E hënë, 22 Shtator 2025
19:02
U dënua me 20 vite burg për protestat në Kajro dhe përhapjen e lajmeve të rreme, presidenti i Egjiptit i jep amnistinë aktivistit britaniko-egjiptian

Një aktivist britaniko-egjiptian, i cili u dënua me 15 vite burg gjatë protestave në Kajro, është falur nga presidenti egjiptian.

18:58
Takimi ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të shërbejë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin ndërqeveritar për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme që u zhvillua në Monako.

18:54
Hetimet për krime lufte në Gaza/ SHBA hakmerret, pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë që që këtë javë të vendosin sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GNP), duke vënë në rrezik funksionimin e përditshëm të saj, në një hakmarrje ndaj hetimeve për krime lufte të dyshuara izraelite, raporton Reuters.

18:50
Avionët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë, paralajmëron Tusk: Nuk do të hezitojmë të sulmojmë objektet e huaja në territorin tonë

Polonia nuk do të hezitojë të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore dhe paraqesin kërcënim, por do të miratojë një qasje më të kujdesshme ndaj incidenteve që nuk janë të qarta, tha kryeministri polak Donald Tusk në një konferencë për shtyp të premten.

18:50
Kërkoi të bojkotonte performancën e grupit pro-palestinez, Dua Lipa shkarkon menjëherë menaxherin e saj: E papranueshme

Dua Lipa ka marrë një vendim të bujshëm, që po komentohet gjerësisht në median ndërkombëtare: këngëtarja me origjinë nga Kosova ka shkarkuar menaxherin e saj, David Levy, pas një përplasjeje të fortë për çështje që lidhen me mbështetjen për Palestinën.

18:44
Protestat masive në Milano, reagon kryeministrja Giorgia Meloni: E turpshme, dhuna nuk ka të bëjë me solidaritetin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën përpara Stacionit Qendror në Milano, gjatë një proteste pro-palestineze.

18:43
Fedez emocionon fansat në Milano, mesazh i papritur për Chiara Ferragni?

Reperi italian Fedez ndezi skenën e Forum Assago në Milano me një koncert të mbushur me energji, por edhe me një dimension të papritur personal.

18:39
“Lufta është një botë larg nesh”, qytetarët e Moskës rrëfejnë realitetin përtej frontit: Askush nga ata që njohim nuk po lufton

Jo shumë larg Sheshit të Kuq disa adoleshente që qeshin dhe kërcejnë në grup me një këngë pop perëndimore, ndërsa dikush i filmon për rrjetet sociale, ky është realiteti për rusët larg frontit të përgjakshëm të luftës ndaj Ukrainës.

18:32
“Pse nuk lironi hapësirën publike?”/ Braçe i përgjigjet qytetarit dhe publikon videon nga rruga e “Salës”: Do çlirohet çdo centimetër

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas ankesës së një qytetari lidhur me lirimin e hapësirave publike në rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur ndryshe si rruga e “Salës”. Qytetari u shpreh se premtimet për lirimin e hapësirave nuk janë zbatuar.

18:25
“Nuk jemi të interesuar në një garë armësh”, Putin: Rusia e gatshme të rinovojë marrëveshjen për armët bërthamore me SHBA-në

Rusia është e gatshme t’i përmbahet kufizimeve të përcaktuara në traktatin e Ri START mbi arsenalin e saj bërthamor për një vit shtesë pas skadimit të tij më 5 shkurt 2026, me kusht që Shtetet e Bashkuara të bëjnë të njëjtën gjë.

18:13
Italiania që u martua me veten: Nuk besoj më te martesa dhe burrat

Laura Mesi është gruaja nga Italia e cila para 8 vjetësh u martua me veten.

18:00
‘50 mijë dollarë për 12 cigare hashash’, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për shtetasin turk

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur garanci pasurore prej 50 mijë për shtetasin turk Emre Baris Serkan Ates, i cili u kap me 12 cigare me hashash rreth një muaj më parë.

17:59
Gazetari francez konfirmon Dembelen si fituesin e Topit të Artë, prestigjiozja ‘Marca’ ngre pikëpyetje: Të gjithë do të shokohen

Ashtu si çdo vit, edhe këtë edicion të Topit të Artë e paraprin një “traditë moderne”: rrjedhja e emrit të fituesit pak orë para ceremonisë zyrtare që mbahet sonte në mbrëmje në Paris.

17:57
Vranë 6 izraelitë në një stacion autobusi në Jeruzalem, ushtria izraelite lajmëron se do shkatërrojë shtëpitë e autorëve

Ushtria izraelite tha të hënën se do të shembë shtëpitë e 2 personave të armatosur palestinezë që qëlluan dhe vranë 6 persona në një stacion autobusi në Jerusalem në fillim të shtatorit.

17:49
Foto me cigare në ambient të mbyllur, ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin nga detyra

Ministrja e brendshme Albana Koçiu e nis detyrën me “dorë të hekurt” që në ditët e para të emërimit në pozicionin e ri.

17:40
Lamallari priti në takim Dumanin: Prezantova projektet e qeverisë. Reagon opozita: SPAK nuk është nën varësinë e ekzekutivit

Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka pritur sot në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani.

17:35
“Mbledhja e Këshilli Bashkiak të mbahet urgjentisht sot”, Teliti: Shkarkimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më shpejt

Dorian Teliti ka kërkuar mbledhjen sot ‘urgjente’ të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra si kryetari i Bashkisë Tiranë.

17:23
Teksa vijojnë luftën ndaj ekstremit të djathtë, vlerësimet e opinionit publik për Macron dhe Starmer vijojnë të “zhyten”

Keir Starmer dhe Emmanuel Macron janë bashkuar në një kauzë të përbashkët për të luftuar populistët e të djathtës.

17:20
Bregdeti i Semanit në flakë, era favorizon përhapjen e zjarrit, rrezikohet habitati i specieve të egra

Shkaqet e zjarrit janë të paqarta, ndërkohë era favorizon flakët.

17:12
80-vjetori i OKB, Spiropali: Shqipëria në krah të vlerave që prodhojnë siguri dhe integrim

Në New York ka nisur Asambleja e Përgjithshme e 80 vjetorit të Themelimit të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj, si dhe Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

17:06
Moska dhe Teherani nënshkruajnë marrëveshjen e re, dy shtetet do të ndërtojnë centrale bërthamore të përbashkëta në Iran

Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë marrëveshje këtë javë për të ndërtuar centrale të reja bërthamore në Iran, tha kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, siç raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

16:59
Hera e parë në 6 dekada, delegacioni sirian i udhëhequr nga presidenti Al-Sharaa merr pjesë në Asamblenë e OKB-së

Presidenti sirian, Ahmed al-Sarrah ka mbërritur në Nju Jork përpara pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u bërë udhëheqësi i parë sirian që e bën këtë që nga viti 1967, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA të Sirisë.

16:58
Aksident gjatë xhirimeve të Spider-Man, aktori Tom Holland transportohet në spital / Si paraqitet gjendja e tij

Aktori i njohur Tom Holland është lënduar gjatë xhirimeve të filmit më të ri të Marvel-it, “Spider-Man: Brand New Day”.

16:52
Detaje të reja nga grabitja ndaj 25-vjeçares ukrainase në Greqi: Shenjat e gishtave nuk i përkasin të riut shqiptar, hetimi do nisë nga e para

Një kthesë e papritur është shënuar në rastin e grabitjes së përgjakshme të 25-vjeçares ukrainase, që ndodhi të premten e kaluar në Halkidiki.

16:51
Gjykimi në Hagë, Kurti flet për herë të parë: Të presim procesin pa vlerësime politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të akuzuar për krime lufte, ka nisur thirrjen e dëshmitarëve të saj.

16:38
Ceremonia e Topit të Artë 2025, cilët janë favoritët kryesorë për të fituar çmimin prestigjioz në Paris

Sonte në Paris zhvillohet ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Topi i Artë 2025, ku yjet më të mëdhenj të futbollit botëror synojnë lavdinë individuale.

16:35
Nesër mbledhja për shkarkimin/ Mbrojtja e Veliajt: Këshilli Bashkiak nuk ka tagër ligjor për të marrë këtë vendim

Ka reaguar mbrojtja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak.

16:32
Përgatitet letra për Donald Trump, çfarë i kërkon Hamasi Presidentit amerikan në këmbim të pengjeve izraelite

Hamasi ka përgatitur një letër për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke i kërkuar atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të rreth gjysmës së pengjeve që mban, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane. 

16:30
Gjyqi ndaj të akuzuarve për trafik droge dhe organizatë kriminale, i pranishëm vetëm Bujar Ajeti/ Mbrojtja: Prokuroria s’ka prova konkrete

Sot zhvillohet procesi gjyqësor ndaj shtetasve Ismail Zemeli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga.

16:24
Të frikësuar nga një luftë e mundshme agresive në Europë, Gjermania bën gati planin: Do trajtohen një mijë ushtarë të plagosur në ditë

Forcat e armatosura të Gjermanisë po hartojnë plane për të trajtuar deri në 1,000 ushtarë të plagosur në ditë, duke u përgatitur për ndonjë rast konflikti të madh midis NATO-s dhe Rusisë , mes shqetësimeve në rritje për një përshkallëzim të mundshëm. 

16:20
37-vjeçari mbërriti i plagosur në spital, zbulohen dinamikat e ngjarjes së rëndë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë.

15:43
“Pikante” nga Sandër Ruçi/ Mjeshtri i humorit rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

Mjeshtri i madh i humorit, Sandër Ruçi, u rikthye në skenën e teatrit “Migjeni” me premierën e tij të radhës, “Pikante”, duke risjellë aktivitetin artistik në shtëpinë e madhe të artit shkodran e shqiptar.

15:33
UET me kampus të ri universitar/ Viti i 20 e gjen UET me hapësira dhe mundësi edukimi bashkëkohore

Nëntëmbëdhjetë vite më parë, më 20 shtator 2006, u themelua Universiteti Europian i Tiranës.

15:29
Moti shqetësues në Mesdhe, temperaturat e larta po sjellin pasoja të rënda

Gjatë dekadës së fundit, rajoni ka regjistruar temperatura të larta të sipërfaqes së detit, me pasoja që shkojnë përtej ekologjisë dhe prekin thelbin e ekonomisë dhe stabilitetit social.

15:17
“Sfidë siguria“/ Përfshirja e Shqipërisë në SEPA, Sejko: Duhet të plotësohet infrastruktura dhe të bëhet edukimi i publikut

Përfshirja e Shqipërisë në sistemin SEPA duke filluar nga 7 tetori dhe digjitalizimi i mëtejshëm i pagesave kanë bërë bashkë në një tryezë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë së bashku me bankat operative në vendin tonë.

15:05
E quajti abuzuesin seksual “mik të palëkundur”, organizata bamirëse e fëmijëve ‘dëbon’ Dukeshën e Jorkut

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, është përjashtuar nga një organizatë bamirëse për fëmijë, pas një e-maili në të cilin ajo e quajti abuzuesin seksual Jeffrey Epstein “mikun e saj të palëkundur”.

14:58
Opozita mban pezull Kuvendin/ Nuk dorëzon emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të saj në komisionet parlamentare

Opozita në Konferencën e Kryetarëve preferoi të mos çojë emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe anëtarëve të saj edhe pse i ka zgjedhur në mbledhjet e fundit të grupit te PD.

14:45
Pornografi me të mitur, prangoset 24-vjeçari në Fier/ Çfarë iu gjet në banesë

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Fier, me akuzën pornografi me të mitur.

14:41
“Autogolat e një opozite të ndryshkur”, Dash Sula ‘sulmon’ PD: Berisha kërkon rrëmujë që të mos i kujtojnë “Nenin Basha”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur pakënaqësitë lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në konferencën e kryetarëve.

14:21
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën e vërtetë pas verës së zgjatur me temperatura të larta.

14:18
Abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg 67-vjeçarin

Gjykata e Fierit, me kërkesë të Prokurorisë, ka dënuar me 25 vite burg 67-vjeçarin Xhevahir Veizi.

14:08
Mbretëria e Bashkuar nuk ndalet me planin e masave ndaj emigrantëve, ashpërsohen kushtet për të drejtën e qëndrimit

Partia Reform UK ka njoftuar një paketë masash të ashpra për migracionin, përfshirë shfuqizimin e të drejtës së migrantëve për të fituar Leje të Pacaktuar Qëndrimi (ILR) pas pesë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar.

14:04
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga sektori privat.

14:00
“Diella s’do marrë vendime”/ Rama për ministren me IA: Nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur

Startup Albania është prezantuar sot nga qeveria, një projekt që synon të jetë në mbështetje të sipërmarrjes së re.

13:44
“Deklarohej profesionist i lirë, kur ishte drejtor ekzekutiv në një kompani”, Berisha akuza Petrit Malajt: U bë ministër pasi certifikoi censusin e falsifikuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot ministrin e Financave, Petrit Malaj se ka falsifikuar dokumentet teksa mbante postin e drejtorit të AKB-së.

13:39
Analiza e ekspertit: 40 masat për shpëtimin e drejtësisë

Nga Dr.Klodian Rado

13:29
Katër banesa të vjedhura në Himarë, arrestohen disa persona/ Nis hetimi për një 18-vjeçare të përfshirë

Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vjedhjen e katër banesave në Himarë.

13:21
Zbulohet dokumenti sekret i 1972/ Kecat e ngordhur në Orosh u dërguan t’i konsumonin të burgosurit në Spaç

Nga Dashnor Kaloçi

13:20
“Nuk i kemi zgjidhur ende martesat online”, Rama: Divorcet janë më të thjeshta, flas nga përvoja, kam pasur disa

Kryeministri Edi Rama foli për martesat online, gjatë prezantimit të Platformës së re Start Up, duke treguar se ende nuk kemi arritur ta zbatojmë në vendin tonë.

13:16
Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Enver Petrovci

Aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci, është ndarë nga jeta sot në moshën 71-vjeçare.

13:11
Shumë më pak shitje se sa kanë mundësi që të prodhojnë fermerët: Specat mbeten në fushë

Ylli Kiçi është nga ata pak të rinj që ende punon tokat e fshatit Sulzotaj të Lushnjës, sot ai po shet ngarkesën e parë më speca, ndërkohë që realiteti duhet të ishte ndryshe, ai duhet të kish shitur më shumë se gjysmën e prodhimit.

13:09
“Marksizëm-Trumpizëm?” Përpjekja e Trump për një ekonomi të planifikuar është thjesht socializëm…

Nga Robert May, The Hill

13:03
ABI Bank feston 10-vjetorin/ Banka Amerikane e Investimeve raporton rritjen më të lartë në 10 vitet e fundit

Banka Amerikane e Investimeve festoi 10 vjetorin e saj në ambientet e Pallatit të Brigadave. Që prej vitit 2015, ABI Bank është rritur 10 – fish dhe në fund të vitit 2025 pas bashkimit me NOA pritet të arrijë në 2 miliardë dollarë.

12:57
“Vota e PD pro shkarkimit të Veliajt, Rama ta lejojë të flasë në Këshill”, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se opozita do të bojkotojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë.

12:42
Kërkesa e PD për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Balla: Peleshi s’ka bërë asnjë shkelje, opozita të sjellë sa më shpejt anëtarët e komisioneve

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës e cila në Konferencën e Kryetarëve kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, pas seancës që zgjati 30 minuta.

12:33
“Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

Drejtor Ekzekutiv i William Barnet & Son, Wulliam P. Barnet, bëri disa batuta me kryeministrin Edi Rama gjatë një konference të përbashkët për AI.

12:29
Kontrolle të befasishme në burgun e Peqinit, të dënuarit me burgim të përjetshëm i gjendet iPhone 16 në qeli

Të enjten e 18 shtatorit, rreth orës 04:45 të mëngjesit, forcat e sigurisë së IEVP Peqin ushtruan një kontroll të befasishëm me bazë informacioni operativ, ku kapën në flagrancë shtetasin Indrit Shaqja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim.

12:23
Revolta e ish-agjentit të Mossad-it: Hetoni financimet e Katarit për Netanjahun dhe llogaritë e familjes së tij në kriptovaluta. Hamasi u lejua të…

Historia e Udi Levi, për 14 vjet numri një i inteligjencës financiare të Mossad-it. Ai kërkon një hetim mbi marrëdhëniet financiare mes Netanyahut dhe Katarit, i cili dërgon para për Hamasin. Letrat nga Emiratet dhe fushatat e Bibi-t.

