E mërkurë, 30 Tetor 2024
13:12
Miratohet projektligji për Forcën Rezerviste në Shqipëri, ministri Vengu: 15.5 milionë euro në buxhet

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot pas mbledhjes së qeverisë për miratimin e ligjit për funksionimin dhe organizimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë.

13:08
“Objektiv, mbyllja e negociatave për anëtarësim deri në 2027”, zbardhet progres raporti i Brukselit: Shqipëria rezultate të mira në luftën kundër korrupsionit

Komisioni Europian publikoi progres-raportin e përvitshëm në formën e vlerësimit për vendet të cilat duan ti bashkohen familjes europiane përmes proceseve integruese.

13:04
“Shikonte Tiktok dhe i ati i theu telefonin”, flet xhaxhi i 15-vjeçarit: Është plagosur me thikë afër veshkave

Të tjera dëshmi kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Maliq, ku babai plagosi me thikë djalin 15-vjeçar pas një konflikti mes tyre.

13:03
“Në shënjestër të bandave”, sot në emisionin investigativ ‘Inside Story’

Djegia e qëllimshme automjeteve si hakmarrje për konflikte të ndryshme është shndërruar në fenomen, por një ngjarje tillë në Shkodër mëngjesin e kësaj të mërkure, dyshohet se fsheh diçka më tepër.

12:53
“Horoskopi Babilonas”, komedia është vënë në skenën e teatrit Skampa

Një komedi brilante shkruar nga Vangjel Kozma vjen premierë këtë fundjavë në teatrin “Skampa” nën regjinë e Spiro Dunit.

12:35
62 të vdekur në Spanjë, përmbytje shkatërrimtare gjatë natës në jug të vendit

Përmbytjet katastrofike të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin lindor të Valencias të Spanjës kanë lënë të vdekur të paktën 62 persona, thanë shërbimet e shpëtimit kete të mërkurë.

12:31
“Vjen me biçikletë nga Fllaka dhe thua bëra 50 kilometra”, Rama batuta me pensionistin që nuk e linte të fliste: Ç’e ke këtë adrenalinë?!

Gjatë takimit me pensionistët në Durrës, kryeministri Edi Rama është ndërprerë vazhdimit gjatë fjalës nga një i moshuar.

12:25
Barometri Botëror rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë për rritjen e turizmit, të dytët në botë pas Katarit

Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe të dytën në botë pas Katarit të Kupës së Botës.

12:18
Bonusi për fundvitin për pensionistët, Rama: Do t’ju gëzojmë patjetër! Po punojmë për më shumë në vijim

Kreu i qeverise Edi Rama ishte sot në një takim me pensionistët në qytetin e Durrësit ku tha edhe një herë që në fund të vitit do të marrin bonus, që do të jetë më i lartë se 50 mijë lekë të vjetra.

11:59
“Në Kuadër të Dashurisë” vjen këtë të diel në Cineplexx me një çmim promocional biletash…

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” theu padiskutim çdo rekord, duke korrur sukses si në sallat e kinemasë dhe jo vetëm. Ky projekt kinematografik ishte filmi i parë i prodhuar nga Top Media, realizimi i parë i Top Channel Films.

11:57
“Faust”, premiera në Teatrin Kombëtar! Shfaqjet e radhës në fillim të nëntorit

“Faust”, premiera e Teatrit Kombëtar, u shfaq mbrëmjen e kaluar për publikun që mbushi sallën në ArTurbina.

11:56
Sherr në gjimnazin e Fushë-Krujës, plagoset me thikë 18-vjeçari

Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).

11:43
“I thoja ik në shkollë se vajti ora, ai s’donte”/ Zbardhet dëshmia e babait që plagosi djalin me thikë: Nuk më dëgjonte

Është zbardhur dëshmia e babait që plagosi djalin e tij 15-vjeçar në Maliq.

11:42
Genc Gjokutaj shkon në SPAK, avokati i Ilir Metës: Tërhoqa vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit

Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir  Meta, është parë këtë të mërkurë në dyer e SPAK.

11:32
“Takohemi më pas, mos ma ndërprit më fjalën”, Rama pensionistit në Durrës: Çfarë është kjo? Me të keq me mua nuk fiton!

