14:27
Pas sulmit të fundit rus, Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve evropiane të nisin krijimin e një “ombrelle mbrojtëse ajrore”, pasi Rusia bombardoi sërish qytetin ukrainas Zaporizhia, duke plagosur të paktën 13 persona, mes tyre dy fëmijë.