E premte, 01 Nëntor 2024
09:33
SHBA: 10.000 ushtarë koreano-veriorë gati kundër Ukrainës

Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriut kanë arritur tashmë në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe janë gati për operacione luftarake kundër njësive ukrainase.

09:30
Seriali ‘The Simpsons’ parashikoi se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA?!

Teksa po afrohen zgjedhjet presidenciale amerikane, fansat e ‘The Simpsons’ kanë ngritur çështjen nëse seriali i famshëm ka parashikuar tashmë rezultatet e garës.

09:13
Investigimi i REL: Asistenti politik në Ambasadën hungareze, pjesëmarrës në tubimin e supermacistëve në SHBA

Një qytetar amerikan, që shërben si asistent politik në Ambasadën hungareze në Uashington, më 2017 kishte marrë pjesë në një tubim të supermacistëve të bardhë në Sharlotsvill të Virxhinias, kur mbeti i vdekur një person që po protestonte kundër këtij tubimi, sipas një hulumtimi të kryer nga Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë.

09:02
Si rrjetet sociale po na bëjnë më të vetmuar dhe më të trishtuar…

Rezultatet e një anketimi nga psikologët amerikanë tregojnë se rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram, Snapchat dhe Tumblr i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar e të izoluar.

08:51
Koreja e Veriut: Raketa e re që testuam ishte Hwasong-19

Koreja e Veriut u përpoq t’i shfaqë muskujt duke e testuar një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM) një ditë më parë. Mediat shtetërore të Veriut raportuan të premten se raketa e testuar ishte me lëndë djegëse të ngurtë, Hwasong-19.

08:41
Ngrihet sërish alarmi për përmbytje në Spanjë! Valencia i ngjan një zone lufte

Shiu që ka nisur sërish ka vënë në alarm portokalli një pjesë të rajonit të goditur të Valencias, ndërsa 500 trupa shtesë janë përfshirë në kërkimin e personave të zhdukur.

08:28
Kriza e ekonomisë gjermane, kush blen sot Volkswagen?

Termi “Zeitenwende” (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari federal Olaf Scholzpër të përshkruar sfidat e reja të politikës së sigurisë, me të cilat u përball Gjermaniapas sulmit rus në Ukrainë. Por sot përdoret gjithashtu në kontekste të tjera. Politika ekonomike dhe Volkswagen është një shembull i jashtëzakonshëm i sfidave aktuale.

08:22
Pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Gjermania paralajmëron mbylljen e 3 konsullatave iraniane

Gjermania do t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane në Gjermani, si përgjigje ndaj ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, nga Irani, tha të enjten vonë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

08:18
Demi Moore shokon si “mbretëresha” e Halloween-it me një transformim të frikshëm!

Halloween-i është këtu, dhe asnjë tjetër nuk e ka marrë këtë vit më seriozisht se Demi Moore. Aktorja 61-vjeçare ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me një pamje të jashtëzakonshme, duke na sjellë një përzierje ngjyrash dhe efekteve të frikshme që pasqyrojnë perfekt frymën e festës.

07:52
Harris kundër Trump… Kush është kandidati i zgjedhur i Kinës?

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA mund të ketë një ndikim gjithëpërfshirës në marrëdhëniet e diskutueshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë dhe fuqive rivale.

07:41
Humb jetën babai i aktores së njohur shqiptare, dhëndri i tij bën dedikimin prekës: Demenca e mori ngadalë, por kurrë s’mundi të shuajë dashurinë

Është ndarë nga jeta babai i aktores së njohur Jonida Vokshi.

07:25
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, Harris dhe Trump intensifikojnë fushatat

Ndërsa kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, kanë intensifikuar fushatat dhe sulmet e ndërsjella. Fushata e demokrates Harris ka hasur vështirësi që të shtojë mbështetjen mes votuesve meshkuj ndërsa komentet e republikanit Trump për gratë kanë shtuar hendekun e mbështetjes për të.

07:24
Si të siguroheni që veshjet tuaja të zgjasin për shumë kohë gjatë ndryshimit të sezoneve!

Kujdesi për rrobat tuaja është i rëndësishëm jo vetëm për ju, pasi ato zgjasin më shumë, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e ndotjes me karbon dhe ujë për çdo pjesë. Bronwyn Seier specialisti për riparime dhe ndryshime të veshjeve nga “The Seam”, jep tre këshilla për të ndihmuar në ndërtimin e qëndrueshmërisë në garderobën tuaj.

07:15
Parashikimi i motit për sot, si do të jenë temperaturat

Ditën e premte endi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

E enjte, 31 Tetor 2024
23:27
Ekskluzive/ Top Channel siguron pamjet e rënda nga masakra në Shkodër, trupat e pajetë të shtrirë në tokë (Video)

Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e djeshme nga një atentat i armatosur, si pasojë e të cilit humbën jetën tre persona, një prej tyre qytetare e rastësishme në vendin e ngjarjes.

23:26
Do të ketë dialog me maxhorancën? Berisha jep përgjigjen në Top Story: Mosbindje civile deri në rikthimin e votës së lirë

Kreu i PD, Sali Berisha tha se nuk do të ulet në dialog me qeverinë.

23:21
Banorja vë duart në kokë kur shikon masakrën/ Video tjetër nga tragjedia në Shkodër, qytetarët ndihmojnë Hamza Licin

Një video tjetër publikohet nga masakra me tre të vdekur në Shkodër.

23:20
A u sakrifikua Salianji për vulën e PD? Berisha në Top Story: Ishte kurth i poshtër me dëshmitarë të rremë, futën në burg një shërbëtor të interesit publik

Gjatë intervistës për emisionin Top Story kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe burgosjen e Ervin Salianjit.

23:00
“Nuk rrëzohet Rama me 3 orë protestë”, Berisha përplaset me analistin: Perandori Adrian ka thënë …

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përplas me analistin Arjan Sulo gjatë diskutimit në emisionin Top Story.

22:59
SHBA, sanksione në Serbi e Mal të Zi/ Penalizohen disa kompani që mbështetën Rusinë në luftën me Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë serbe, Ventrade, dhe ndaj International Business Corporation Bar, me bazë në Mal të Zi, për shkak të eksportimit të mallrave me përdorim të dyfishtë në Rusi, të cilat mund të përdoren në industrinë e mbrojtjes.

22:58
Zelensky ndihet i braktisur! Zhvendosja e trupave koreano-verior në Rusi, presidenti i Ukrainës kritikon mungesën e reagimeve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi atë që e ka quajtur përgjigje “zero” ndaj zhvendosjes së trupave koreano-veriore në Rusi për luftën në Ukrainë, duke thënë se reagimi i dobët do ta inkurajojë presidentin Vladimir Putin ta përforcojë numrin e trupave ushtarake.

22:57
SHBA e konfirmon: Rreth 8 mijë trupa koreanoveriore janë në kufi me Ukrainën

Shtetet e Bashkuara thanë më 31 tetor se kanë informacione se afër 8.000 ushtarë të Koresë së Veriut tani janë në rajonin rus të Kurskut, afër kufirit me Ukrainën, dhe Rusia “synon” që t’i dislokojë ata në fushëbetejë kundër forcave ukrainase.

22:54
“Nuk kemi kapacitet”/ Neglizhohet urdhri i prokurorisë për “mbetjet e rrezikshme”

Autoriteti Portual Durrës dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit kanë nxjerrë justifikime të ndryshme duke lënë në pritje shkarkimin e tyre në port dhe gjetjen e një hapësire fizike ku mund të ruhen kontenierët e dyshuar në pritje të hetimeve.

22:53
A do ta ndihmojë Donald Trump nëse fiton në SHBA? Berisha thirrje: Votoni Republikanët! Vangjeli: Ndërhytë në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në një debat me analistin Lorenc Vangjeli në emisionin Top Story.

22:47
“Si do e sillni opozitën në pushtet?”/ Berisha i përgjigjet Rakipllarit: E kemi zgjidhur këtë çështje! Do të vazhdojmë betejën me…

Vijon debati mes kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe drejtorit të informacionit të Top Channel, Robert Rakipllarit në emisionin “Top Story”.

22:40
“E kemi tonin Taulantin”, Berisha lexon përgjimet e Sky Ecc: Ja çfarë thonin Bajrat për ministrin! Balla liroi autorët që i vunë eksploziv …

Kreu i PD Sali Berisha lexoi disa prej përgjimeve të aplikacionit Sky Ecc, ku i përfshirë sipas tij është edhe ministri Taulant Balla.

22:22
“Edi Rama ka qenë përdorues i Sky Ecc”, Berisha: Kishte 3 telefona, 74 të tjera i kishte në Kryeministri

Deklaratë të fortë bëri kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë intervistës për emisionin “Top Story” në Top Channel.

22:14
Humbi prindërit në aksident, postimi prekës i Alban Bushit: Jam dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e prindërve të tij në një aksident në Selanik.

22:13
“Rama do që t’ju mbajë në lojë apo burgosë?” Berisha-analistit në Top Story: Po të mos kishte frikë, do ta dominonte më shumë urrejtjen për kundërshtarin

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kreu i qeverisë Edi Rama ndihet i frikësuar, prandaj hedh akuza ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

22:07
“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Lulzim Brava kërkonte të bënte koalicion qeveritar me Ramën

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në emisionin Top Story nga Grida Duman ë Top Channel përmes një lidhje të drejtpërdrejtë.

21:54
FOTO/ Ishin në kohën dhe vendin e gabuar, kush ishte çifti Basha që u gjet në mes të atentatit mafioz në Dobraç, gruaja humbi jetën

Çifti Flutura dhe Bashkim Basha u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar gjatë atentatit mafioz një ditë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës.

21:53
“Në qeverinë tuaj nuk ka pasur asnjë ministër të korruptuar?”, Berisha i përgjigjet ironisë së Rakipllarit: U dënuan 630 zyrtarë pasi…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story” në Top Channel, u përfshi në një debat me drejtorin e informacionit në Top Channel, Robert Rakipllarin.

21:51
Raporti flet për ‘rënie alarmuese’ të numrit të lindjeve në Gjermani 3 vitet e fundit (fotot)

Pas disa vitesh rritjeje relative, një analizë e re e përqindjes së fertilitetit në Gjermani tregon rënie shqetësuese të numrit të lindjeve vitet e fundit.

21:40
“SPAK ka dhënë rezultate”, Berisha komenton deklaratën e Gonzatos për Raportin e Progresit: Në përgjime del prokurori që bën pazar me vrasësin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel komentoi Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë.

21:22
Shpallja “non-grata”/ “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”, Berisha në “Top Story”: Më kthyen në skenën politike!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story” në Top Channel komentoi shpalljen e  tij si non-grata nga Shtetet e Bashkura të Amerikës.

21:13
A ka menduar ta thyejë arrestin shtëpiak? Berisha në Top Story: Mosbindja civile ka nisur nga unë, kjo ide është mbrojtur në mënyrë të fuqishme

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një intervistë në emisionin Top Story në Top Channel.

21:00
Tragjedia në Peqin! Përplasën për vdekje 8-vjeçarin, arrestohen shoferët e dy automjeteve

Arrestohen dy persona të përfshirë në aksidentin ku humbi jetën fëmija 8-vjeçar në Peqin.

20:49
Fiks Fare/ 59 vjet lek ‘i vjetër’ lek ‘i ri’. Rama dhe kabineti i tij nuk njohin monedhën shqiptare, prioritet euroizimit

Ndodh shpesh që termat ‘lek i vjetër’ dhe ‘lek i ri’ të ngatërrohen. Jo të gjithë arrijnë të bëjnë dallimin dhe diferencën mes të dyjave.

20:44
Fustanet otomane/ Ekspozita e stilistes Mirela Nurçe “udhëtim në perandorinë Osmane”

Frymëzuar nga bukuritë e monumenteve kulturore turke, stilistja Mirela Nurçe sjell një koleksion unik, të titulluar “Udhëtim në Perandorinë Osmane”.

20:36
Nga masa arrest shtëpie, protestat dhe zgjedhjet e 2025-ës/ Sali Berisha sonte në Top Story përballë Grida Dumës dhe analistëve

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një intervistë këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel.

20:32
Agjencitë e inteligjencës izraelite: Teherani po planifikon një sulm nga toka irakiane kundër Izraelit

Agjencitë e inteligjencës izraelite vlerësojnë se Irani po planifikon të nisë një sulm nga toka irakiane kundër Izraelit në ditët në vijim, ndoshta para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, sipas faqes së lajmeve Axios duke cituar dy zyrtarë izraelitë që donin të ruanin anonimitetin e tyre.

20:24
Kosovë, debate për raportin e BE/ Mazhoranca dhe opozita e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme progres-raportin

Kuvendi i Kosovës ka debatuar për raportin e progresit që Kosova e ka pranuar të mërkurën.

20:04
Luftimet në Lindje të Mesme vazhdojnë në disa fronte, konfirmohen 16 viktima

Luftimet vazhduan të enjten në disa fronte në Lindjen e Mesme, duke marrë jetën e të paktën 16 njerëzve.

19:53
Përfshihet nga flakët një anije mallrash në Detin Marmara, vdesin dy anëtarë të ekuipazhit

Një zjarr shpërtheu pasditen e kësaj të enjte në një anije mallrash në Detin Marmara.

19:34
Protesta në Turqi për arrestimin e kryebashkiakut opozitar për ‘lidhje me grupet militante kurde’ (fotot)

Partitë opozitare turke protestonin sot kundër atij që quanin “arrestim i motivuar politikisht”, i një kryebashkiaku opozitar të akuzuar për lidhje me grupin militant kurd PKK.

19:16
Zbardhen detaje nga vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dëshmitari okular fundos të dashurin e saj: E pashë ta hidhte nga ballkoni

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, Aurora në Piacenza të Italisë.

19:11
Sondazhet e CNN: Harris dhe Trump ‘kokë më kokë’ në Georgia dhe Karolinën e Veriut

As nënpresidentja Kamala Harris dhe as ish- presidenti Donald Trump nuk kanë krijuar një avantazh të qartë në garën për Shtëpinë e Bardhë në dy shtete kyçe të fushëbetejës jugore, sipas sondazheve të reja të CNN të kryera nga SSRS.

19:05
FOTO/ Moti i keq me 158 të vdekur në Spanjë, imazhet satelitore tregojnë shtrirjen e përmbytjeve rreth Valencias

Prej ditësh Spanja është goditur nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje, ku për pasojë kanë humbur jetën 158 persona.

18:59
Gjermania mbyll konsullatat iraniane pas ekzekutimit të gjermano-iranianit nga Teherani (fotot)

Gjermania njoftoi sot se po mbyll të treja konsullatat iraniane të territorin e saj në kundërpërgjigje të ekzkutimit të gjermano-iranianit Jamshid Sharmahd, tha ministrja e jashtme Annalena Baerbock.

18:51
Hezbollahu dhe Izraeli dyluftime me njëri-tjetrin! Shpërthime masive në Liban

Këto janë momentet e sulmit në Liban, ku Izraeli ka synuar një grup anëtarësh të mbrojtjes civile në Tiros.

18:44
Si asnjëherë tjetër! Bieta gati t’i bjerë të fikët live, e ftuara i vendos gjarprin papritmas në kokë

Si asnjëherë tjetër, Bieta Sulo është ndeshur pasditen e sotme me një situatë të papritur në emision.

18:36
Fushata presidenciale në SHBA/ Trump dhe Harris fushatë për të fituar mbështetjen e komunitetit LGBTQ+

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët rivalë Donald Trump dhe Kamala Harris po përpiqen të fitojnë mbështetjen e komunitetit LGBTQ+.

18:31
Lukashenko bën parashikimin: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të përfundojë në barazim

Duke përdorur zhargonin e futbollit, presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të përfundojë me “barazim”.

18:28
Taksisti në vendin Balltik dënohet shtatë vjet burg për ‘spiunazh’ për Rusinë (fotot)

Një shofer taksie është shpallur sot fajtor në Letoni për shpërndarje informacionesh delikate te inteligjenca dhe shërbimet sekrete ruse, njoftonte media shtetërore vendore LETA.

18:27
Pjesë e grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Lirohet nga qelia Genti Nderjaku, zbulohet shkaku

Genti Nderjaku është lënë në “arrest shtëpie” nga GJKKO, pasi ndaj tij kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

18:23
“Ne nuk pranojmë asnjë kufizim”, kryediplomati hungarez kritikon sanksionet e BE-së gjatë vizitës në Minsk

Gjatë një forumi të sigurisë në Minsk, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka kritikuar ashpër sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Bjellorusisë dhe Rusisë. Ai tha se duhet dialog e jo izolim.

18:03
“Ilir Meta më shiti tri herë tek bota e krimit”, ish-drejtori i policisë: Kur ishte kryeministër i dërgoi dokumentet sekrete…

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari në një intervistë për “Breaking” në Top News ai tha se ish-presidenti Ilir Meta, tashmë i arrestuar, ka nxjerrë informacione nga dokumente të klasifikuara në kohën kur ishte kryeministër.

18:02
Shkarkohet ministrja e jashtme e Argjentinës pas votës pro-Kubës në OKB (fotot)

Diana Mondino kishte votuar në favor të ndalimit të embargos së SHBA ndaj kombit-ishull.

17:50
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Qëllimi ynë mbetet të parandalojmë Iranin që të marrë armë bërthamore

Liria e Izraelit për të parandaluar sulmet e Hezbollahut tejkalon marrëveshjet e armëpushimit në Liban, tha kryeministri izraelit  Benjamin Netanyahu.

17:42
Alibeaj-Spiropalit: Po zgjat paligjshmërisht mandatin për anëtarin e ri të “Kushtetueses”! Akuza Komisionit Xhafaj: Elefanti në dhomë…

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

17:41
BE padi rrjetin gjigant kinez të shitjeve për shpërndarje ‘produktesh ilegale’ (fotot)

BE ka nisur një padi formale kundër rrjetit gjigant kinez të shitjeve Temu pas shqetësimeve se nuk ka ndaluar shitjet e ‘produkteve ilegale’ online.

17:38
Zelensky thirrje Perëndimit: Ukrainës t’i lejohen sulmet thellë brenda Rusisë!

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj aleatëve të Ukrainës që t’i lejojnë shtetit që të përdorë armët e avancuara perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë. Kjo thirrje u bë pasi një sulm izraelit në Harkiv la të vrarë tre persona dhe plagosi të paktën 36 persona.

17:26
Atentati në Shkodër, reagon nga burgu Salianji: Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar!

Demokrati Ervin Salianji reagon pas ngjarjes së djeshme në Shkodër.

17:15
Mercedes-i 50,000 dollarë shkatërrohet kur shpërthen në flakë teksa karikohej (video)

Një familje në Angli është me fat që shpëtuan pa iu djegur shtëpia kur automjeti tyre luksoz elektrik shpërtheu në flakë para hyrjes.

17:15
Tragjedia në Spanjë, shkon në 158 numri i viktimave

Ka shkuar në të paktën 158 numri i personave të vdekur pas përmbytjeve në Spanjën Lindore.

17:08
Me 500 mijë euro/ Makina e “Nazerit” përplaset me fuoristradën në aksin Tepelenë-Përmet, dy të plagosur

Dy punonjës sigurie të kompanisë private të sigurimit “Nazeri” janë plagosur sot pasdite rreth orës 16.15 pasi mjeti i blinduar me të cilin udhëtonin nga Përmeti për të transportuar drejt Tiranës një sasi të madhe vlerash monetare është përplasur në një kthesë pranë fshatit Kodër të Tepelenës me një fuoristradë.

17:07
Grabitësit spanjollë nuk i tremben përmbytjeve, vjedhin dyqanet në zonat e prekura, 39 të arrestuar

Policia spanjolle arrestoi 39 persona gjatë natës si pjesë e një operacioni për parandalimin e krimit në pjesët tregtare të zonave të goditura nga përmbytjet.

16:50
Ribashkim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane? Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerimin: Është proces individual

Vazhdimi i procesit të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese që vendi është zotuar t’i zbatojë, tha sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë të Fqinjësisë, Zgjerim dhe Partneritet Ndërkombëtar, Ana Pisonero.

16:46
Punonjësja 19-vjeçare gjendet e vdekur brenda furrës së ndezur të supermarketit në Kanada (fotot)

Punonjësja e supermaketit Walmart, Gursimran Kaur është gjetur tragjikisht e vdekur brenda furrës se impjantit, nga nëna e saj e cila gjithashtu punonte në supermarketin në Nova Scotia në Kanada, ndërsa shpjegime drithëruese jepen për vdekjen e të resë.

16:34
Tragjedia në Peqin! Fëmija në trotuar pranë shkollës, makina me shpejtësi devijon mjetin tjetër dhe e përplas për vdekje

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën ditën e sotme një fëmijë 10  vjeç në Pajovë të Peqinit.

16:28
Presidenti i Azerbajxhanit pranon kredencialet e ambasadorit të ri shqiptar, Aliyev: Vizita e Ramës kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve

Në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pranoi sot kredencialet e ambasadorit të ri të Republikës së Shqipërisë, Besart Kadia.

16:15
Ekstradimi i Igor Kokunov, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas procedurave ligjore dhe vendimeve gjyqësore të miratuara nga autoritetet shqiptare

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht për ekstradimin nga Rusia drejt Rusisë të Igor Kokunov.

16:14
Progres-raporti për Maqedoninë e Veriut nga BE, kryeministri Mickoski: Asnjë përgjegjësi për ngecjen e negociatave

Qytetarët janë të lodhur nga i gjithë procesi i anëtarësimit në BE, tha kryeministri Mickoski pas publikimit të progres-raportit për Maqedoninë e Veriut nga BE.

16:08
SHBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë serbe, Ventrade, dhe ndaj International Business Corporation Bar (IBC), me bazë në Mal të Zi, për shkak të eksportimit të mallrave me përdorim të dyfishtë në Rusi, të cilat mund të përdoren në industrinë e mbrojtjes.

15:51
Financial Times hedh poshtë sondazhet? “Ja përse Kamala Harris do të fitojë”

Kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, e megjithatë, as mbulimi më i mirë mediatik nuk na e bën dot një pasqyrë të qartë sesi do të shkojnë gjërat.

15:49
Biri i mafiozit italian që ‘hoqi dorë nga krimi’ e kandidoi në politikë, arrestohet për gjobëvënie në Napoli (fotot)

I biri i një ish-kreu të mafias që e kishte distancuar veten nga krimi dhe bënte fushatë kundër mafias në Napoli, është arrestuar së fundmi bashkë me babanë me akuza zhvatjeje.

15:47
8 orë stërvitje në ditë! Briken Çalja nuk tërhiqet, përgatitet për kampionatin botëror në Bahrein

Pasi nuk arriti të marrë pjesë për herë të parë në historinë e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në Olimpiada, peshëngritja gjithsesi mbetet një ndër sportet tona të traditës që ka prodhuar dhe po prodhon sportistë niveli.

15:40
“E shkuar e pakryer”, vepra e parë e pedagogut Ermal Hasimja! Historia e gjyshes që u nda nga familja për 44 vite gjatë diktaturës

E shkuar e pakryer, është vepra e parë e pedagogut Erml Hasimja, me historinë e vërtetë të gjyshes së tij, që ndahet për gati gjysmë shekulli nga familja në Gjakovë kur zhvendoset në Tiranë gjatë diktaturës.

15:34
Viktimat e pafajshme! Ngjarjet që shkaktojnë më shumë tronditje për shoqërinë

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku një atentat i mori jetën tre personave dhe plagosi rëndë një të katërt, risolli dhe njëherë në vëmendje faktin e trishtë, se krimi nuk po kursen as të pafajshmit.

15:29
Gjykimi i krimeve në Kosovë, SHBA-ja kritikon Serbinë: Ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

15:26
SPAK merr në pyetje dy deputetët Elda Hoti dhe Xhemal Qefalian. Paraqitet edhe Ardian Çela

Ishte radha e Ardian Celës, ish drejtues politik i Partisë Socialiste për t’u thirrur në SPAK.

15:24
Statusi i minatorit, deputetët e PD kërkesë Kuvendit: Të shqyrtohet dhe miratohet projektligji

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit shqyrtim dhe miratim të projektligjit për statusin e minatorit.

15:19
Biznesmeni i martuar britanik akuzohet për vrasjen e pastrueses që u gjet e mbytur në Hong Kong (fotot)

Një biznesmen anglez është akuzuar sot për vrasjen e pastrueses së shtëpisë që u gjet e mbytur në një ujëvarë me plagë të rënda në kokë.