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një takim me pensionistë në qytetin e Durrësit.

11:26
Babai godet me thikë djalin e mitur në Maliq

Një ngjarje e rëndë brenda familjes raportohet të ketë ndodhur në Maliq mëngjesin e kësaj të mërkure.

11:24
Protesta e opozitës në rrethrrotullimin e Levanit, 15 protestues në hetim, mes tyre Luan Baçi! Deputeti: Mos na provokoni

Një ditë pas protestës së opozitës në Rrethrrotullimin e Levanit, që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar shoqërimet e protestuesve në polici.

11:23
Seanca e radhës për Fatmir Mediun në GJKKO, ish-ministri ngre pikëpyetje mbi konkluzionet e ekspertëve: Do hedh dritë mbi çdo përgjigje

Ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sërish në Gjykatën e Posaçme, pasi iu refuzua kërkesa e ekspertimit të pjesshëm mbi faturën e dëmit ekonomik, e cila i ka kushtuar ish-funksionarit akuzën e shpërdorimit të detyrës.

11:04
Gjekmarkaj, i vetmi deputet i PD që flet për Salianjin në tryezën e përbashkët me eurodeputetët: I burgosur politik që nuk ka qenë asnjë ditë në pushtet

Në ditën e dytë të takimit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian që ndodhen në Tiranë për takimin e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, deputeti Argon Gjekmarkaj solli rastin e Ervin Salianjit, që sipas tij, është i burgosur politik. 

10:58
Rama takim me pensionistët në Durrës: Tani është koha e rishikimit të pensioneve, ja pse nuk mundëm dot më parë

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një takim me pensionistë në qytetin e Durrësit.

10:36
Kërkojnë miratimin e minimumit jetik, dhjetëra pensionistë në protestë para kryeministrisë

Një grup pensionistësh janë mbledhur sot para Kryeministrisë në Tiranë për të protestuar për pensionet e tyre.

10:25
Në përfundim të fushatës zgjedhore, Harris dhe Trump kritikojnë ashpër njëri tjetrin

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrueshëm dhe të fiksuar pas hakmarrjes, gjatë një tubimi zgjedhor në vendin afër Shtëpisë së Bardhë ku, më 6 janar 2021, Trump iu drejtua mbështetësve të vet para se ata ta sulmonin Kapitolin.

10:04
Shpërthimi që la dy të vdekur në magazinën e tij, deputeti i PS Bujar Çela paraqitet në SPAK

Deputeti i PS Bujar Çela paraqitet në SPAK.

09:55
“Akt rrugaçërie, i mbyllën derën e Parlamentit”/ Berisha në krah të Belerit: I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedentë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin me vezë që iu bë eurodeputetit Fredi Beleri, teksa po dilte nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

09:53
Tubimi me bllokimin e rrugëve në Elbasan, nis hetimi për tre deputetët e PD, në pranga tre protestues

Tomor Alizoti, Qani Xhafa dhe Edmond Spaho, janë tre deputetët e Partisë Demokratike të cilën janë në procedim penal pas protestës së djeshme në Bradashesh të Elbasanit, ku kanë penguar qarkullimin e mjeteve.

09:36
Dialogu me Kosovën, BE “ndëshkon” Serbinë: Ka shkelur detyrimet e saj, miratoi një projektligj që…

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Serbisë e cila të hënën miratoi ligjin për juridiksionin në Kosovë përmes të cilit, sipas ekzekutivit serb synohet “organizimi dhe juridiksioni i autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”.

09:18
“Çështja më e rëndë e drejtësisë belge”/ Gjykata urdhëron 49 arrestime nga përgjimet e Sky Ecc, konfiskohen 65 milionë euro

Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si pjesë e gjyqit Encro, një nga rastet më të mëdha të drogës në Belgjikë, me dënime deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive.

09:18
Analiza e DW/ Senati i SHBA: Zgjedhja e kahut nën hijen e presidencialeve

Njëkohësisht me zgjedhjen e Donald Trump apo të Kamala Harris do të rizgjidhet edhe një pjesë e madhe e Kongresit amerikan. Këtu do të vendoset edhe se çfarë hapësire veprimi do të ketë presidenca e ardhshme.

