E hënë, 04 Nëntor 2024
11:03
Çështja “21 Janari”/ Ish deputeti socialist në SPAK: U pyeta si protestues

Ish deputeti socialist Arben Çuko është paraqitur në SPAK për çështjen “21 Janari”.

11:03
Deputeti i PD, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur në SPAK këtë të hënë.

10:57
“Yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë”, Gonzato: Anëtarësimi në BE është më shumë se një proces teknik

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të nëntë të Shkollës së Integrimit Europian.

10:53
“KE është gati për të mbështetur planet ambicioze të Shqipërisë”, Gonzato: Bashkimi Evropian duhet të kompletohet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se BE ka nevojë të kompletohet.

10:43
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Kievin, premton vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është zotuar se aleatët perëndimorë do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, teksa nisi vizitën e tetë në Kiev, që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022.

10:35
Diskutimi i Projekt Buxhetit 2025/ Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, merr pjesë vetëm Shehi

Deputeti Dashamir Shehi është i vetmi nga opozita që po merr pjesë në Komisionin e Ekonomisë.

10:29
Edlira Çepani mesazh prekës për bashkëshortin Gerti Bogdani: Rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut , Edlira Çepani ka reaguar sërish për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani.

10:14
Rreziku nga rrjetet sociale/ Fëmijët e tyre kryen vetëvrasje, shtatë familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok

Shtatë familje në Francë kanë çuar në gjykatë gjigantin e mediave sociale TikTok, duke akuzuar platformën për ekspozimin e fëmijëve të tyre adoleshentë ndaj përmbajtjeve të dëmshme që rezultuan në dy prej tyre t’i marrin jetën.

10:06
Dhunoi vazhdimisht nusen e djalit, arrestohet vjehrra 63-vjeçare në Devoll

Një 63-vjeçare është arrestuar në fshatin Miras të Devollit, pasi ka ushtruar dhunë në familje.

10:04
Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, nën hetim për tri vepra penale

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

10:03
EMRI/ Dhunoi me sende të forta babain, pranga 48-vjeçarit në Lezhë

Një 48-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Lezhë pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta babanë e tij.

10:00
Sherr mes vajzave në Pogradec/ 23-vjeçarja i hedh në sy substancë të dëmshme të resë

Një 23-vjeçare është vënë nën hetim pas sherrit me një vajzë tjeter.

09:57
Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, plagosen katër persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris ku katër persona u plagosën nga një sulm me sëpatë.

09:42
Shpërthen vullkani në malin Levotobi, 10 të vdekur në Indonezi, evakuohen fshatrat përreth

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi shpërtheu vullkani në malin Levotobi Laki-laki, në lindje të Indonezisë.

09:35
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Analiza: A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin?

Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Europës. Në rast se do të rizgjidhet, ai do ta dobësonte BE-në e me të edhe NATO-n.

09:31
52-vjeçari i jep fund jetës në afërsi të kishës së Ristozit në Korçë, gjendet nga banorët

Korçë: 52 vjeçari i jep fund jetës në afërsi të kishës së Ristozit në Mborje.

09:23
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Izraeli shkëput lidhjet e agjencinë që mbështet refugjatët palestinezë

Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për vendimin që të shkëpusë lidhjet me UNRWA-n, agjencinë që mbështet refugjatët palestinezë.

09:13
“U përzgjodh arkitekte e huaj”, nënkryetarja Pashako flet për sfidat e “Shtëpisë Studio Kadare-Agolli”: Hera e parë që muzealizohet letërsia!

Frida Pashako, nënkryetare e Bashkisë Tiranë, në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel foli për projektin “Shtëpia Studio Kadare- Agolli”.

09:07
Përmbytjet katastrofike, revolta në Spanjë! Pas mbretit dhe mbretëreshës, banorët presin me dhunë e ofendime kryeministrin

Orë të vështira po kalojnë banorët e Spanjës, pas përmbytjeve katastrofike që lanë të vdekur qindra persona, ndërsa të tjerë mbeten ende të zhdukur.

09:03
Analiza/ Si do të ndikojë rezultati zgjedhor në politikën e Uashingtonit ndaj Iranit?

Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në politikën e Uashingtonit kundrejt Iranit.

08:50
Rama ndan videon nga Selaniku: Mikpritja e shqiptarëve dje, frymëzim kuq e zi për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video nga takimi me shqiptarët në Selanik që u mbajt ditën e djeshme.

08:27
Sandu fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi, Stoianoglo nuk pranon humbjen

Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore.

08:24
“Pas tre ditësh e gjetëm të gjallë”/ Mbeti e bllokuar në makinën e përmbytur, shpëton mrekullisht gruaja në Spanjë

Një grua ka shpëtuar mrekullisht në Spanjë pas 72 orësh, pasi kishte mbetur e bllokuar në makinën e përmbytur nga uji, në një nënkalim. 

08:18
Mungesa e punëtorëve/ Industritë gjermane, plane të zhvendosin punën jashtë vendit

Pothuajse një e treta e kompanive të industrisë gjermane po planifikojnë të zhvendosin vendet e punës jashtë vendit.

08:08
Bill Clinton intervistë ekskluzive për CNN pak para zgjedhjeve: Kam shpresa dhe frikë për atë që do të vijë pas vitit 2024

Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Presidenti i 42-të i vendit, Bill Clinton beson se Kamala Harris do të fitojë dhe se ekonomia do të “shpërthejë” gjatë viteve të ardhshme, falë vendimeve që Joe Biden ka marrë, të cilat, sipas tij, njerëzit do të fillojnë t’i ndiejnë pas një vonese të pashmangshme.

07:55
Qëndronte në oborrin e universitetit në Teheran pa rroba, arrestohet me forcë studentja (Video)

Një studente ka hequr rrobat nga trupi duke u shfaqur me të brendshme jashtë universitetit të saj në Iran.

07:37
E hënë me temperatura deri në 23 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kjo e hënë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.

07:23
Si ke votuar për ligjin kundër vjedhjeve të vogla? Harris vendoset në vështirësi nga gazetarët në Kaliforni: Nuk do flas sot për këtë çështje

Ndërsa Trump mbajti një tubim në Karolinën e Veriut, Harris u vu në një situatë të vështirë gjatë fushatës në Detroit, Michigan.

07:10
FBI lëshon paralajmërim për dy video të rreme mbi zgjedhjet: U përdor logo e Byrosë, objektiv bashkëshorti i Kamala Harris

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka paralajmëruar për dy video të rreme që qarkullojnë online dhe që synojnë të hedhin dyshime mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA – ky është paralajmërimi më i fundit në një seri alarmesh nga zyrtarët e lartë.

E diel, 03 Nëntor 2024
22:55
Moldavia mes BE-së e Rusisë! Rezultatet paraprake, presidentja Maia Sandu në epërsi ndaj rivalit pro-rus

Në Moldavi u votua në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mes presidentes pro-perëndimore në detyrë Maia Sandu dhe rivalit të saj miqësor ndaj Rusisë. Ky proces shihet si një zgjedhje midis Evropës dhe Rusisë.

22:21
Kush i fiton zgjedhjet? Parashikuesi legjendar që ka gjetur 9 presidentë: Këtë vit jam nervoz

Historiani Allan Lichtman, i cili ka parashikuar saktësisht nëntë nga dhjetë zgjedhjet e fundit presidenciale, tha se ende beson se Kamala Harris do të mundë Donald Trump, por këtë vit ndihet nervoz për parashikimim.

22:19
“Shtëpia Studio Kadare-Agolli”/ Arkitektja flet për projektin dhe zbulon sekretin e Ismail Kadaresë: Ja cilat libra i mbante të bibliotekë

Kujtime, me momente të bukura dhe të vështira që u vendos të muzealizohet.

22:00
“Në këtë moshë plakut dhe fëmijës i pëlqejnë lëvdatat”/ Vajza e Dritëo Agollit rrëfen kujtimet: Babit nuk i pëlqenin monumentet, por…

Kujtime, me momente të bukura dhe të vështira që u vendos të muzealizohet.

21:44
Trump tregon “pengun”: E them sinqerisht, ja pse nuk duhet të isha larguar nga Shtëpia e Bardhë në 2021

Gjatë një mitingu sot në Pensilvani, Donald Trump tha se nuk duhet ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë kur humbi zgjedhjet përballë Joe Biden 4 vite më pare.

21:43
Kënga për nënën e ndjerë, Shqipe Hysenaj shpërthen në lot gjatë emisionit

Shqipe Hysenaj ka pasur një moment shume delikat gjatë episodit të sotëm në “Pa Filtra”.

21:33
“Harroi çelësin në shtëpi dhe…”, Helena Kadare rrëfehet për “Exclusive”: Lexova ditaret e Ismailit dhe u mërzita! Ja çfarë kishte shkruar

Shtëpia studio Kadare Agolli nuk ju përket më familjeve të tyre, por kushdo mund të vizitojë nga afër hapësirat ku shkrimtarët kanë themelet e krijimtarisë, në zemër të Tiranës.

20:53
“Nuk kam lekë të takoj prindërit”/ Kiara Tito surprizon fansin, e gjithë studio në lot

Episodi i sotëm i “Pa Filtra” besoi me të tjerë personazhe që guxuan në program.

20:49
Nuk do ta besoni! Motra e Françeska Muratit shfaqet papritur në emision!

Episodi i sotëm i “Pa Filtra” ka pasur ngjarje shumë dinamike.

20:32
Analiza e VOA-s: Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë mes dallimeve kulturore në arsim

Kandidatët rivalë për Shtëpinë e Bardhë, demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump, i kanë përqendruar fushatat kryesisht tek çështje të nxehta si emigracioni, aborti dhe ekonomia.

20:24
“Mbylli transmetimin pasi nuk do të kishte ndikim”, gazetari Arben Manaj rrëfen se si u dorëzua BBC gjatë regjimit komunist

Gazetari i njohur i Top Channel, ishte i ftuar në “E Diell” ku rrëfeu ndër të tjera arritje të tij në fushën e gazetarisë.

20:11
“Mora kërcënim me vdekje nga Sali Berisha”, historia e gazetarit të njohur: Prindërit e mi…

Gazetari i njohur Arben Manaj ishte i ftuar në “E Diell” në Top Channel.

19:56
“Kaloja çdo natë me të, u nda nga jeta”, Erjola Doçi mes lotësh rrëfen humbjen: Ka tre ditë që…

Erjola Doçi është prekur gjatë rrëfimit të saj në “Pa Filtra” pjesë e “E Diell” në Top Channel.

19:48
Harris “merr” bastionin republikan! Rezulton e para në sondazhet në Iowa. Trump: Të dhëna dashakeqe dhe të pavërteta

Kamala Harris është përpara Donald Trump në Ioa në garën për president të SHBA. Sipas anketës “Des Mone”  Harris ka 47% të preferencave kundrejt 44% të miliarderit.

19:41
2 milionë euro për anti-dronë! Blindohen 6 institucione të vuajtjes së dënimit, miratohet fondi

Jo më larg se 20 ditët e fundit janë konstatuar nga sistemi penitenciar dy herë cenimi i sigurisë nga mjetet fluturuese.

19:39
Emigrantët me kërkesa e vlerësime! Nga lejet e qëndrimit, tek vota në zgjedhjet e Shqipërisë, flasin shqiptarët në Selanik

Kanë qenë të shumtë emigrantët shqiptarë që kanë dashur përveç se të dëgjojnë kryeministrin Rama në fjalimin e tij me diasporën në Selanik të ndajnë me të edhe shqetësimet e tyre, apo problematikën e tyre, ku më kryesorja ishte çështja e pajisjeve me lejet e qëndrimit apo marrja e nënshtetësisë.

19:25
Përmbytjet në Spanjë, shkon në 217 numri i të vdekurve, shpresa për të mbijetuar zbehet

Të paktën 217 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Spanjë, ndërsa numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë me kalimin e orëve, pasi shpresat për gjetjen e të mbijetuarve shuhen.

19:18
Gara për Shtëpinë Bardhë, analiza e VOA: Karolina e Veriut, një nga shtetet fushëbetejë me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024

Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedhore për president që kur Nënpresidentja Kamala Harris zëvendësoi Presidentin Joe Biden si kandidate e Partisë Demokrate.

19:07
Fundjavë vdekjeprurëse në Gaza! UNICEF: 50 fëmijë janë vrarë në 48 orët e fundit

Mbi 50 fëmijë dyshohen se janë vrarë në Gaza mes dhunës së intensifikuar, ndërsa fushata e vaksinimit për poliomielitin, e rifilluar së fundmi në Gazën veriore, po përballet me ndërprerje për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

19:00
Gara presidenciale/ Kalifornia miraton ligjin, përpjekje kundër përmbajtjeve të rreme në reklamat politike

Shteti i Kalifornisë ka miratuar disa ligje, që vendosin rregulla mbi përdorimin e inteligjencës artificiale.

18:37
Netanyahu viziton kufirin me Libanin: Do t’i presim “oksigjenin” Hezbollahut!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu udhëtoi të dielën drejt kufirit me Libanin, nga ku ushtria izraelite nisi një ofensivë kundër Hezbollahut në fund të shtatorit.

18:28
“Konfirmoj partneritetin mes SHBA dhe Shqipërisë”, Harris letër komunitetit shqiptaro-amerikan: Pjesëmarrja juaj në demokracinë tonë është vendimtare!

Kandidatët presidencialë amerikanë thanë se lufta kundër korrupsionit dhe trysnive nga jashtë do të jenë përparësi e administratave të tyre në Ballkanin Perëndimor, ndërsa rajoni synon integrimet evropiane.

18:17
VIDEO/ Përmbytjet në Spanjë, diga 2000 vjeçare e ndërtuar nga romakët parandalon tragjedinë

Diga 2000 vjeçare e ndërtuar nga romakët parandalon tragjedinë e madhe nga përmbytjet në Spanjë

18:08
Panik në Greqi, Selaniku tronditet nga tërmeti me magnitudë 5.2

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur zonën e Hlkidhikisë, Selanikun dhe thuajse gjithë Greqinë veriore.

18:00
Tedi Blushi takim me drejtuesit e PL në SHBA dhe BE: Të riorganizohemi fuqishëm, kudo në Diasporë! T’i dalim përballë…

Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komisionin e Diasporës, mbledhje e zhvilluar online.

17:50
Masakra në Shkodër! Shkon në katër numri i viktimave, humb jetën edhe 67-vjeçari i pafajshëm që u përplas nga makina e Licit

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga masakra e ndodhur në Shkodër pak ditë më parë, kur iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

17:46
Trump hedh poshtë sondazhet dhe sulmon New York Times: Janë të korruptuar, duan të ulin entuziazmin e votuesve

Ish-presidenti Donald Trump i quajti sondazhet e fundit “të korruptuara” dhe “të rreme,” duke iu referuar shifrave të publikuara nga The New York Times.

17:27
VIDEO/ Gara për vëmendje! Harris i kujton amerikanëve të votojnë, shfaqet në Saturday Night Live në një skeç surprizë parazgjedhore

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, nënpresidentja e SHBA po bën gjithçka që mundet për t’i çuar votuesit drejt qendrave të votimit.

17:08
Takimi i Ramës në Selanik, Basha: Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve

Demokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend dhe takimin e kryemnistrit Edi Rama me shqiptarër këtë të diel në Selanik.

17:00
Do i certifikojë Harris zgjedhjet nëse fiton Trump? Senatori demokrat: Ne nuk jemi si ai!

Senatori demokrat i Arizonës, Mark Kelly, tha me bindje se nënkryetarja Kamala Harris do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve, edhe nëse ish-presidenti Donald Trump fiton.

16:57
Zelensky u bën thirrje aleatëve për të forcuar mbrojtjen ajrore: Ukraina u godit me mbi 900 bomba brenda një jave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të huaj për më shumë ndihmë për të forcuar mbrojtjen ajrore, pas një jave që, sipas tij, shteti është përballur me mbi 900 bombardime.