15:08
Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, makina përplas për vdekje 10-vjeçarin 

Një 10-vjeçar është përplasur për vdekje nga makina në një aksident të rëndë në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

15:03
BE, vlerësim, kritika dhe detyra! Raporti për Shqipërinë: Pranë anëtarësimit, SPAK shkëlqeu. Gjeni konsensus në Kuvend

Kreu delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Edi Rama raportin e Progresit 2024, të cilin kreu i qeverisë në një konferencë për mediat e komentoi si një  ritual, çdo tetor në marrjen e rezultateve të provimeve vjetore.

14:55
Dështon Ronaldo dhe Al Nassr, potugezi humb penalltinë vendimtare dhe i thyen tifozit celularin

Al Nassr u eliminua nga Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite pasi humbi 0-1 në shtëpi nga Al Taawon.

14:49
Kupa e Ligës Angleze/ Eliminohet City dhe Chelsea, në çerekfinale Liverpool, Man UTD dhe Arsenali

Megjithë një 11-she të ndryshuar Manchester City u eliminuan përballë lojës më shumë se të drejtpërdrejtë të Tottenhamit, të shpërblyer me dy gola të shpejtë.

14:39
Ceno Klosi paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth një orë

Ish-drejtori i Tatimeve dhe aktualisht zëvendësministër i Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

14:37
“Ka njerëz të pajetë brenda në makina”, rritet bilanci i viktimave në Spanjë, 9 trupa u gjetën në një garazh

Është rritur bilanci dramatik i përmbytjeve të befasishme në juglindje te Spanjës, që numëron tani 105 viktima, e sipas autoriteve, me gjasë, ndoshta dhe nuk mbyllet me kaq.

14:30
Halloween, dita e haresë së “fëmijëve dhe të rinjve”, po përse vishen si fantazma?

31 tetori është dita kur në shumë vende, konsiderohet se duhen mbajtur patjetër ëmbëlsira në shtëpi: Kjo për Halloween-it, festa kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar.

14:30
Masakra me tre viktima në Dobraç ende pa autor, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit në polici

Safet Bajri ishte një ndër personat e parë që u shoqërua në polici ditën e djeshme pas atentatit që tronditi Shkodrën duke lënë pas tre viktima.

14:24
Ballkani hyn më shpejt në BE, Von der Leyen: “Përfiton” prej tensioneve gjeopolitike

Çështjet gjeostrategjike – si agresioni rus në Ukrainë dhe sferat e mundshme të ndikimit rus – po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet e fundit në procesin e zgjerimit të BE-së.

14:19
Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze

Në një takim me pensionistë të Njësisë 1, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se reforma për sigurimet shoqërore do të sigurojë pensione më të mira në të ardhmen. I shoqëruar nga drejtuesja Politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i PS, Eduart Shalsi, ai theksoi se mospagimi i kontributeve shoqërore dëmton këdo që meriton një pension dinjitoz.

14:16
Në 2025-ën nuk rriten taksat! Prezantohet buxheti i ri, do të shtohen të ardhurat nga deklarimi i gjithë pagave

Projekt buxheti i 2025 parashikohet të jetë mbi 8 miliardë euro.

14:15
“Jemi nxënës ambiciozë”, Rama konferencë me Gonzato: Ky ishte Progres Raporti më pozitiv i të gjitha viteve për Shqipërinë!

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian.

14:05
Rama tha se është i hapur për dialog, ja si i përgjigjet Berisha

Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së Edi Ramës për t’u ulur në një tryezë dialogu.

13:54
Aksident i rëndë në Bulqizë, makina përplas motorin, një grua në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re Me Lagjen e vjetër të qytetit te Bulqizës ku drejtuesi mjetit tip Audi është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.

13:48
Bardhi i përgjigjet ambasadorit Gonzato: Fshehja e realitetit me fjalë të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur thirrjes së ambasadorit të delegacionit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, i cili kërkoi që opozita të luajë rolin e saj.

13:47
“Gati të ulemi të gjejmë mënyrën si deputetët e opozitës të futen në Kuvend”, Spiropali: Karriget na i kanë dhënë qytetarët, jo për t’i djegur

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u thënë se duhet të gjejnë një mënyrë që ata të jenë në sallën e Kuvendit dhe të ndalojnë përplasjet.

13:45
Masakra në Shkodër, Berisha: Të shtunën mosbindje civile në Shkodër! Bajrajt dhe bandat e tyre kriminale…

Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër ku humbën jetën 3 persona.