08:55
Vdes në aksident 25-vjeçari shqiptar në Kretë

Një aksident i rëndë është shënuar pak pas orës 02:00 pas mesnate të në rrugën nga Rethymno për në Arkadia në Kretë të Greqisë.

08:34
Analiza/ BE-ja akoma pa qëndrim të qartë për zgjedhjet në Gjeorgji

“Zgjedhjet u vodhën”, thotë presidentja gjeorgjiane Salome Surabischwili. “Gjithçka është në rregull”, thotë kryeministri. Çfarë është e saktë? BE-ja akoma nuk ka qëndrim të prerë.

08:33
Revoltë ndaj kushteve të punës, 2700 mjekë japin dorëheqjen nga spitalet shtetërore

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës.

08:26
Mjeku i njohur Sokol Xhepa tregon pse nuk pati fatin e vëllait: Margarita më çoi për provë te filmi filmi ‘Shoku ynë Tili’, por…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” në TAR me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ishte Prof. Sokol Xhepa.

08:21
Aksident me vdekje në Shkodër

Një 62-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Shkodër mbrëmjen e kaluar.

08:08
Planet ambicioze të Kinës në hapësirë! Dërgon tre astronautët më të rinj, mes tyre një vajzë

Një anije kozmike kineze me një ekuipazh prej tre personash, duke përfshirë inxhinieren e parë grua të hapësirës në vend, është ankoruar pas një udhëtimi prej më shumë se gjashtë orësh.

07:45
71 mijë mjete të reja për nëntë muaj në vend! Kryeson Tirana, qytetet me numrin më të vogël Gjirokastra dhe Kukësi

71400 mjete të reja janë regjistruar në vendin tonë nga fillimi i vitit deri në shtator, sipas të dhënave të INSTAT. 

07:27
Goditi me çekiç në kokë bashkëshortin e Nancy Pelosit, burg përjetë autorit!

Personi i dënuar me 30 vjet në një burg federal për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u dënua të martën me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht pas një gjyqi të veçantë shtetëror.

07:20
BE vendos tarifa të larta ndaj makinave elektrike kineze: Për të luftuar subvencionet e padrejta…

Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendimi vjen pas hulumtimeve të profilit të lartë që ka shkaktuar ndasi mes bllokut dhe hakmarrje nga Pekini.

07:05
Temperatura deri në 25 gradë, parashikimi i motit për sot

Këtë të mërkurë, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit.

E martë, 29 Tetor 2024
22:50
VIDEO/ Conte i jep “leksion” Milanit, Napoli merr fitoren e radhës në San Siro dhe marshon i vetëm në krye

Napoli ka arritur një tjetër fitore të madhe në garën për titull, kësaj radhe duke mundur në transfertë Milanin me rezultatin 0-2.

22:47
Zgjedhjet në Japoni, analiza e DW: Kthim në kohë të paqëndrueshme!

Pas humbjes së rëndë zgjedhore, kryeministri japonez Shigeru Ishiba dhe Partia e tij Liberal Demokratike mund të vazhdojnë të qeverisin vetëm me ndihmën e partive opozitare.

22:38
Gjykata burg përjetë anglezit/ Gjatë grabitjes në vitin 2022 vrau shqiptarin brenda shtëpisë së barit në Londër

Një grabitës është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari në Britani.

22:26
Telashe për ish-përfaqësuesin e Francës në Eurovizion, akuzohet për ngacmim seksual

Slimane, këngëtari i njohur dhe përfaqësuesi i vitit të kaluar i Francës në Eurovizion, po përballet me një ankesë për ngacmim seksual nga një ish-teknik i cili ishte në turneun e tij.

22:12
Kushte të vështira pune, mbi 2.700 mjekë japin dorëheqjen në Sllovaki

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës.

22:08
FOTO/ Alarmohet Çekia! Zhduket pa lënë asnjë gjurmë pornostarja e njohur, më parë kishin paguar për ta vrarë

Aktorja e filmave për të rritur, Ada Majacheva, është zhdukur në Çeki prej më shumë se një muaji.