12:22
Të akuzuar për prostitucion dhe trafikim njerëzish, Gjykata e Fierit lë në burg dy të akuzuarit

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Orges Pukën dhe Klodiana Haskasën, të cilët u vunë në pranga disa ditë më parë nga policia e Fierit, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Prive”.

11:57
Debati në konferencën e kryetarëve, Gjekmarkaj: Po asgjësoni opozitën, nesër mund të sillni Qenin Rex si ministër

Në Konferencën e Kryetarëve, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka kërkuar ripërsëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë dhe votëbesimit të kabinetit.

11:49
Veliaj kërkoi të ishte i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kthen përgjigjen

Pas kërkesës së Erion Veliajt, për të qenë i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, ku do të votohet për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak, ka ardhur edhe përgjigja e këshillit.

11:35
Njohja e shtetit të Palestinës, reagon SHBA: Po bëjnë show, ne diplomaci serioze

Shtetet e Bashkuara reaguan pas vendimit të disa aleatëve kryesorë, përfshirë Britaninë, Australinë dhe Kanadanë, për të njohur shtetin e Palestinës.

11:31
A do ta mbrojë Donald Trump Europën nëse sulmohet nga Rusia? Ja si përgjigjet presidenti amerikan

Raportet e përsëritura për ndërhyrje ruse në hapësirën ajrore të NATO-s kanë intensifikuar diskutimet rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara nëse Moska ndërmerr veprime të mëtejshme agresive kundër vendeve evropiane.

11:30
Von der Leyen, sërish mocion mosbesimi: Marrëveshja me Trump, katastrofike për BE-në

Vetëm pak më shumë se dy muaj nga mocioni i mosbesimit ndaj saj dhe kabinetit që drejton, Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian përballen me një situatë të ngjashme.

11:26
NATO-ja forcon krahun lindor: Vendoset sistem i integruar kundër dronëve

Pas ndërmarrjes së operacionit Roja Lindore në vazhdën e depërtimit të dronëve rusë në Poloni më 10 shtator, tetë vende të NATO-s kanë ofruar mjete dhe personel, përfshirë avionë luftarakë, helikopterë, anije dhe forca speciale, me qëllim forcimin e pranisë, bashkëpunimit dhe fleksibilitetit ushtarak përgjatë atij që po shihet tani si kufiri më i rrezikuar i aleancës.

11:19
Ermal Dredha dha dorëheqjen/ Elis Halili do drejtojë Vlorën deri në zgjedhjet e reja

Ashtu siç pritej, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur në mbledhjen e radhës, Elis Halilin si Kryetar të përkohshëm të Bashkisë së Vlorës.

11:19
“Kemi gjetur përgjigjen e autizmit”/ Administrata Trump pritet të njoftojë sot se përdorimi i paracetamolit nga gratë shtatzëna lidhet me rrezikun e…

Administrata Trump pritet të bëjë sot njoftime që lidhin përdorimin e ilaçit të njohur Tylenol – i njohur si acetaminofen në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara – nga gratë shtatzëna me një rrezik në rritje të autizmit, sipas Washington Post.

11:15
Lajmet për Pentagonin duhet të miratohen nga Qeveria para se të publikohen, reagojnë ashpër mediat ndërkombëtare: Kufizon lirinë e informacionit

Ministria amerikane e Mbrojtjes tashmë u kërkon gazetarëve të akredituar që ajo vetë të miratojë publikimin e çdo informacioni që e prek atë, qoftë i klasifikuar apo jo.

11:05
Prezantohen së shpejti në Monaco dy mega jahtet e projektuara nga Giorgio Armani

Për vite me radhë, vizioni i Giorgio Armani-t ka qenë transferimi i filozofisë së dizajnit Armani në sektorin e jahteve luksoze.

10:56
Dhëndri ushtron presion psikologjik ndaj vjehrrës, kjo e fundit e denoncon. Pajiset me urdhër mbrojtjeje

Një 46-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-vjehrrës së tij.

10:51
PS ndan deputetët në komisione, Balla kërkon disiplinë: Mos mungoni në mbledhje

Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione.

10:50
Takimi i Trump dhe Musk në funeralin e Charlie Kirk, zbulohet biseda mes presidentit amerikan dhe themeluesit të Teslës

Presidenti Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk të dielën, disa muaj pas grindjes së tyre të rrëmujshme publike.

10:40
Dhunohet nga bashkëmoshatarët 14-vjeçari në kryeqytet, ende asnjë gjurmë nga të miturit

Një 14-vjeçar është dhunuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

10:36
Greqi/ Varrosi të ëmën 4 vite më parë, por nuk tregoi për t’i marrë pensionin, 62-vjeçarja: Më duheshin para, shqiptari më ndihmoi…

“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur kjo ndodhi, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janisit, shqiptarit, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to.”

10:24
Shisnin kokainë në Valias, dy të arrestuar në Kamëz

Dy persona të cilët shisnin lëndë narkotike janë arrestuar në Kamëz.

10:23
Vrasja e Liridona Ademajt, mbahet sot seanca gjyqësore për ish-bashkëshortin e saj/ Naim Murseli: Nuk e kam pranuar në asnjë moment krimin

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen ish-bashkëshortes së tij e Liridona Ademajt, ndodhet sot përpara trupit gjykues dhe ekspertit të psikiatrisë forenzike.

10:16
Lihet në burg 38-vjeçari që abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses, ja çfarë deklaroi në Gjykatën e Elbasanit

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 38-vjeçarin, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

10:15
Tajfuni Ragasa kërcënon Filipinet me erëra që arrijnë shpejtësinë 250 km/orë, evakuohen disa zona

Autoritetet në Filipine dhe Tajvan janë në gatishmëri të lartë për Supertajfunin Ragasa (ose Nando) teksa ai po shkon drejt Kinës kontinentale, duke u shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

10:13
“Të mbyllim negociatat brenda 2027″/ BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Punojmë me të gjithë aktorët për objektivin ambicioz të anëtarësimit

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj për mandatin e ri qeverisës. 

10:04
Italia në grevë të përgjithshme në solidaritet me popullin palestinez

“Sindikatat autonome bazë” të Italisë po bëjnë sot grevë në të gjithë sektorët e transportit publik dhe privat, në një shfaqje solidariteti me popullin palestinez.

10:01
Britania paralajmëron Izraelin: Mos u hakmerrni për njohjen e shtetit palestinez

Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Yvette Cooper, ka paralajmëruar Izraelin që të mos hakmerret për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetin e Palestinës, duke e ndaluar veçanërisht aneksimin e territoreve në Bregun Perëndimor.

09:58
38-vjeçarja denoncon zhdukjen e mbesës, familjarët nuk kanë kontaktuar prej dy ditësh

Një 38-vjeçare ka denoncuar humbjen e mbesës së saj 21-vjeçare, pasi prej dy ditësh nuk kanë kontakte me të.

09:49
Marrëveshja për ngrirjen e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, presidenti i Koresë së Jugut: Do të ishte e pranueshme

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, tha në një intervistë për BBC se do të pranonte një marrëveshje të mundshme midis Donald Trump dhe Kim Jong Un që do të ngrinte prodhimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, edhe nëse nuk përfshin denuklearizim të plotë.

09:38
Kishin kthyer banesën me qira në ‘strehë’ prostitucioni në Durrës, arrestohen tre kineze

Fenomeni i prostitucionit po vazhdon të zgjerojë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tij në bregdet, policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për qëllime fitimi.

09:35
Lufta në Ukrainë, tre të vdekur në një sulm rus në Zaporizhia

Një sulm ajror rus në qytetin juglindor ukrainas të Zaporizhias vrau tre persona dhe plagosi dy të tjerë herët të hënën, thanë zyrtarët.

09:28
Shirat e rrëmbyeshëm përfshijnë Spanjën, një i vdekur nga përmbytjet në Katalonjë

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën Katalonjën në verilindje të Spanjës të dielën shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke, ku të paktën një person vdiq, sipas autoriteteve lokale.

09:17
Do kandidojë PD për kryebashkiak në Tiranë? Ngjela: Berisha do nxjerrë një shkak qesharak…

Analisti Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e Sali Berishës, i cili u shpreh se Partia Demokratike nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë.

09:04
Vazhdojnë operacionet kundër kultivimit të kanabisit, 8028 bimë të asgjësuara dhe 5 kryetarë fshatrash të proceduar penalisht

Operacioni i koduar “Koordinata” ka vijuar me intensitet në qarkun Shkodër, duke goditur kultivimin e bimëve narkotike.

