E enjte, 17 Korrik 2025
08:44
Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit Zelensky me emërimet e reja?

08:24
Analiza: Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja e një marrëveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse punë e kryer.

08:03
Zjarri mori përmasa të frikshme në Drenovë, kryebashkiaku i Mallakastrës: E patolerueshme pakujdesia e fermerëve

“Është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave, të shkaktojë dëme kaq të mëdha.”

07:51
Fotot/ “Mik i shtrenjtë i shqiptarëve”, Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

07:43
Meteori nga Marsi ‘zbarkon’ në Tokë dhe shitet për miliona, rekord historik në ankand

Një meteor i rrallë nga planeti Mars, guri më i madh marsian i zbuluar ndonjëherë në Tokë, është shitur për 4.3 milionë dollarë në një ankand të mbajtur në New York, sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby’s.

07:29
Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

Tetë foshnja të lindura në Mbretërinë e Bashkuar me ADN nga tre persona, nuk bartin sëmundjet e trashëguara mitokondriale, sipas mjekëve britanikë.

07:18
SHBA shpall “hapa konkretë” për t’i dhënë fund dhunës në Siri, Izraeli godet Damaskun për ditën e tretë radhazi

Përplasjet e përgjakshme në provincën me shumicë druzi të Suweidës kanë shkaktuar mbi 350 viktima që nga e diela, teksa tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm mes milicive druze dhe fiseve beduine.

07:10
Priten reshje shiu në disa zona, si parashikohet moti për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

E mërkurë, 16 Korrik 2025
22:45
Përplasja mes Lapajt e Shabanit, Zeqir Kordhoni letër KQZ-së: Dua të marr mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

Zeqir Kordhoni shprehet këmbëngulës për të marrë mandatin e deputetit, duke i hequr kështu mundësinë për të hyrë në Kuvend kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt.

22:44
“Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë”, Endri Shabani i ‘liston’ arsyet e krisjes Adriatik Lapajt: Ai s’mban përgjegjësi për vjehrrin, as unë nuk mbaj për dajën

Pas vargjeve me simbolike, Endri Shabani tani i është përgjigjur gjatë aleatit të tij të 11 majit, duke i renditur me ‘pika’ arsyet se përse marrëveshja e tyre dështoi dhe përse nuk do t’ia lënë mandatin e deputetit.

22:44
Lapaj del hapur kundër kreut të Nismës Thurje: Dajë e nip, Zeqiri dhe Endri, të cilëve u shtriva dorën, s’do marrin asnjë mandat! Shabani doli garant për familjarët e tij, por…

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt, shprehu hapur revoltën ndaj kreut të “Nismës Thurje”, Endri Shabani, me të cilin krijoi koalicion për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

22:43
“U njohën përmes letrave”, Karamuço rrëfen historinë: I dënuari me burgim të përjetshëm u martua dhe u bë baba

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në studion e Top Story rrëfeu një prej historive të dashurive të ndodhura në burgjet shqiptare.

22:41
Në fokus ekonomia dhe mbrojtja, Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet prej 2 trilionë eurosh për Bashkimin Evropian për periudhën 2028–2034, duke vendosur theks të ri mbi konkurrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen.

22:34
“Shumë gra të njohura në Shqipëri durojnë dhunën”/ Milaim Zeka tregon rastin konkret: I dashuri i futi këngëtares armën në çantë që t’i shpëtonte policisë

Në botën e krimeve dhe pengmarrjeve, ndonjëherë ndodhin gjëra që sfidojnë logjikën. E paimagjinueshmja është Sindroma e Stokholmit, një fenomen i rrallë, por tronditës, ku viktimat e dhunës dhe pengmarrjes fillojnë të ndjejnë simpati, madje edhe dashuri, për pengmarrësit e tyre.

22:31
E turpshme në Angli! Fletëpalosjet e shpërndara falas në stadium për të kujtuar Diogo Jotën po shiten në internet me çmime të çmendura

Tifozët e Liverpoolit janë shprehur të zemëruar dhe të tronditur pasi fletëpalosjet speciale të shpërndara falas në nderim të Diogo Jotës, gjatë miqësores me Preston North End, kanë përfunduar për shitje në internet me çmime të ekzagjeruara.

22:16
“Nuk e di nëse do marr më pjesë në festivale!”/ Stine flet ‘pa doreza’: Aty promovohen miqtë, jo artistët

I ftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët dhe artistët më të njohur në vendin tonë.

22:11
Dyshime për hetimet e Epstein/ Trump ofendon mbështetësit e tij: Naivë, ratë pre e mashtrimit të majtë radikal

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër mbështetësit e tij të lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), duke i quajtur ata “dobësira” dhe “naivë”, pasi kanë shprehur dyshime për transparencën e hetimeve qeveritare rreth vdekjes së Jeffrey Epstein, milionerit dhe të dënuarit për abuzime seksuale me të mitur.

22:07
“Sindromën e Stokholmit e shoh te njerëz që kam afër”/ Zhaklin Lekatari: Intelektualë që dashurohen me keqbërësit, ja pse romantizohet roli i të fortit

Zhaklin Lekatari, e ftuar në “Top Story” këtë mbrëmje në një diskutim për sindromën e Stokholmit, shpjegoi pse njerëzit dashurohen me ata që i keqtrajtojnë.

21:59
“Bashkëjetuam gati 3 vjet, ishte shpirt i bukur…”/ Kujt ia ka dedikuar Stine këngën “Ishe ti”?!

I ftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët dhe artistët më të njohur në vendin tonë. 

21:46
Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Koalicioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu humbi shumicën pasi u largua partia Shas, duke e lënë atë me më pak se 61 anëtarë të Knessetit dhe duke e kthyer në një qeveri pakice.

21:44
Chelsea gjen zgjidhje për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me një nga dy yjet që po shkëlqejnë në Bundesligë

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, teksa interesimi për të nga Bundesliga është shtuar ndjeshëm.

21:37
Më në fund ka paqe mes Wanda Narës dhe Icardit, çfarë marrëveshje arriti modelja me ish-kapitenin e Interit

Pas muajsh tensionesh dhe akuzash publike, Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë arritur më në fund një marrëveshje ligjore për kujdesin ndaj dy vajzave të tyre, Francesca dhe Isabella.

21:33
Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Franca dhe Italia nuk do të marrin pjesë në iniciativën e re të NATO-s për financimin e furnizimit me armë amerikane për Ukrainën.

21:21
Panik në Belgjikë! Skena gjigante e Tomorrowland përfshihet nga flakët, organizatorët në garë me kohën për të shpëtuar festivalin

Një zjarr i madh ka shkatërruar plotësisht skenën kryesore të festivalit Tomorrowland në Belgjikë, duke hedhur dyshime mbi zhvillimin e mëtejshëm të eventit.

21:00
Tronditet bota e sportit, fituesi i medaljes olimpike ndërron jetë pasi goditet nga një rrufe

Ndërsa ndodhej në një vizitë te kabina familjare në Norvegji, kampioni olimpik dhe kampioni në ski cross, Audun Grønvold, ndërroi jetë tragjikisht në moshën 49-vjeçare.

20:55
“Fiks Fare”/ “Firmën e gjeti punonjësi”, qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë!

“Fiks Fare” denoncoi veprimet e Zyrës së Rindërtimit në Bashkinë e Durrësit, e cila në bashkëpunim me një firmë private, i kanë lënë shtëpinë përgjysmë një familje.

20:46
“Spastrime” në masë në Qeverinë Britanike, Keir Starmer pezullon katër deputetë dhe shkarkon tre të tjerë pas rebelimit për përfitimet sociale

Kryeministri britanik dhe lideri i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer, ka pezulluar katër deputetë të partisë dhe ka shkarkuar tre të tjerë nga pozicionet e tyre qeveritare, në një përpjekje të ashpër për të rikthyer kontrollin mbi partinë pas një vale rebelimesh të brendshme.