21:50
37 vjeçarja vdes teksa afrohej së prapthi te helika e avionit për të bërë foto (fotot)

Fotografja afrohej duke ecur së prapthi te helika e avioni të ndaluar por të ndezur, teksa përpiqej të bënte foto.

21:42
Protesta e opozitës, reagon Meta nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!

Vjen reagimi nga ish-presidenti Ilir Meta nga burgu pasa protestës së opozitës, që zgjati 3 orë.

21:39
Miratohet! Tarifat e BE-së për makinat elektrike kineze hyjnë në fuqi këtë javë

Tarifat e Bashkimit Evropian, deri në 35.3 për qind në makinat elektrike të Kinës, do të hyjnë në fuqi të enjten, sipas një dokumenti të Komisionit Evropian të publikuar online.

21:31
Zbulime të reja nga festat famëkeqe të Diddy-t/ Ish-punonjësja e reperit: Gratë e ftuara jo më shumë se 63 kg, duhet të visheshin me…

Zbulime të reja dalin në dritë rreth festave famëkeqe të reperit dhe producentit Diddy ‘Freak Off’ .

21:31
Komplot për Topin e Artë, Seedorf drejton gishtin nga UEFA: Kanë inate me Realin…

Rodri fitoi Topin e Artë 2024 mes shumë polemikash, një çmim që sipas shumë ekspertëve dhe fansave që duhej të fitohej nga Vinicius Junior.

21:25
SHBA/ Sulmohen kutitë e votimit, Departamenti i Sigurisë paralajmëron rreziqe të mundshme

Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, të cilët shpresojnë të mbikëqyrin një proces zgjedhor të sigurt dhe paqësor, si në votimet e hershme që po zhvillohen në pjesën më të madhe të vendit, ashtu edhe ditën e zgjedhjeve, kur miliona amerikanë t’u drejtohen qendrave të votimit.

21:24
Moska sanksionon qindra shtetas të Australisë dhe Zelandës së Re, u ndalon hyrjen në Rusi

Ministria e Jashtme e Rusisë ka sanksionuar të martën 131 shtetas australianë, duke ua ndaluar hyrjen në tokën ruse.

21:10
“Protesta e opozitës bllokon akset kryesore rrugore”, analiza e VOA-s: U paralizua për tri orë qarkullimi i mjeteve

Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë, qarkullimin e mjeteve.

21:07
Ish-ushtaraku i njësive japoneze të luftës biologjike thyen heshtjen për krimet e luftës: S’e dija që i operonin njerëzit për t’i vrarë

Japonia vazhdon të jetë e ndarë për sa i përket mënyrës se si duhet të përballet me të kaluarën e saj të dhunshme, ndërsa pjesë të historisë së vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore ende shkaktojnë debat.

21:05
Fiks Fare/ Ndërprerja e punimeve të hekurudhës Durrës-Tiranë në Rrashbullë, mollë sherri për aksidente. Rruga e dëmtuar dhe pa sinjalistikë

Prej disa muajsh si pasojë e punimeve të hekurudhës Durrës-Tiranë që kalon mbi aksin rrugorë Durrës – Shijak,rruga në zonën e Rrashbullës është e dëmtuar dhe pa sinjalizues.

20:45
Putin mbikëqyr stërvitjen e forcave bërthamore: Stërvitja përfshin lëshimin e raketave balistike, nëse armiku…

Presidenti rus Vladimir Putin i hapi udhë të martën një stërvitjeje masive të forcave bërthamore të vendit, përfshirë lëshimin e raketave për të simuluar kundërpërgjigjen ndaj një sulmi të mundshëm, ndërsa vazhdoi të shfaqë fuqinë bërthamore të vendit, mes tensioneve në rritje me Perëndimin lidhur me Ukrainën.

20:23
EMRI/ E rëndë në Korçë! Ndezi zjarr në stallë, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë.

20:19
“S’guxon të protestojë njeriu se e fusni në burg”, shoqërohen në Komisariat 12 protestues në Elbasan (Emrat)

Disa protestues në Elbasan u shoqëruan në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.

20:05
Përplasje me policinë dhe djegie gomash/ Mbyllet pas tri orësh protesta në akset kryesore të vendit, rinis qarkullimi i makinave

Për tri orë qarkullimi i makinave në gjashtë akset kryesore të vendit ishte i paralizuar prej protestës së organizuar nga opozita.