08:39
Aksident i rëndë në Fier, përfshihen tre automjete. Një person përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen.

08:37
“Gjobë dhe…”/Vendosën të notonin në kanalin e Venedikut në Venencia, autoritetet marrin masa për çiftin

Një çift me pushime në Venecia vendosi t’i thoshte lamtumirë qytetit duke u zhytur në Kanalin e Madh dhe më pas u gjobitën dhe u urdhëruan të largoheshin nga qyteti për 48 orë.

08:11
Diella merr pjesë në Forumin e Nismës për Investime të Ardhshme, Rama publikon mesazhin/ Ministrja e re: Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh të ministres së re Diella, pas njoftimit se ajo mori pjesë në Forumin e Nismës për Investime të Ardhshme.

08:03
Parashikimi i motit/ Java nis me kthjellime, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale

Kjo e hëna parashikohet të jetë me mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë as vranësirat lokale.

07:44
Legjenda e tenisit rrëfen jetën pas hekurave: Burgu ishte beqaria më e gjatë që nga mosha 15-vjeçare

Legjenda gjermane e tenisit, Boris Becker, ka ndarë për herë të parë rrëfimin e tij të plotë për jetën, në një intervistë dhe libër të ri autobiografik të titulluar Inside.

07:26
Një çaj, një takim dhe një refuzim/ Çfarë ndodhi mes babë e bir, Mbreti ia bën të qartë Princit Harry: Angazhimet…

Mbreti Charles III ka përjashtuar çdo mundësi që Princi Harry të rikthehet në familjen mbretërore në një rol zyrtar, duke hedhur poshtë idenë e një angazhimi “gjysmë brenda, gjysmë jashtë”.

07:11
Nga rrëfimi i Erika për momentet e fundit me Charlie në spital, te falja e autorit dhe takimi i Trump me Musk, çfarë ndodhi në Arizona (E plotë)

Presidenti Donald Trump, Zëvendëspresidenti JD Vance dhe një sërë zyrtarësh të lartë të administratës u zotuan të dielën se misioni i aktivistit konservator të vrarë Charlie Kirk do të bëhet edhe më i fortë pas atentatit ndaj tij.

07:05
Gruaja e Charlie Kirk ngre në këmbë stadiumin në Arizona: E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim

E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma.

00:45
“Autori, përbindësh i ftohtë dhe i radikalizuar”, Donald Trump flet në ceremoninë e Charlie Kirk: U vra se tha të vërtetën që kishte në zemër

Presidenti Donald Trump është ndër të paktët folës që iu referua drejtpërdrejt vrasësit të dyshuar të Charlie Kirk, të cilin e quajti një “përbindësh i ftohtë dhe i radikalizuar” në momentet hapëse të fjalimit të tij.

00:10
VIDEO/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk ribashkon Trump dhe Elon Musk, shtrëngojnë duart në suitën private

Presidenti Donald Trump dhe drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, u ribashkuan gjatë ceremonisë përkujtimore për aktivistin konservator dhe themeluesin e Turning Point USA, Charlie Kirk, disa muaj pas prishjes së tyre publike.

00:00
“Kjo nuk është një ceremoni mortore, por një “ringjallje” e Charlie Kirk”, zv.Presidenti JD Vance: Sot flasim për mikun tonë më shumë se kurrë

Zv.Presidenti JD Vance mbajti një fjalim emocional dhe sfidues në shërbesën përkujtimore të Charlie Kirk, duke e përshkruar ngjarjen jo si një moment zie, por si një ringjallje të trashëgimisë dhe besimit të aktivistit konservator.

E diel, 21 Shtator 2025
23:25
Humbi djalin në tragjedinë hekurudhore të Tempit, qindra qytetarë i bashkohen grevës së babait shqiptar para Parlamentit grek

Sheshi përpara Parlamentit grek në Athinë u mbush plot të dielën nga qindra qytetarë dhe dhjetëra shoqata që shprehën mbështetjen e tyre për Pano Ruci, babain me origjinë shqiptare që humbi djalin e tij Denis në tragjedinë hekurudhore të Tempit.