20:36
“Ky hajdut kronik tenton të vjedhë mandatin e Lapajt”/ Ish-sekretari i “Nisma Thurje” shpërthen ndaj kryetarit: Do shkojë në burg ku e ka vendin si mashtrues

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i “Nisma Thurje”, Napolon Laska, ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të kësaj partie, Endri Shabanit.

20:30
Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës, flakët i afrohen nënstacionit elektrik

Riaktivizohet sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër.

20:22
Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, më thanë…

Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit.

20:20
Nga “Hogwarts” në gjykatë, aktorja e njohur e Harry Potter humbet patentën për 6 muaj

Aktorja britanike Emma Watson, e njohur për rolin e saj si Hermione Granger në sagën e famshme “Harry Potter”, është ndaluar nga drejtimi i automjetit për një periudhë prej gjashtë muajsh, pas një shkeljeje të shpejtësisë në qytetin e Oksfordit.

20:11
Ndërron jetë 29-vjeçari në Astir, trupi i të riut gjendet në makinën e parkuar poshtë pallatit ku jetonte

Një 29-vjeçar është gjendur pa shenja jete këtë pasdite në zonën e Astirit në kryeqytet.

19:56
Ligji për inspektimin/ Cilat janë 14 institucionet që do t’i nënshtrohen riorganizimit

14 institucione do t’i nënshtrohen riorganizimit sipas ligjit për inspektimin, theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

19:56
Krizë e re në Kosovë, qeveria kundërshton një vendim të Gjykatës Supreme për ministrat deputetë

Gjykata Supreme në shqyrtimin e ligjshmërisë së Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, i cili ka hyrë në fuqi në prill të këtij viti, ka konstatuar se është në kundërshtim me dispozitat ligjore e kushtetuese.

19:54
“Do të të qëlloj nëse nuk bën siç të thashë”, kërcënohet sërish me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë.

19:53
“Parti të reja me mendësi të vjetra”/ Përplasja te “Nisma Shqipëria Bëhet”, ironizon Sula: Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë, e paralajmërova…

Deputeti Dashnor Sula, ka ironizuar situatën e krijuar në Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku dy bashkëdrejtuesit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani po përplasen me njëri-tjetrin për mandatin e vetëm që fituan në 11 maj.

19:53
Marrëveshje universitare me Ukrainën, Universiteti i Tiranës dhe ai i Mjekësisë bashkëpunim me institucionet arsimore në Kiev

Në kushtet e një lufte të ashpër që ka prekur jetën e çdo ukrainasi, përfshirë edhe arsimin e lartë, është nënshkruar një marrëveshje mes Universitetit Ndërkombëtar Europian në Kiev dhe dy institucioneve arsimore publike shqiptare, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë.

19:49
Turistët po qëndrojnë më gjatë, INSTAT: Numri i vizitorëve në struktura akomoduese u rrit me 31.8%

Promovimi turistik, fluksi i të huajve në vend, por edhe një sërë aktivitetesh që Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq, është reflektuar edhe në ecurinë e strukturave të akomodimit.

19:45
“Kujdes me faturën për fermerët”/ Unioni i Tregut Agro-Ushqimor: Dakord me formalizimin, por gjobat dhe sekuestrimi nuk ndihmojnë

Çdo mall i blerë nga fermeri, qoftë qumësht, mish apo perime, duhet të shoqërohet me faturë fiskale, për të vërtetuar transaksionin dhe origjinën.

19:43
Zjarret në vend, ende vatra aktive në qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Fierit

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 19:20, janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 dhe 4 janë aktive.

19:32
Lapaj-Shabani, krisje totale! Gara në Bashki dhe mandati i deputetit, zbulohen prapaskenat e përplasjeve mes liderëve të rinj

Një punëtor ndërtimi, i cili u bë pjese  e armatës se  kandidateve fiktiv të koalicionit “Nisma Shqipëria Behet”, i prishi gjithë skemën Adriatik Lapajt, duke i vënë në rrezik ëndrrën e tij për tu bërë deputet.

19:15
Dorëheqjet në bashkitë e vendit/ Qeveria krijon organizatën jofitimprurëse për trajnimin e punonjësve

Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e vendimit të ngritjes së një organizate jofitimprurëse.

19:14
Vendimet e Këshillit të Ministrave/ Ish zyrtarët mund të mbrohen nga Garda nëse u rrezikohet jeta

Ish zyrtarët në vendin tonë mund të mbrohen nga Garda nëse u rrezikohet jeta. Kjo është një nga vendimet e Këshillit të Ministrave që u mor këtë të mërkurë.

19:05
Ishte në një tur me kukullën famëkeqe të pushtuar nga demonët, Anabelle/ Gjendet i vdekur në hotel hetuesi i fenomeneve paranormale

Një nga figurat më të njohura të hetimit paranormal në SHBA, Dan Rivera, ka ndërruar jetë papritur të dielën mbrëma, në moshën 54-vjeçare, ndërsa ndodhej në turne me kukullën famëkeqe dhe të dyshuar për aktivitet paranormal, Annabelle.

19:00
Vrasja e Jonada Avdiajt në Potam/ Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm pesë efektivët e policisë

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj në zonën e Potamit në Himare.

18:59
113 milionë lekë për komunitetet fetare! Qeveria miraton ndarjen e fondeve, 30% e buxhetit të shtetit për Komunitetin Mysliman

113 milionë lekë ka ndarë Këshilli i Ministrave, nga buxheti i shtetit për vitin 2025, për komunitetet fetare.

18:52
Vrasja e kolonelit të inteligjencës në Kiev/ Organizata terroriste e lidhur me Rusinë merr përgjegjësinë

Një degë ukrainase e një organizate ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, e ndaluar në disa vende dhe me lidhje të dyshuara me shërbimet sekrete ruse, ka marrë përgjegjësinë për vrasjen tronditëse të një koloneli të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në mes të ditës në Kiev.

18:49
Në gjurmët e Maradonës dhe Messit, Barcelona i beson Lamine Yamal fanellën legjendare me numrin 10

Lamine Yamal, talenti 18-vjeçar që ka mahnitur botën e futbollit me shpërthimin e tij te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle, do të bëjë një hap të madh simbolik në karrierën e tij.

18:38
Sulmet izraelite në Siri, reagon Marco Rubio: Jemi të shqetësuar, mund të ndikojë në gjithë rajonin

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” lidhur me intensifikimin e sulmeve ajrore të Izraelit në territorin sirian.

18:33
Tarifa të rënda ndaj importeve braziliane/ Protesta kundër Trump, përkrahje e papritur për presidentin Lula

Një protestë masive kundër Donald Trump-it është mbajtur javën e kaluar në qytetin më të madh të Brazilit, São Paulo, si reagim ndaj vendimit të ish-presidentit amerikan për të vendosur tarifa të rënda ndaj importeve braziliane.

18:32
Izraeli bombardon selinë e ushtrisë siriane në Damask: Nuk i braktisim druzhët!

Izraeli bombardoi këtë të mërkurë selinë e ushtrisë siriane në Damask dhe zonën përreth Pallatit Presidencial, pasi paralajmëroi qeverinë e udhëhequr nga islamistët që ta linte pakicën druzhe të qetë në zemër të Sweidës, ku përleshjet sektare kanë vrarë gati 250 persona.

18:31
“Orban është frymëzim për Trump”, deputetja hungareze i bën thirrje demokratëve amerikanë: Veproni tani, jo pas 2026

Në një deklaratë të fortë dhe të drejtpërdrejtë, deputetja e opozitës hungareze Katalin Cseh i ka bërë thirrje demokratëve amerikanë që të mobilizohen urgjentisht për zgjedhjet afatmesme të vitit 2026, për të ndalur atë që e përshkroi si një rrezik real për një marrje autokratike të pushtetit nga Donald Trump.

18:00
Tashmë ‘lufta’ konsiderohet e hapur, Kordhoni ‘mollë sherri’! Shabani i përgjigjet Lapajt: Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne?!

Tashmë ‘lufta’ për një karrige në Kuvendin e shtatorit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit mund të quhet e hapur.

17:50
DOSJA/ Nga dëshmitar i ekzekutimit të Azem Hajdarit, në vrasës të 23-vjeçarit në Mat! Çfarë dëshmonte 27 vite më parë Petrit Çakri: E kuptova se cubat nga Tropoja…

Policia ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut në Mat, ku u gjet i vrarë 23-vjeçari Renis Dobra.

17:45
Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë

Disa foto të publikuara të presidentit amerikan, Donald Trump nxitën aludime se ai mund të jetë i sëmurë.

17:40
Interi “parakalon” gjigantët europianë, zikaltërit arrijnë akordin për transferimin e bujshëm të sulmuesit që ka shkëlqyer në Serie A

Ademola Lookman është gjithnjë e më pranë kalimit te Interi.

17:17
U “zhduk” papritur nga bota! Gjendet pas 9 vitesh gruaja ruse, jetonte në një shpellë në Indi së bashku me dy vajzat e mitura

Një histori e pazakontë ka tronditur autoritetet indiane dhe ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

17:09
Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUZINI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, në lidhje me aksionin për lirimin e ambienteve publike, të cilat janë zënë nga biznese të ndryshme.

17:02
Dy trilionë euro/ Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034: Për një epokë të re që përputhet me ambicien e Evropës

Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj  për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian me vlerë 2 trilionë euro midis viteve 2028 dhe 2034, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 1.21 trilionë euro të miratuar nga udhëheqësit në verën e vitit 2020.

17:01
Njësoj si Skënderbeu, klubi nga Ballkani përjashtohet për 10 vite nga kompeticionet europiane pas skandalit me trukimet e ndeshjeve

Një tjetër rast i rëndë trondit futbollin europian.

16:49
E pazakontë në Serie A! Pas Ivan Juric, një tjetër trajner i njohur përfundon në spital/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e tij

Një situatë e pazakontë ka ndodhur brenda pak ditësh në futbollin italian.

16:48
Armë drejt Ukrainës! Trump: Disa raketa ‘Patriot’ janë tashmë rrugës për në Kiev

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi se vendet anëtare të NATO-s do të dërgonin armë në Ukrainë.

16:41
Zyrtare/ Vijon operacioni “fshesa”, Chelsea shet portierin serb që i priti penallti Manajt! Radhën e ka Broja me shokë

Chelsea ka bërë një hap tjetër drejt zvogëlimit të numrit të portierëve në skuadër dhe uljes së numrit të lojtarëve, pasi portieri serb Djordje Petrovic ka përfunduar transferimin e tij të përhershëm te Bournemouth.

16:30
Financimi i armëve amerikane për Ukrainën/ Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

Franca thuhet se nuk planifikon të bashkohet me një iniciativë të mbështetur nga NATO, që vendet evropiane të financojnë dërgesat e armëve amerikane në Ukrainë.

16:15
Fitore për Milanin dhe Interin, Gjykata i jep klubeve të Milanos “dritën jeshile” për ndërtimin e stadiumit të ri

Milani dhe Interi kanë marrë një fitore të rëndësishme në procesin për ndërtimin e stadiumit të ri, pasi Gjykata Administrative Rajonale e Lombardisë (TAR) ka rrëzuar ankesën që kundërshtonte vendimin për vendosjen e mbrojtjes kulturore të unazës së dytë të stadiumit San Siro.

16:14
“Kaos” në internet, disa personazhe zbulojnë pijen me tërshërë që ka efektin e njëjtë si Ozempic

Ka filluar kërkimi për një mënyrë “natyrale” për të arritur të njëjtën humbje drastike në peshë siç është parë me ilaçin revolucionar, Ozempic.

15:41
“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Politikat e Emigracionit ka bërë thirrje që BE-ja të shtojë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar në kuadër të paktit të ri për emigracionin dhe e ka mbrojtur organizatën e tij ndaj kritikave për shkelje të të drejtave të njeriut.

15:37
200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.

15:26
Dyfishohen zjarret në Europë, ekspertët: Pasojë e ngrohjes globale!

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje pohon se që nga fillimi i vitit, zjarret kanë djegur 227.000 hektarë tokë – më shumë se dyfishin e mesatares për këtë periudhë gjatë dy dekadave të fundit.

15:22
Mbrojtja e Thacit, Specialja rrëzon mocionin: Nuk hiqen faktet materiale nga aktakuza!

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e refuzuan mocionin e mbrojtjes që pretendonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

15:11
Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e godinave dhe objekteve të ndërtuara pa leje

Grupet e punës me përfaqësues nga IKMT, IMT, Tatimet dhe Policia Bashkiake në Lezhë kanë nisur të evidentojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike dhe ndërhyrjet me ndërtime pa leje në territorin e kësaj bashkie.

15:02
Fried lavdëron Osmanin, ish-zyrtari i lartë amerikan: Komentet për Trumpin, taktikë e zgjuar!

Njeriu që shoqëroi Vjosa Osmanin në disa takime javën e kaluar në SHBA, ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried, nuk i sheh si problematike deklaratat e saj lidhur me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, përkundrazi.

14:52
Polemika/ Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Alfred Lela: Aksion si në 1945 kundër katolikëve. Demaliaj: Tezë dashakeqëse e Berishës, prish kohezionin social në vend

Aksioni i fundit i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit, ka shkaktuar polemika edhe në Tiranë.

14:35
“Po e monitorojmë dërgimin e armëve në Kiev nga Perëndimi”, zëdhënësi i Kremlinit: Është biznes, Europa do paguajë për to

Kremlini tha se furnizimi i armëve për Ukrainën nga Perëndimi është në krye të axhendës dhe se presidenca ruse po e monitoron nga afër çështjen, sipas agjencive ruse të lajmeve.

14:27
Marta Kos: Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në BE!

Marta Kos vazhdon të përcjellë sinjale optimizmi për rrugën e vendit tonë drejt BE-së. “Bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po  përparojnë më shpejt se kurrë.

14:16
FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar rregulloren e re për fazën “Final 4” të kategorisë “Abissnet Superiore”.

14:09
I tregonte turistit si të hidhte mbeturina nga makina, Kozaku shoqërohet në polici!

Kozak Braçi, një personazh i njohur në rrjetit social Tiktok është ndëshkuar me gjobë nga policia.

14:05
“Izraeli është një tumor kanceroz”, lideri suprem i Iranit paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin: Do të përgjigjemi ashpër nëse sulmohemi

Irani është gati t’i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror iranian, duke shtuar se Teherani ishte i aftë t’u shkaktonte armiqve të tij një goditje më të rëndë sesa gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.

13:50
Pas 4 muajsh në paraburgim, dënohet Imamoglu, 1 vit e 8 muaj burg për kryebashkiakun e Stambollit

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu u dënua sot me një vit e tetë muaj burg, pa asnjë kufizim në aktivitetin e tij politik.

13:41
Gjendet pa jetë i moshuari në një përrua në Elbasan, dyshohet se…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës. 

13:17
Paketa e maleve, Rama nxjerr hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

787 aplikime për Paketën e Maleve janë bërë në vetëm 5 ditë, nismë që synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore.

13:15
Jessica Biel bëhet virale për veshjen e bardhë në serialin The Better Sister

Një video e Jessica Biel nga seriali televiziv The Better Sister, në të cilën aktorja e famshme ecën drejt një rezidence e veshur me një fustan të bardhë, është bërë virale.

13:01
Foto/ Vëllezërit nga Tropoja dyshohet se vranë Renis Dobrën në liqenin e Shkopetit

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit që dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në lumin e Shkopetit.

12:58
Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK: Në shkelje të çdo parimi përgjon…

I pa kursyer në akuza ndaj njerëzve të drejtësisë kohët e fundit, Sali Berisha  bëri një përjashtim për prokuroren Elsa Gjeli, të cilën e mori ne mbrojtje, pas këmbënguljes së Qeverisë për hetim disiplinor të saj për mënyrën sesi hetoi Thethin.