19:55
Mbyllet protesta në Tiranë, Noka ndërron mendje për Surrelin: Mosbindja civile do të vazhdojë

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, njoftoi mbylljen e protestës së opozitës në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja”.

19:48
Takimi Shqipëri-BE/ Kreu i delegacionit, Tarquinio: Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha

Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i 18 i Komitetit Parlamentar të Stabilizim – Asociimit BE – Shqipëri, nga ku bashkëkryetari, deputeti socialist Toni Gogu çmoi se progresi i deritanishëm i Shqipërisë me BE-n në rrugën e integrimit është gjithashtu edhe fryt i unitetit të treguar në spektrin politik shqiptar.

19:41
Zgjedhjet e diskutueshme në Gjeorgjia, presidentja kërkon presion perëndimor për ta mbajtur vendin në rrugën evropiane

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë presion partisë Ëndrra Gjeorgjiane, për t’i rishqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve “të vjedhura” të fundjavës, sepse në të kundërtën ky komb i Kaukazit – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe me aspirata për anëtarësim në NATO – rrezikon të humbë “perspektivën evropiane”.

19:40
Opozita paralizon prej rreth 3 orësh akset kryesore në vend/ Tensione në Tiranë, Rrogozhinë dhe Elbasan, digjen goma në Shkozet dhe Milot

Opozita dhe mbështetësit e saj kanë paralizuar prej rreth 3 orësh akset kryesore në vend.

19:33
Raporti i OJQ-ve thotë se ‘zyrtarët dhe industria e dinin për kontaminimin e peshkut ton me mërkur’ (fotot)

Pas analizimit të 148 konservave me peshk ton, organizatat monitoruese të ushqimit Bloom dhe Foodwatch, kanë publikuar një raport shokues ku thotë se kanaçet e peshkut ton në të gjithë Evropës janë të kontaminuar me nivele të rrezikshme mërkuri, substancë neurotoksike, e dëmshme për shëndetin e njeriut.

19:20
Rinis qarkullimi në Elbasan, Policia bllokon anës rrugës protestuesit

Qarkullimi i mjeteve ka rinisur në Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

19:10
“O qelbësira”, protestuesit përplasen me policinë edhe në Elbasan

Momente tensione ka aktualisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku protestuesit po përplasen me Policinë.

19:04
Tubimi në kryeqytet/ Vokshi dhe Noka përplasen me Policinë, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin

Deputetja Albana Vokshi dhe deputeti Flamur Noka janë përplasur me policët, teksa protesta në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” është tensionuar.

18:57
Kryebashkiaku qëllohet për vdekje në fshatin e qetë në veri të Austrisë (fotot)

Mjete të shumta policie shiheshin sot në qytezën veriore austriake Kirchberg ob der Donau, ku një burrë qëlloi dje për vdekje kryebashkiakun dhe një tjetër person.

18:54
Beleri refuzon mediat shqiptare dhe flet në greqisht: Rama më urren, Shqipëria të tregojë që dëshiron të jetë pjesë e Europës

Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar në gjuhën greke se Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

18:52
Policia tenton të shpërndajë protestuesit, Noka kërcënon: Nëse nuk largoheni, destinacioni i radhës do të jetë Surreli

Situata në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” është përshkallëzuar.

18:48
Përshkallëzohet situata në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, protestuesit ofendojnë dhe godasin qytetarin

Në protestën që po vijon prej dy orësh në gjashtë akse kryesore të vendit, situata më e tensionuar paraqitet në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

18:36
“Policia të mos provokojë”/ Paloka nga rrethrrotullimi i Shkozetit: Kemi njoftuar publikisht protestën tonë

Bllokimi i akseve rrugore ishte qëllimi i protestës së sotme, u shpreh deputeti Edi Paloka nga rrethrrotullimi i Shkozetit në Durrës, ku po vijon protesta e demokratëve.

18:30
Ish-Miss i SHBA refuzon komplotin e vrasjes së bashkëshortit sportist milioner (fotot)

Lindsay Shiver akuzohet se ka organizuar komplotin kundër ish-bashkëshortit të saj me ndihmën e të dashurit të ri dhe një vrasësi me pagesë në korrik 2023.

18:25
Spiropali takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë dhe Presidentin e Senatit: Marrëveshja për pensionet ratifikohet brenda vitit

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, u takua sot me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, dhe me Presidentin e Senatit, Ignazio La Russa.

18:15
Video-lajm/ Noka lëviz “Range Rover-in”, lejon kalimin e ambulancës! Vijon protesta te ish-sheshi “Shqiponja”

Protestuesit demokratë, që kanë bllokuar aksin që lidh kthesën e Kamzës me ish-sheshin Shqiponja lejuan kalimin e një tjetër ambulance.

18:06
Video lajm/ Protestuesi me veshje popullore u bën ‘karshillëk’ policëve, ecën pranë tyre mbi kalë

Protestuesi ikonik i opozitës, i cili merr pjesë gati në çdo tubim, ishte edhe në këtë protestë.

18:01
Pamje me dron/ Bllokohet ish-sheshi Shqiponja, ja sa protestues marrin pjesë, ç’po ndodh në një orë tubim të opozitës

Prej gati një ore vijon protesta e opozitës në rrethrrotullimet kryesore të vendit.

17:58
Aksident në Bulqizë, plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në aksin rrugor “Qafë e Buallit-Vajkal”, ku një makinë tip “Benz” u përplas me kolonën e mbikalimit që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës.

17:49
Protesta në rrethrrotullimin e Levanit, mjetet devijojnë qarkullimin në rrugët dytësore

Në rrethrrotullimin e Levanit, rruga është e bllokuar në disa drejtime nga protestuesit, por vetëm disa automjete kanë mbetur të bllokuara.

17:49
“Bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg”, Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve me megafon: Largohuni, po pengoni qarkullimin

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën.

17:47
Filadelfia padit Elon Musk për premtimet ‘1 milionë dollarëshe’ për votuesit amerikanë (fotot)

Kryeprokurori i Filadelphia ka ngritur padi ndaj miliarderit Elon Musk dhe “supe-ofertës” së tij të kontestuar, për të shpërndarë 1 milionë dollarë për votuesit e regjistruar që nënshkruajnë peticionin për mbrojtjen e Amendamentit të Parë e të Dytë të SHBA.

17:38
Tensionohet situata në rrethrrotullimin e Shkozetit, protestuesit djegin goma në rrugë

Protestuesit po djegin gomat në mbikalimin e Shkozetit, teksa vazhdojnë të pengojnë qarkullimin e mjeteve.

17:35
“A do ketë përplasje me policinë?”/ Kaso: Nuk kemi pse frikësohemi, për sa kohë nuk provokojmë ne të parët…

Që prej orës 17:00 vijon protesta e opozitës e shtrirë në disa qytete.

17:31
Video lajm/ Deputetët e PD zënë rrugën me makinat e tyre luksoze. Noka përdor ‘Range Rover’ për barrikadë

Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë vendosur në pjesën e hyrjes së Tiranës, mes aksit që lidh kthesën e Kamzës me ish-sheshin Shqiponja.

17:27
“Jam për spital”/ Nallbati kërkon t’i hapet rruga qytetarit, i kthehen shoferët e tjerë: O të tërë, o asnjë!

Deputeti Bledjon Nallbati ka kërkuar që të lejohet të kalojë qytetari, i cili u shpreh se duhet të shkojë në spital.

17:25
Protesta e opozitës/ “Ky është akti i dytë i mosbindjes civile”, Noka: Do të vazhdojmë!

Ka nisur protesta e opozitës.

17:24
Protesta në aksin Lezhë-Tiranë/ Qytetarët ulen para kamionit, i bllokojnë rrugën: Fike, mos harxho naftë

Në aksin Lezhë-Tiranë është bllokuar nga protestuesit e Lezhë. Aksi Tiranë-Lezhë lidh Kurbinin, Tropojën dhe Kukësin. Protestuesi ulet para kamionit, i bllokon rrugën: Fike, mos harxho naftë. Akset kryesore të vendit që janë paralizuar nga protesta e opozitës janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, […]

17:16
“Protestoni, por ç’faj kemi ne të qëndrojmë në rrugë?”/ Nisin përplasjet e para mes demonstruesve dhe drejtuesve të mjeteve

Nisin përplasjet e para mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve në Elbasan.  

