Botërore. Pas ndërtimit të Murit të Berlinit më 1961 ai mundi të shohë, se si Gjermania Perëndimore u bë një partnere e rëndësishme e SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë.

08:41
A do të ketë ndikim vrasja e Sinwarit në rrjedhën e luftës në Gaza?

Vdekja e Yahya Sinwarit, disa muaj pasi u emërua udhëheqës i Hamasit, vë në pah vështirësitë që grupi palestinez, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka për të mbrojtur nga Izraeli objektivat me vlerë të lartë.

08:27
Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale, Rama: Përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke falenderuar të gjithë ata persona që kërkuan të hapej një biblioteka audiodigjitale, një kërkesë e cila tashmë është realizuar.

08:05
Thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës: Lideri i Hamasit u vra, tani ndaloni luftën 

Vdekja e liderit të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, nga një sulm izraelit të enjten, ka nxitur thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës.

07:55
VIDEO/ Vetëm, në një ndërtesë të shkatërruar, momentet e fundit të liderit të Hamasit para se të vritej, hedh një shkop drejt dronit

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet me dron që tregojnë momentet e fundit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, i vetëm në një apartament të rrënuar në Gaza me muret e shpërthyera nga bombardimet, i ulur në një karrige të mbuluar nga pluhuri, me kokën dhe fytyrën e mbuluar nga një shall.

07:39
Si Izraeli gjeti dhe vrau liderin e Hamasit, Jahja Sinwar! Ministri izraelit: Nuk vdiq si komandant, por si dikush që kujdesej vetëm për veten

Trupat izraelite kishin ndjekur për më shumë se një vit liderin e Hamasit, i cili u zhduk në Gaza menjëherë pasi organizoi sulmet e 7 tetorit.

07:27
“Të duam”,  yjet e ‘One Direction’ bëhen bashkë pas vdekjes së Liam Payne: Jemi të shkatërruar, do të na mungosh 

Grupi One Direction ka publikuar një deklaratë pas vdekjes së ish-anëtarit të tyre, Liam Payne, duke shprehur se janë “të shkatërruar plotësisht” nga ky lajm.

07:16
Vdekja e liderit të Hamasit, Biden dhe Harris me shpresë që lufta në Gaza do të përfundojë: Duhet armëpushim dhe të lirohen pengjet

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris thanë të enjten se vdekja e udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, përgatiti terrenin për rikthimin e pengjeve izraelite dhe përfundimin e luftës në Gazë.

07:06
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperatura deri në 26 gradë celsius

Ditën e sotme (e premte) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme.