E diel, 15 Dhjetor 2024
08:04
Shtrëngata të herëpasherëshme shiu, parashikimi i motit për këtë të diel

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe këtë të diel deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin.

08:00
“Kam kohë pa fol shqip”/ Pas bujës online, për herë të parë flet Parashqevi Simaku nga New York-u, diva e muzikës filmohet nga qytetarja

Pas dy ditësh buje online, ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku ka komunikuar me një qytetare shqiptare që e ka takuar në New York.

E shtunë, 14 Dhjetor 2024
23:05
“Njerëz jemi, bëjmë gabime”, Antonela Berisha flet pas sulmit ndaj Klea Prengës: Nuk e kemi kaluar ende trysninë

Antonela Berisha ka komentuar për herë të parë ngjarjen e rëndë, në të cilën u përfshi ajo dhe motra Mariela.

22:59
Të dënuar për drogë dhe pjesë të karteleve kriminale! Biden fal 1500 persona, mes tyre një shqiptar (Emri)

Para largimit nga Shtëpia e Bardhë, para se pushtin t’ja dorëzojë Donald Trumpit më 20 janar Presidenti Amerikan Joe Biden ka falur falur ose ka ulur dënimet për rreth 1500 persona.

22:46
Ekskluzive në “Goca dhe Gra”/ Sulmi ndaj Klea Prengës, reagon për herë të parë Antonela Berisha: Kam nxjerrë mësim, isha në vendin e gabuar

Antonela Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me sulmin që iu bë Klea Prengës, ku protagoniste ishte ajo së bashku me motrën Mariela Berisha.

22:30
Ish-futbollisti u zgjodh president, thellohen trazirat në Gjeorgji! Liderët në largim kundërshtojnë

Një ish-futbollist i Manchester Cityt është emëruar president nga parlamenti i diskutueshëm i Gjeorgjisë, pas 17 ditësh protestash pro-BE që kanë përfshirë qytetet dhe qytetet e këtij vendi.

22:08
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zgjidhet president i SEPCA-s: Ju siguroj angazhimin tim maksimal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është zgjedhur president i Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA).

22:06
E zhgënjeu ëndrra amerikane? Çfarë i ka ndodhur Parashqevi Simakut që i mbijetoi presionit dhe epshit të burrave të atyre viteve

Nga Mira Kazhani

22:00
“Punoj shumë, është e vështirë! Mbaj dhe familjen”, intervista e rrallë e Parashqevi Simakut, fliste për jetën e ëndrrat në SHBA: Erdha me tjetër mendim, por….

Një video e publikuar në rrjet e një zonje që merr ndihma sociale në Amerikë, ka ngjallur reagime të forta nën dyshimin e ajo mund të jetë këngëtarja ikonike, Parashqevi Simaku.

21:49
Si ‘i rrëmbeu’ çmimin e parë Vaçe Zelës? Këngëtarja Alida Hisku: Dola në skenë duke qarë 

Artistja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu këtë të shtunë në emisionin S’e luan Topi momentin kur mori çmimin e parë me këngën “Vajzat e fshatit tim”.

21:47
Të gjithë mund të shikojnë makinën e kuqe, por më symprehtët pikasin topin e futbollit në thesin e dhuratave (fotot)

Adhuruesit e iluzioneve optike sfidohen tashmë me këtë iluzion festiv, ku shihen lodra, dhelpra e dhurata të tjera, por një top futbolli duhet gjetur në figurë, edhe pse është fshehur nga dizenjatorët.

21:39
Shqiptarët paralajmëruan grumbullim në Athinë, policia greke urdhër për ndalimin e organizimit: Do nxisni reagimet e ekstremistëve

Policia greke ka njoftuar se ka dhënë urdhër për ndalimin e grumbullimit të shtetasve shqiptarë të njoftuar nëpër rrjetet sociale se do të zhvillohet në zonën Alimo të Athinës.

21:32
Grupimet ‘radikale’ anti-taksa fitojnë popullaritet në Britani (fotot)

Anëtarët e grupit britanik Sovereign Project (Projekti i sovranintetit) janë çuditërisht të sjellshëm e të durueshëm për të shpjeguar pikëpamjen e tyre të refuzimit të taksave dhe të tjera politikave të qeverisë pa konsultim me popullin, edhe pse për shumë kjo mund të quhet ‘radikale’.

21:25
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, uji ‘pushton’ rrugët dhe vështirëson kalimin

Reshjet e dendura të shiut gjatë së shtunës kanë shkaktuar probleme në disa kryqëzime dhe rrugë të qytetit bregdetar të Durrësit dhe zonave përreth, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.

21:03
Konsiderohej organizatë terroriste nga DASH, Blinken: SHBA ka pasur kontakte direkte me grupin HTS që përmbysi Assadin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin rebel sirian që udhëhoqi kryengritjen për përmbysjen e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, por që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

20:32
Parashqevi Simaku e pastrehë/ Poeti Rudolf Marku: Ambasada jonë në SHBA është fantazmë, çfarë bën ai konsulli i kulturës?!

Poeti, përkthyesi dhe shkrimtari Rudolf Marku, i ftuar në emisionin Artkand komentoi videon që po qarkullon prej disa ditësh në rrjete sociale, ku një grua e cila merr një pako me ndihma duket si këngëtarja ikonë shqiptare, Parashqevi Simaku.

20:17
Ekskluzive/ Dënimi me arrest shkaktoi divorcin? Këngëtarja Alida Hisku rrëfehet për herë të parë: Mora dy djemtë dhe ika me kamion

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu për herë të parë në emisionin S’e Luan Topi ndarjen nga bashkëshorti pasi regjimi komunist e la në arrest shtëpiak.

20:16
“U arratisëm për t’i ikur hakmarrjes”/ Vrasja në Spitallë, flet vëllai i autorit: Na ra si bombë, të zbardhet çështja! Ai është rrahur

Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit, situata e familjarëve të Habibit paraqitet kritike.

20:05
U padit nga balerinat që punonin në klubet e natës që ai drejtonte, ekstradim në Kosovë për Dodë Ricën

Gjykata vendosi të ekstradojë Dodë Ricën, pronar i një rrjeti klubesh nate në Kosovë dhe në Shqipëri.

19:52
“Regjimi më zhduku nga faqja e dheut”, rrëfimi prekës i Alida Hiskut, përfundoi në arrest shtëpiak pasi tri shoqet e spiunuan

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku ishte e ftuar në emisionin S’e luan Topi në Top Channel këtë të shtunë.

19:38
“Keqqeverisja e këtyre 12 viteve ka shkaktuar dëme kolosale”, Gjekmarkaj: U bëjmë thirrje emigrantëve të na votojnë më 11 maj

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me banorë të Rrilës, Tales e Shënkollit këtë të shtunë.

19:24
Ish-zhytësi veteran i deteve, tani mbledh topat në liqenet e fushës së golfit në Malajzi (fotot)

Sumadi Ibrahim dikur lundronte në detet e ashpra për të mbrojtur vendin gjatë shërbimit të 20 vjetëve me marinën e Malajzisë.

19:10
“Duhet të vazhdoj terapinë”, Xhensila Myrtezaj anulon të gjitha koncertet, këngëtarja rrëfen gjendjen shëndetësore

Këngëtarja e famshme shqiptarë, Xhensila Myrtezaj lajmëroi fansat se ka anuluar të gjitha koncertet.

18:59
Shenjat e horoskopit që përfundojnë marrëdhënien e tyre gjatë vitit 2025

Për vitin 2025, astrologët parashikojnë që disa shenja të zodiakut mund të ndeshen me sfida dhe krizë në marrëdhëniet e tyre, të cilat mund të çojnë deri në ndarje.

18:55
Analiza/ Kim Mehmeti: Nga hajdutët e tu nuk mund të të shpëtojë asnjë listë e zezë amerikane, por vetëm vetëdija jote!

Nga Kim Mehmeti

18:45
Turqia rihap ambasadën në Damask pas 12 vjetësh, pak ditë pas ndryshimit të pushtetit (fotot)

Flamuri turk është ngritur sot në ambasadën e kryeqytetit të Sirisë gati një javë pas rënies së regjimit të Bashar al Assad.

18:36
Themeluesi i kompanisë së famshme të modës ndërron jetë në një aksident, ra në luginë ndërsa po udhëtonte me makinë

Isak Andic, themeluesi miliarder i kompanisë së famshme të modës, Mango, vdiq në një “aksident” të shtunën, sipas kompanisë.

18:30
Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës, nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit.

18:26
Junta ushtarake në Guine zgjat gjendjen e tranzicionit, mes protestave të opozitës (fotot)

Grupe opozitare në Guine kanë shprehur sot zemërimin e tyre ndaj një njoftimi të juntës ushtarake se gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë përtej vitit të ri.

18:26
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme kritikon kancelarin Scholz: Fokusi duhet të jetë…

Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme në BE, estonezja Kaja Kallas, kritikoi kancelarin gjerman,  Olaf Scholz për kursin e tij politik në Ukrainë. 

18:10
Fundoset anija me migrantë në brigjet greke, pesë persona të vdekur

Pesë migrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundosjes së anijes në brigjet e Kretës, ka bërë të ditur roja bregdetare e Greqisë.

18:05
Dënohet australiani që pretendoi se ishte para-mjek dhe trajtoi të miturin në aksident (fotot)

Një 31-vjeçar në rajonin australian Neë South Wales është dënuar sot nga autoritetet për ‘marrjen e kompetencave’ të një mjeku emergjence në një garë amatore me motorë, ku trajtoi një fëmijë të plagosur në aksident.

17:53
Greqi, shqiptari i jep fund jetës duke u vetëvarur/ Banorët: Bënte disa punë për të mbijetuar

Një 57-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në Amaliada të Greqisë.

17:45
Rusia ia zvogëloi Ukrainës kapacitetet për energji elektrike/ Mbi një mijë sulme në centralet bërthamore, termike dhe hidrocentrale

Miliona ukrainas mbetën pa energji elektrike në vitin 2024, pasi Rusia i intensifikoi sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

17:41
Sirianët celebrojnë me slogane islamiste në tregjet gjermane të Krishtlindjeve (VIDEO)

Analistët thonë se përdorimi i vendeve të simbolikës kristiane për demonstatat e sirianëve tregon ‘mungesë të theksuar respekti’.

17:32
“Kosova është republikë”, i riu përplaset me të moshuarën gjatë protestave në Novi Sad (Video)

Një video gjatë protestave anti-qeveritare të studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad të Serbisë është bërë virale në rrjet.

17:21
Përballet me akuzën e vrasjes, kush është avokatja e fuqishme që mbron ekzekutorin e CEO-s pas provave të reja

Luigi Mangione ka zgjedhur një avokate të fuqishme në Nju Jork që ta mbrojë, ndërsa përballet me akuzën e vrasjes së CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson.

17:18
Donald Trump nxit ‘teori konspiracioni’ për dronët misteriozë të raportuar në SHBA (fotot)

‘Dronë, avionë apo UFO?’, duket se është pyetja që ka ngecur në mendjet e amerikanëve që prej raportimeve në media për objektet misterioze të shfaqur në disa shtete të SHBA gjatë natës.

16:54
Nju Jork-Londër për një orë/ Nisin diskutimet për tunelin transatlantik prej 20 trilion dollarësh

Ndërtimi i një tuneli transatlantik prej 20 trilion dollarësh që mund të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun në vetëm një orë duke përdorur teknologjinë e tubave vakum është diskutuar këtë javë.

16:53
Vaji i gatimit i përdorur nga miliona evropianë lidhet për herë të dytë me kancerin (fotot)

Ekspertët britanikë po përsërisin së fundi që për të reduktuar tumoret në pacientët me kancer, kërkohen vetëm ndryshime të ditës së ushqimit, pasi dy studime kanë bërë lidhjen mes vajit të gatimit dhe kancerit.

16:42
“Varësi si droga e alkooli: A duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?”, Analiza e REL: Dhjetëra raste vetëlëndimesh të fëmijëve gjatë sfidave në rrjete sociale

Dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve në Kosovë, nga të ashtuquajturat sfida në TikTok, vetëm këtë vit.

16:26
Britaniku thotë se spitali ‘i mban peng’ trupin e të atit dhe ai nuk e varros dot (fotot)

Një burrë në Britani thotë se trupi i babait të tij po mbahet peng në këmbim të pagesës në një morg jashtë vendit, pasi spitali refuzon të lëshojë trupin për funeralin, nëse familjarët nuk paguajnë shumën prej rreth 45,000 dollarë.

16:20
Plagosje me thikë në “Don Bosko”, pas sherrit përfundojnë në spital dy persona

Dy persona kanë përfunduar në spital, pasi mbetën të plagosur.

16:11
Vjedh monopatinën te sheshi “Shkënderbej”, gjatë arratisjes përplaset me “Range Rover”-in/ Përfundon në spital 36-vjeçari

Një 36-vjeçar përfundoi në spital dhe u arrestua në Tiranë, pas një situate si nëpër filma.

16:10
Koreanët nuk e duan më! Parlamenti i Koresë së Jugut voton për shkarkimin e presidentit

Ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë votuar për të fajësuar presidentin Yoon Suk Yeol për përpjekjen e tij fatkeqe për të vendosur ligjin ushtarak, i cili shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin.

16:01
Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, Rusia tërheq më shumë pajisje ushtarake prej Sirisë

Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajrore Hmeimim që gjendet në perëndim të Sirisë, dhe është raportuar të jetë drejtuar kah Libia, teksa Moska vazhdon zbehjen e prezencës në territorin e aleates kryesore rajonale.

15:39
Ceremonia kthehet në tragjedi/ Pema e Krishtlindjes rrëzohet gjatë ndezjes së dritave, vritet një person

Kryebashkiaku i qytezës së Girardot tha sot se kërkonte përgjigje pasi një polic 19-vjeçar u shtyp për vdekje nga rrëzimi i pemës së metaltë të Krishtlindjeve, megjithëse publiku tentoi ta shpëtonte.

15:21
Ukraina i jep goditjen e rëndë Putinit, shërbimi sekret eliminon shkencëtarin rus të raketave

Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase HRU thotë se ka vrarë shkencëtarin rus të raketave, Mikhail Schatsky, pranë Moskës.

15:18
Ylli i famshëm i TikTok qëllohet për vdekje nga bandat bashkë me gruan jashtë shtëpisë (fotot)

Producenti njohur Gordo Peruci me miliona ndjekës në rrjet, u qëllua disa herë dhe tragjikisht vdiq në vend.

15:10
Rënia e regjimit të al-Assad, diplomatët amerikanë diskutojnë për të ardhmen e Sirisë, çfarë pritet të ndodhë

Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Bashkimit Evropian dhe shteteve arabe, janë takuar të shtunën në Jordani për të biseduar për Sirinë, teksa fuqitë rajonale e globale tentojnë të kenë ndikim në atë që do të ndodhë pas rrëzimit të regjimit brutal të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

14:51
Ngjarje tronditës në Tailandë! Një eksploziv hidhet drejt festivalit muzikor, tre persona humbin jetën

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur pasi një eksploziv u hodh në një turmë në një festival muzikor në Tailandë.

14:35
Fitoi 43 milionë dollarë në një vit, rrëfehet ylli i “Onlyfans”: Kam ardhur nga një familje e varfër, Zoti më solli në tokë për një qëllim

Sophie Rain është padyshim një nga yjet që ka shkëlqyer së fundmi në platformën për të rritur, Onlyfans.

14:17
Alarm në SHBA, dronë misteriozë në Nju Xhersi/ Senatorët amerikanë: Goditini dhe rrëzojini

Disa dronë misteriozë që janë parë duke fluturuar natën mbi disa zona të Nju Xhersit por edhe pjesë të tjera ndërmjet shteteve verilindore dhe juglindore të vendit, kanë vënë në alarm anëtarët e Kongresit në SHBA.

14:05
Raporti i BE për Kosovën, në draft-konkluzione përmendet shpërthimi në Ibër-Lepenc

Në 17 dhjetor, Bashkimi Europian pritet të miratojë një draft me konkluzione që i drejtohet si Kosovës ashtu edhe Serbisë me apelin e qartë të zbatojnë pa vonesa marrëveshjet e dala nga dialogu.

13:51
UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin: Në rrezik nga ndërtimet e paligjshme në Maqedoninë e veriut dhe Shqipëri

UNESCO paralajmëron se rajoni i Ohrit është në rrezik nga ndërtimet e paligjshme, nga urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm.

13:45
Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohen dy persona në Durrës

Dy persona në Durrës janë vënë në pranga, pasi organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit.

13:21
Takimi me pensionistët në Elbasan, Berisha: Në qeverisjen e ardhshme, rrogat dhe pensionet më të larta në rajon

Kryetari PD Sali Berisha zbriti në terren duke u takuar me pensionistët e Elbasanit e akuzuar qeverinë se përse nuk po realizon rritjen e pensioneve.

13:10
Sanksionet e SHBA-së ndaj industrisë serbe të naftës, reagon sërish Vuçiç: Nuk i kam parë dokumentet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar që tregon se Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione industrisë së naftës në Serbi (NIS), mirëpo ekziston “në lloj konfirmimi zyrtar” që vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar, për shkak të pronësisë ruse.

12:52
Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, del përpara gjyqit 14-vjeçari në Vlorë/ Reagon babai: I bëj thirrje prindërve të…

Ka dal këtë të shtunë përpara togave të zeza 14-vjecari Valentino Tozaj të cilit vetëm 24 orë më parë ju gjet një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake.

12:44
“Balta më e ëmbël se mjalti”, diskutimi për komunizmin në kuadër të Festivalit të Letërsisë Europiane

“Një herë e një kohë… parajsa u krijua në vendin më të përsosur socialist në botë. Aty, ku gjithçka u përkiste të gjithëve dhe asgjë nuk i përkiste askujt. Aty, ku të gjithë dinin të lexonin dhe të shkruanin, por ata mund të shkruanin vetëm ç’ka merrte autorizim dhe mund të lexonin vetëm atë që miratonin autoritetet”.

12:32
Ish-futbollisti profesionist zgjidhet President në Gjeorgji, mbështetësit pro-perëndimorë e ironizojnë duke luajtur futboll me topa bore para Parlamentit

Ligjvënësit gjeorgjianë kanë zgjedhur Mikheil Kavelashvilin, një kritik të ashpër pro-rus dhe anti-perëndimor, si presidentin e ri të vendit. 

12:20
Plagosja me thikë e 17-vjeçarit në Fier, arrestohet autori

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, Ydai Xhafaj, 17 vjeç, është bërë i mundur arrestimi i autorit.

12:19
Modelet e gabuara, psikologët tregojnë se si po ndikojnë negativisht rrjetet sociale

Krahas një marketing të mirë, rrjetet sociale po promovojnë gjithnjë e më shumë dhe modelet e gabuara, që po përqafohen me shpejtësi nga të rinjtë shqiptar dhe pasojat janë të dukshme: sjellje agresive ndaj bashkëmoshatarëve, që fatkeqësisht kanë arritur edhe në vrasje.

12:06
“Shqipëria është një bekim”, Rama në podkastin ‘Flasim’: Të gjithë të huajt janë të lumtur këtu për…

Fokusi i podkastit “Flasim” ishte Shqipëria në sytë e një britaniku që ka zgjedhur të jetojë këtu, ku i ftuar i kryeministrit Edi Rama ishte shtetasi nga Mbretëria e Bashkuar, Karl Roberts.

11:56
Takimi i dy parlamenteve në Prishtinë, Spiropali tregon për Top Channel detajet

Shqipëria dhe Kosova kanë nisur përgatitjen për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy parlamenteve pas disa ditësh në Prishtinë.

11:37
Gjermania në alarm, dronë të paidentifikuara fluturojnë mbi bazën ajrore amerikane në Ramstein

Drone të paidentifikuar janë parë mbi vende të ndjeshme të industrisë në bazën ajrore amerikane në Ramstein në Gjermani gjatë javëve të fundit, raportoi të premten revista e lajmeve Spiegel, duke cituar një raport konfidencial nga autoritetet gjermane të sigurisë.

11:27
“Lironi Luigi Mangione-n”/ Qëlloi me gjakftohtësi CEO-n e kompanisë së sigurimeve, vrasësi kthehet në hero

Rrjeti gëlon sot nga memet dhe postimet në mbështetje të 26-vjeçarit Luigi Mangione, i akuzuar për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare në Nju Jork.

11:12
Komanda Mbështetëse së shpejti me mjedise të reja pune, Ministri Vengu inspekton punimet

Komanda Mbështetëse do të ketë së shpejti mjediset e reja të punës dhe përgatitjes së saj.

11:09
Meloni i jep nënshtetësinë italiane presidentit të Argjentinës, irritohet opozita: E patolerueshme!

Qeveria e Italisë i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javier Milei, për shkak të rrënjëve të tij familjare italiane, duke shkaktuar zemërim në mesin e politikanëve të opozitës, të cilët kundërshtuan trajtimin e tij me atë të fëmijëve të lindur në Itali nga prindër emigrantë.

10:44
Analiza e CNN: Ceremonia e betimit të Donald Trump si president i SHBA-së dhe ftesa për Xi Jinping

Nga Stephen Collinson, CNN

10:34
“Kriza e sotme e të shprehurit shqip!” Analiza e akademikut Artan Fuga: Mos duhet të presim të çmendemi të gjithë, për të nisur edukimin e komunikimit digjital?!

Nga Artan Fuga

10:28
Zbulimi i veçantë i shkencëtarëve, identifikojnë ADN-në njerëzore më të vjetër njerëzore

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur ADN-në më të vjetër të njohur të “Homo sapiens” nga mbetjet njerëzore të gjetura në Europë dhe informacioni po ndihmon për të zbuluar historinë e përbashkët të species sonë me Neandertalët.

10:25
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

10:20
Dënimi drastik i UEFA-s! Serbia nuk do të ketë tifozë në ndeshjen me Shqipërinë

Serbia nuk do të ketë tifozë në ndeshjen me Shqipërinë që do të luhet në Tiranë.

10:19
Moti i keq, pezullohet lundrimi nga porti i Durrësit, edhe peshkarexhat kthehen në port

I gjithë gjiri i Durrësit është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa kushtet atmosferike në det të hapur kanë ndikuar në pezullimin e lundrimit për mjetet e tonazhit të vogël, përfshirë dhe peshkarexhat të cilat mëngjesin e sotëm janë kthyer në port.

09:58
Pamje shqetësuese, disa të mitur dalin para makinave në Lungomare, realizojnë “lojëra” të rrezikshme për TikTok

Adoleshentë të moshës 12-13 vjeçare kanë bllokuar një segment të rëndësishëm rrugor në Lungomare mbrëmjen e së premtes në qytetin e Vlorës, duke realizuar lojëra të rrezikshme të frymëzuara nga platformat sociale si TikTok, duke shkaktuar shqetësim për drejtuesit e automjeteve.

09:56
Sot jeta e saj “hermetike” për publikun, por dikur Parashqevi Simaku rrëfente për historinë e dashurisë me ish-burrin: I thashë ‘puno me mua, ose dashurohu’

Jeta private e këngëtares aq shumë të dashur për publikun shqiptar, Parashqevi Simaku, prej vitesh ishte dhe vijon të jetë thuajse hermetike.

09:45
Parlamenti i Koresë së Jugut fajëson presidentin, pezullohet nga të gjitha detyrat

Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të fajësuar presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, duke e pezulluar atë nga detyra zyrtare, për shkak të tentimit të tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje lufte, një javë më parë.

09:32
Kualifikueset e Serbisë nisin nga Tirana, Vuçiç komenton ndeshjen me Shqipërinë: Tani kemi marrëdhënie më të mira, fitojmë ne

Shqipëria është shortuar në Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026, së bashku me Anglinë, Letoninë, Andorrën dhe Serbinë.

09:31
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, 23-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig.

09:09
Kanadaja “nuk lëshon pe”, nëse SHBA vendos tarifa për mallrat që importohen, do të përgjigjet me forcë

Otava dhe provincat e saj thanë se do të përgjigjen me forcë nëse administrata e ardhshme amerikane bën përpara me premtimin për t’i vendosur tarifa mallrave që importohen nga Kanadaja, tha të premten Ministrja e Financave Chrystia Freeland.

08:39
Vrasësi i biznesmenit të fuqishëm amerikan që po “çmend” botën… a mund t’ia hedhë paq “ylli i errët” dhe t’i shpëtojë burgut?! (Detajet)

Vrasësi i një prej biznesmenëve më të fuqishëm të SHBA në fushën e sigurimeve shëndetësore po kthehet në një fenomen… e çuditshme, por e vërtetë!

08:10
Google pretendon se ka gjetur prova bindëse se ne jetojmë në një univers paralel!

Google ka shpallur një zbulim të jashtëzakonshëm, duke thënë se ka gjetur prova që mbështesin idenë e multiverse, duke sugjeruar se jetojmë në një univers paralel.

07:59
Një superjaht nga Tesla me vlerë 700 milion dollarë?! Projekti që nuk i përket Elon Musk por…

Elon Musk është i njohur për projektet e tij ambicioze që shpesh sfidojnë mundësitë e teknologjisë dhe me një pasuri që kalon 400 miliardë dollarë, ai ka burimet për të realizuar çdo ide.

07:45
E bezdis kjo praktikë? Trump kërkon t’i jepet fund ndryshimit të orës: E papërshtatshme dhe shumë e kushtueshme

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.

07:35
U lirua nga burgu “thertore” në Siri pas rrëzimit të Assad, amerikani dërgohet i sigurt në Jordani

Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportuar nga Siria drejt Jordanisë një amerikan, i cili ishte zhdukur shtatë muaj më parë në sistemin famëkeq të burgjeve të ish-presidentit Bashar Assad dhe ishte në mesin e mijëra vetëve që u liruan këtë javë nga rebelët.

07:30
E shtuna vjen me shi në gjithë vendin, mos harroni çadrat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

07:22
Dronë misteriozë mbi Nju Xhersi? Vijnë reagimet e para nga Kongresi

Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dronët misterioz që janë shquar duke fluturuar natën, mbi zona të ndjeshme në Nju Xhersi dhe pjesë të tjera ndërmjet shteteve verilindore dhe juglindore të vendit, duhet “të goditen e të rrëzohen, nëse do të jetë e nevojshme”. Por deri tani mbetet e paqartë se kush i zotëron avionët pa pilot, ose nëse janë vërtet të tillë.

07:10
Deklarata e Vuçiç: SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.

E premte, 13 Dhjetor 2024
23:41
Aksident i rëndë në veri të Kosovës, makina e blinduar ku udhëtonin 8 zyrtarë del nga rruga, disa të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në veri të Kosovës, konkretisht në Fshatin Grabovc.

22:53
Rënia e regjimit të Assad, kancelari Scholz hap dyert për refugjatët sirianë: Ata që janë integruar në shoqërinë gjermane janë të mirëpritur

Kancelari gjerman Olaf Scholz siguroi refugjatët sirianë që janë “integruar” se ata do të jenë “të mirëpritur” në vend, pasi partitë konservatore dhe e djathta ekstreme kërkojnë riatdhesimin e tyre pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

22:52
Dashuri dhe romanticitet pa ndikuar në xhep! Disa ide për takime romantike pa shpenzuar shumë…

Një takim romantik nuk ka nevojë të jetë i shtrenjtë për të qenë i paharrueshëm.

22:30
Zvicra planifikon rinovimin e rrjetit të bunkerëve bërthamorë të periudhës së Luftës së Ftohtë

Zvicra planifikon të rinovojë rrjetin e saj të bunkerëve të vjetër që u rezistojnë sulmeve bërthamore, që gjithnjë e më shumë po vlerësohen sidomos tani kur pasiguria në botë është rritur, veçanërisht pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës.

22:11
Emri/ Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg

Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitali Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.

22:01
“SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës”, Vuçiç: Ndëshkime do ketë edhe nga…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.

21:39
Zbardhet kalendari, njihuni me ndeshjet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026, ja kur “përplaset” Shqipëria me Serbinë

Shqipëria njohu sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

21:33
Mungesa e mundshme e energjisë, Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në sektorin e energjisë. Vendimi u mor nga shqetësimi se Rusia mund ta lërë Moldavinë këtë dimër pa furnizime të mjaftueshme me gaz. Moldavia është vend kandidat për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

21:21
Vjedhja spektakolare në hotel, “skifteri” merr çantën plot me euro, shpenzon mbi 7 mijë brenda pak orësh

Një person ka arritur që të futet në një hotel dhe të vjedhë i pa shqetësuar një çantë me një vlerë të madhe parash.

21:11
Nancy Pelosi shtrohet në spital, pësoi një dëmtim gjatë një udhëtimi zyrtar në Luksemburg

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është shtruar në spital pasi “pësoi një dëmtim” gjatë një angazhimi zyrtar në Luksemburg, njoftoi zëdhënësi i saj.

21:01
Sirianët të ngazëllyer, mijëra qytetarë në rrugët e vendit festojnë rënien e regjimit të Assad

Mijëra njerëz janë mbledhur ditën e sotme në Siri për të festuar rënien e regjimit të diktatorit, Bashar al-Assad.