12:49
Legjenda e basketbollit Michael Jordan lë bakshishin marramendës në një restorant në Greqi

Shumë yje të basketbollit u mblodhën në Greqi për eventin “Board of Greatness” të organizuar nga Jordan Brand, i cili u mbajt në Athinë.

12:33
Përplasje me Ramën për shkarkimin e administratës? Kryebashkiaku i Konispolit: S’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë

Kryebashkiaku i Konispolit, Erges Dule, ka reaguar pas zërave se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një përplasje për shkarkimin e administratorëve.

12:32
“Verë dhe Portokalle”, spektakli i humorit në Top Channel u ndal në qytetin e Librazhdit

Verë dhe Portokalle është ndalur në Librazhd për t’i ndezur edhe më tej temperaturat në një spektakël fantastik që mblodhi në qendër të qytetit mijëra njerëz.

12:28
20 vite në UNESCO, në 2005 Gjirokastra u fut në listën e trashëgimisë botërore

Gjirokastra shënoi 20 vjet që prej përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti u njoh në vitin 2005 për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, si një shembull i ruajtur i një qyteti me strukturë urbane tradicionale, banesa karakteristike prej guri dhe tradita të gjalla kulturore. 

12:20
Qumësht në treg pa faturë, fermerët tregojnë se është TVSH-ja ajo që i mban larg kuponit tatimor

Shitja e bidonëve të qumështit në trotuare nuk ka marrë fund.

12:03
SHBA-ja dhe europianët kërkojnë marrëveshje bërthamore me Iranin, sanksione për Teheranin nëse nuk arrihet deri në fund të gushtit

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur fundin e gushtit si afatin përfundimtar për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin, sipas Axios.

11:54
Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, këqyren edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet.

11:48
Tarifat e Trump, Financial Times: Frika për t’iu përgjigjur presidentit amerikan bëri që SHBA të fitojë 50 miliardë dollarë pa u “djersitur”

Partnerët tregtarë të Amerikës kanë dështuar kryesisht të hakmerren në luftën tregtare të Donald Trump, duke presidentit, të mbledhë pothuajse 50 miliardë dollarë të ardhura shtesë nga tarifat me pak kosto, siç raporton The Financial Times.

11:43
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirinë me kusht, shtyhet seanca

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Arber Paplekajt për lirim me kusht nga burgu është shtyrë sërish.

11:36
Policia zbardh arsyen e vrasjes së Renis Dobrës! E mbytën me litar, 4 vrasësit nuk ishin veshur si policë

Policia ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut në Mat, ku u gjet i vrarë 23-vjeçari Renis Dobra.

11:27
Dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

Të paktën dy persona u vranë në sulmet me dronë dhe raketa balistike ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës herët të hënën, thanë zyrtarët ukrainas.

11:14
20 vatra zjarri gjatë 24 orëve! Në Dibër, Shkodër dhe Gjirokastër, ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe një në monitorim.

11:13
Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Të paktën 20 palestinezë u vranë sot në një pikë shpërndarjeje të ndihmës humanitare të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), në atë që organizata e mbështetur nga SHBA-të e quajti një rrëmujë që u shndërrua në kaotike me nxitjen e protestuesve të armatosur.

11:09
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Reutlingen të Gjermanisë, pasi 21-vjeçare shqiptare nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident tragjik automobilistik.

10:55
72-vjeçari në Milot i vë flakën mbeturinave, zjarri i merr jetën

Një 72-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht nga zjarri ditën e sotme në Fushë Milot.

10:53
Trump kërcënoi Moskën, Melania në qendër të kthesës pro-Ukrainase, rreziqet e “ndryshimit spektakolar”

“Zonja e Parë”, Melania Trump, “u shfaq” si faktor i ndikimit të saj të drejtpërdrejtë nga Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të justifikuar, kryesisht para audiencës së MAGA-s, kthesën 180 gradë që ai tentoi kundër Presidentit rus Vladimir Putin në njëzet e katër orët e fundit, duke kërcënuar Moskën me sanksione të reja.