16:47
“Vrasës”/ Vizitoi zonat e prekura nga përmbytjet, mbreti i Spanjës përballet me ofendime, policia shmang përplasjen me banorët

Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me ofendime dhe sharje ndërsa vizitonte një nga qytetet më të goditur nga përmbytjet.

16:41
“Dikur merrnit rrugën për në atdhe, sot jeni votues me të drejta të plota”, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Selanik: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare në BE brenda vitit 2030

Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve në takimin që zhvilloi sot në Selanik, me premtimin për ta bërë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

16:37
Fotot prekëse/ 54-vjeçari humb jetën në aksident, qeni i tij del nga automjeti dhe pret të zotin

Një 54-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele në një aksident rrugor në qytetin Lamia të Greqisë.

16:30
2 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA/ Mijëra njerëz qëndrojnë në radhë për tubimin e Trump, ndërsa snajperët qëndrojnë roje

Më datë 5 nëntor do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

16:25
Kush do t’a paguajë votën që do sjellin emigrantët? Rama: Po diskutojmë që herën e parë të mos ketë kosto për diasporën

Një nga të pranishmit në takimin e Edi Ramës në Selanik.

16:19
Tragjike! Rrufeja godet kampin e refugjatëve, humbin jetën 14 fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Uganda, pasi një rrufe goditi një kamp refugjatësh ku për pasojë humbën jetën 14 fëmijë dhe u plagosën 34 të tjerë.

16:08
Skandal! Maqedonia e Veriut përdor liqenin e Ohrit për prodhimin e energjisë elektrike

Në kushtet kur kapacitetet energjetike janë në gjendje të keqe dhe shteti mbetet i varur nga importi i energjisë elektrike, Liqeni i Ohrit vazhdon të përdoret për prodhimin e rrymës.

16:00
“Jam krenar”! Arrestimet e politikanëve nga SPAK, Rama mesazh të qartë: Drejtësia sot nuk sheh majtas dhe djathtas!

Duke folur para shqiptarëve në Selanik, Edi Rama kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e pranverës, duke thënë se PS është e vetmja forcë politike që ka çliruar drejtësinë nga duart e partisë në pushtet.

15:52
“Britania po varfërohet”, liderja e re e konservatorëve tregon ‘të vërteta të hidhura’: Po humbasim garën me shtetet e tjera

Kemi Badenoch ka thënë se do t’i tregojë “të vërteta të hidhura” si shtetit, ashtu edhe partisë së saj, teksa ka nisur punën si lidere e Partisë Konservatore në Britani të Madhe.

15:46
Analiza/ Harris apo Trump, si do të ndikojë zgjedhja e amerikanëve në Kosovë

Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit – deri në Kosovë – dhe do t’i ndikojë politikat në një mënyrë ose tjetër.

15:30
“Grerëza” në Gjirokastër, drama moderne vjen nën interpretimin e Asiana Kokës dhe Ina Zotos

“Grerëza” një dramë moderne e autores angleze Morgan Lloyd Malcom e njohur gjerësisht në botën e teatrit ndryshe në Britani dhe Europë mbërriti në skenën e teatrit të Gjirokastrës nën intepretimin e dy aktoreve Asiana Koka dhe Ina Zoto.

15:24
Zgjedhjet në Moldavi, gara për presidentin mes pretendimeve për ndërhyrje dhe frikësim të zgjedhësve

Moldavët po votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mes presidentes pro-perëndimore në detyrë Maia Sandu dhe rivalit të saj miqësor ndaj Rusisë, ndërsa pretendimet e vazhdueshme për mashtrim dhe frikësim të votuesve kërcënojnë demokracinë në vendin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

15:19
Vilë romake në Shijak! Zbulimi arkeologjik, dëshmi e jetës aristokrate dhe aktivitetit ekonomik në Iliri

Një zbulim i rëndësishëm ka dalë në dritë në Durrës, pikërisht në kodrën e Çallikëve në Likesh të Shijakut.

15:11
Protesta në Medvegjë, shqiptarët ankohen për mohim të të drejtave në Luginën e Preshevës

Pasivizimi i adresave të vendbanimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës i nxori banorët në protestë të dielën në Medvegjë.