17:14
“Hapni rrugën, jam për spital”, përplasje mes drejtuesve të mjeteve dhe protestuesve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës

Rrethrrotullimi i Rrogozhinës është bllokuar tashmë nga protestuesit demokratë.

17:11
Shembja e papritur e hotelit 10-katësh lë një të vdekur e disa të zhdukur në Argjentinë (fotot)

Një burrë ka ndërruar jetë dhe nëntë njerëz janë të zhdukur pas shembjes së pashpjeguar të një hoteli 10-katësh sot në Argjentinë.

17:10
Protestuesit demokratë vendosen te mbikalimi i Shkozetit, bllokohen të dyja anët e autostradës Durrës – Tiranë

Aksi Tiranë – Durrës dhe Durrës – Tiranë në autostradë është bllokuar nga protestuesit demokratë, që nisën protestën pak minuta më parë.

17:04
Protesta e opozitës/ Bllokohen rrugët nga Lushnja në Rrogozhinë dhe aksi paralel Durrës-Rrogozhinë

Ka nisur protesta kombëtare e opozitës.

17:03
Nis bllokimi në rrethrroullimin e Rrogozhinës, protestuesi hipën mbi kamion: Fike makinën, ose…

Nis bllokimi në rrethrroullimin e Rrogozhinës.

17:00
Tragjike! Mbytet anija me emigrantë pranë Libisë, konfirmohen 12 të vdekur

12 emigrantë kanë humbur jetën pasi anija me të cilën udhëtonin u përmbyt në Tobruk në Libinë Lindore.

16:48
“Me bashkëshortin herë pajtohu, herë….”, pronari i stallës i trafikoi vajzën, babai i 25-vjeçares flet për Top Channel

Një 37 vjeçar nga fshati Petrushë i Maliqit, është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri për motive banale me një 34 vjeçar, të cilin e kishte punësuar në stallën e tij. Motiv i sherrit ka qenë lidhja intime e bashkëshortes së 34 vjeçarit D.T me pronarin e stallës E.H. ndërkohë që nga hetimi […]

16:45
Tramvaji del nga shinat dhe përplaset me dyqanin në qendër të Oslos (fotot)

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima sot në aksidentin e frikshëm në kryeqytetin e Norvegjisë, kur një tramvaj i transportit publik ka dalë papritur nga shinat dhe ka shkatërruar vetratën e një dyqani në qendrën e mbushur me njerëz.

16:40
Hezbollahu “nuk zë mend”! Në “shënjestrën” e Izraelit, zgjedh liderin e ri

Në një lëvizje mjaft të guximshme, duke marrë parasysh se si i ka shënjestruar Izraeli muajt e fundit krerët e tij dhe të Hamasit, duke ekzekutuar disa prej tyre, grupi militant libanez Hezbollah zgjodhi liderin e tij të ri.

16:38
E TRISHTË/ Pësoi aksident të rëndë teksa po stërvitej, ndahet nga jeta skiatorja e re italiane

Skiatorja e re italiane, Matilde Lorenzi ka humbur jetën në moshën 19-vjeçare pas plagëve të marra në një aksident të rëndë stërvitor, sipas asaj që raporton Ministria Italiane e Mbrojtjes.

16:33
“Valsi i fundit” i Shopenit, zbulohet padashje pas 200 vjetësh!

Një pjesë e re muzikore që besohet të jetë krijim i kompozitorit polak Frederic Chopin, ka dalë në dritë gati 200 vjet më vonë, në një zhvillim të rrallë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e admiruesve të muzikës klasike.

16:29
Gjysmë ore para protestës së opozitës/ Si është situata, ‘blindohen’ rreth rrotullimet kryesore në vend, zbarkojnë zjarrfikëse dhe forca policore

Pas pak minutash pritet të fillojë mosbindja e radhës civile e opozitës.

16:25
FOTOLAJM/ “Diskutim i hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, kryeministri Rama ndan fotot me pensionsitët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi me pensionistët këtë të martë.