15:03
“Dyshime se janë lëndë kancerogjene”, DW: Mbetjet e rrezikshme në Shqipëri ende në ‘det të hapur’

Pasi përshkoi dy porte të Bashkimit Europian, një në Afrikën e Veriut dhe një në Afrikën e Jugut e së fundi përfundoi në Azi, 102 kontenjerët me mbetje të rrezikshme – për të cilën ka dyshime se përmban lëndë kancerogjene – u rikthye sërish në Shqipëri në portin e Durrësit, aty nga u nisën më 4 korrik të këtij viti. 

14:50
“Këngët kanë lidhje me….”/ Bes Kallaku zbulon në “Goca dhe Gra” se çfarë fshihet pas teksteve të tij: Frymëzim personal

Artisti Bes Kallaku në një lidhje telefonike në “Goca dhe Gra” ka zbuluar detajet e këngëve të tij.

14:36
“Jeta jem”, Ilnisa flet për bashkëjetesën me Meritonin dhe marrëdhënien e tij me Anaisin: Së shpejti do…

Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli, e ftuar në “Goca dhe Gra” ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin, të cilin e njohur në Big Brother VIP.

14:33
Mbreti dhe kryeministri spanjoll vizitojnë zonat e përmbytura në Spanjë, qytetarët shpërthejnë në akuza dhe ofendime: Vrasës!

Qindra njerëz kanë shqetësuar mbretin Felipe të Spanjës dhe mbretëreshën Letizia, si dhe kryeministrin dhe liderin rajonal të Valencia-s, duke hedhur baltë dhe duke thirrur “vrasës” gjatë një vizite zyrtare në një nga komunat më të goditura nga përmbytjet fatale.

14:17
3 mld euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Bashkimi Europian ka dhënë subvencione bujqësore të mëdha për kompanitë e më shumë se dhjetëra miliarderësh midis viteve 2018 dhe 2021, raporton Guardian, duke përfshirë kompanitë e zotëruara nga ish-kryeministri çek Andrej Babiš dhe biznesmeni britanik Sir James Dyson.

14:11
Flamuri gjigant 800 m2, do shpaloset në qendër të Fierit për festat e Nëntorit

Me një sipërfaqe që tani kalon 800 m², ky është flamuri kombëtar më i madh, i hapur për 12 vite në stadiumet ku ka luajtur kombëtarja kuqezi, si dhe në festa brenda e jashtë kufijve. Artur Lati, një rrobaqepës në pension, dhe Kristaq Ziu, qytetar nga Fieri, tregojnë se ideja për të prodhuar një flamur të përmasave kaq të mëdha lindi në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kur ky flamur u shpalos për herë të parë në qendër të Fierit.

14:07
Çdo katër ditë vritet një gazetar, raporti i UNESCO: Kanë humbur jetën 162 reporterë në dy vitet e fundit

Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vitet e fundit, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë.

14:04
Largimi “i trurit”, Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Një raport i Bankës Botërore për vendet në zhvillim ku përfshihen 19 të tilla që nga Azia Qëndrore deri në Ballkan tregon se shtetet që kanë një përqindje të vogël të popullsisë me arsim të lartë kanë edhe emigrimin më të lartë të trurit. Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, në një kohë që 45% e tyre kanë emigruar.

14:00
Kurse për turizëm, kërkesat e tregut i orientojnë qytetarët drejt qendrave të formimit profesional

Kërkesat e biznesit për fuqi punëtore por edhe orientimi drejt turizmit i qytetit të Vlorës, ka bërë që shërbimi profesional të shtojë kurset për t’u përshtatur tregut.

13:48
Eksporti i shegës, fermerët në Fier i shesin produktet në Hungari dhe Çeki

Rreth 150 tonë shegë, që pritet të prodhohen në plantacionet e fshatit Bashkim në Fier, do të eksportohen drejt Hungarisë dhe Çekisë, ndërsa një pjesë do të shitet në tregun vendas.

13:26
“Kamala je e pushuar”, Trump në Karolinën e Veriut: E marta, dita e çlirimit të Amerikës

Tubimi i fundit i Donald Trump të shtunën ishte në Karolinën e Veriut, në qytetin Greensboro.

13:16
Orban: Një fitore e Trumpit detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, ka thënë të dielën kryeministri hungarez, Viktor Orban, meqë, sipas tij, “kontinenti nuk do të mund të përballojë vetë luftën”.

13:13
Aksident në Shkodër, fuoristrada përplaset me motoçikletën, dy të rinj të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë.

13:10
Plagosi të birin me thikë se nuk donte të shkonte në shkollë, lihet në burg babai

Lihet në masën arrest me burg pas plagosjes së djalit të tij 15-vjeçar babai në fshatin Vreshatas në Maliq.

12:37
“Trump fitoi në 2020, do ta mashtrojnë sërish në 5 nëntor”, rrjetet sociale “përmbyten” nga mesazhet mashtruese në prag të zgjedhjeve

Thashethemet, pretendimet mashtruese dhe gënjeshtrat e hapura për votimin dhe mashtrimet po përhapen në hapësirat online në numra të paparë më parë, përpara zgjedhjeve në SHBA.

12:23
20 kuaj për të marrë nusen në Kukës, banori i fshatit Çaj: Ishte dëshira e babait, më pas…

Marrja e nuses me kuaj, ka qenë një nga ngjarjet e cila ka shoqëruar banorët e fshatit Çaj të Kukësit edhe në demokraci.

12:06
Kamala versus Trump- Një betejë për Kushtetutën

Nga Aladin Stafa

11:46
“Thonë që ne po presim kokat e krerëve të opozitës”, Rama në Selanik: Po të ishte ashtu, PS s’do kishte prerë koka nga radhët e veta!

Kryeministri Edi Rama, nga Selaniku, iu përgjigj akuzave se qeveria po përdor Reformën në Drejtësi për të goditur liderët e opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

11:45
EMRI/ Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, tentoi të vriste…

Është vënë në pranga 29-vjeçari Aleksandër Senaj alias Aleksandër Ndoj, i konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

11:37
Rama mbyll fjalën në takimin me shqiptarët në Selanik: Rroftë Shqipëria dhe zito i Elada!

Edi Rama ka mbyllur fjalën e tij para shqiptarëve të Selanikut me shprehjen “rroftë Shqipëria, dhe zito i Elada (rroftë Greqia)”, teksa kërkoi votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2025, duke shtuar se vetëm PS është forca që mund ta çojë Shqipërinë para.

11:17
“Merrni të njëjtën pagë, por paguani më pak taksa”, Rama shqiptarëve të Greqisë: Kthehuni në tokën tuaj, investoni në bujtina

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthen në atdhe dhe të investojnë në agroturizëm, duke kthyer banesat e tyre të vjetra në bujtina.

11:04
“Çajupi bënte durim, pa djegur karrige”, Rama në Selanik: Mos harroni se ne kemi këtu muret tanë të lotëve dhe kemi dëshmorët tanë

Edi Rama po mban sot takimin e tij me shqiptarët që jetojnë në Selanik.

10:55
“Maldivet e Evropës”, revista “SOS International” shkruan për Shqipërinë: Destinacioni i preferuar evropian për pushime

Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar evropian për pushime, duke tërhequr turistët falë bregdetit të saj të mahnitshëm, klimës së këndshme dhe çmimeve buxhetore.

10:53
“Selaniku, qyteti ku shqiptarët kanë pasur rolin e tyre për shekuj me radhë”, Rama: Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama vlerësoi rolin e shqiptarëve në Selanik ndër shekuj.

10:38
“Termi Vorio Epir ka vdekur”, u prit me protestë nga disa persona, Rama: Këto ditë më kanë kërcënuar, janë fosile për gjynah

Kryeministri Edi Rama po mban sot takimin me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik.

10:37
“Marin Mema s’ka bërë asnjë krim”, Rama në Selanik: Dorëzojmë kërkesën për rishikimin e vendimit absurd për t’i ndaluar gazetarit hyrjen në Greqi

Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët në Selanik, njoftoi se është përgatitur një kërkesë për qeverinë greke, që të rishikojë vendimin për të ndaluar hyrjen e gazetarit të Top Channel, Marin Mema, në Greqi.