E hënë, 29 Shtator 2025
21:06
Blair, miliarda dhe asnjë aneksim nga Izraeli, zbardhen 20 pikat e planit të Trump për paqen në Gaza

Plani me 21 pika për paqen i ofruar nga Trump për Izraelin dhe Hamasin, u modifikua pak orë para takimit të presidentit amerikan me kryeministrin izraelit dhe mbetën vetëm 20 pika.

20:59
“Sot është ditë e madhe për të gjithë botën”, Trump: Jemi shumë afër arritjes së paqes

Presidenti Donald Trump doli pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën duke thënë se ishte “afër” arritjes së paqes në Lindjen e Mesme.

20:53
Takimet e Begajt dhe Spiropalit me Trump dhe Rubio/ Ambasada e SHBA: Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë një postim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

20:53
Konferenca me Netanyahun, Trump: Vendet myslimane janë zotuar të demilitarizojnë Gazën, trupat e pengjeve do të kthehen menjëherë

Vendet myslimane janë zotuar të demilitarizojnë Gazen, tha Trump në konferencë për shtyp me Netanyahun.

20:51
Gruaja godet me pjatë burrin në Korçë, përfundon në spital

Një konflikt është regjistruar vetëm pak minuta më parë në lagjen 18 në Korçë.

20:38
Netanyahu kërkoi falje për vrasjen e diplomatit gjatë sulmit në Doha, zyra e kryeministrit publikon tekstin e bisedës telefonike me homologun e tij

Zyra e Kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu publikoi një deklaratë të bisedës telefonike të Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu me kryeministrin e Katarit, në të cilën Netanyahu shprehu keqardhje për vdekjen e një qytetari të Katarit.

20:34
“Pse ndeze dritat e gjata”/ Zbardhet sherri që çoi në vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë, autori e ndoqi dhe i bëri pritë

Kamber Sulçaj, është shpallur në kërkim nga policia si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarki.

20:27
Aksidenti i katërfishtë në Vlorë, një pasagjere e plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti” në Vlorë.

20:26
Trump prezanton planin 20-pikësh për paqe në Gaza: Synon çradikalizimin dhe sigurinë rajonale

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një dokument zyrtar ku Presidenti Donald Trump paraqet planin e tij të quajtur “Plani Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza”.

20:24
Gjermania shkurton ndihmën e huaj/ I bie “me sëpatë” fondeve për zhvillimin

Gjermania do të japë më pak para për ndihmën për zhvillimin: Me votat e koalicionit qeverisës të CDU/CSU dhe SPD, Bundestagu gjerman vendosi shkurtimin e buxhetit të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me 10.31 miliardë euro, një tkurrje kjo prej më shumë se tetë përqind.

20:22
Vendi i parë në BE, Greqia i vendos kufizime të miturve për rrjetet sociale

Greqia pritet të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendos kufizime të drejtpërdrejta për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.

20:22
Trump sulmon sërish kandidatin demokrat për bashkinë e Nju Jorkut: Nëse komunisti gënjeshtar fiton, nuk do marrë asnjë kacidhe nga unë

Sa herë që mendoni se Donald Trump “ka mbaruar”, rezulton se mund të ketë edhe më keq.

20:22
“Dronë hungarezë mbi Ukrainë, edhe..?” Orban provokon Kievin: Nuk është shtet sovran

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, i njohur për qëndrimet e tij miqësore ndaj Kremlinit, ka deklaruar se “Ukraina nuk është një vend sovran”, në një kohë tensionesh të rritura mes Budapestit dhe Kievit, por edhe midis Budapestit dhe Bratislavës.

20:17
“Kurti u tregua i pamatur”, analistët kritikojnë kryeministrin në detyrë për deklaratat e fundit në lidhje me SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

19:57
Rritja ekonomike 3.5%/ Ndikuan pagat e administratës, bujqësia dhe industria në rënie të ndjeshme

Rritje ekonomike në Shqipëri por pa bujqësi e industri. Është kjo pasqyra e ekonomisë së vendit tonë në tremujorin e dytë të vitit teksa prodhimi i brendshëm bruto arriti në 3.51% sipas të dhënave të raportuara nga Instituti I Statistikave.

19:55
Të shtënat në kufi nga pjesa e Kosovës, Mali i Zi notë proteste në ambasadë

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar sot një notë proteste Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skive, Hajlla-Shtedim, pranë kufirit mes dy vendeve.

19:40
Sulmi izraelit në Doha që i mori jetën diplomatit të Katarit, zyrtarët izraelitë konfirmojnë se Netanyahu i kërkoi falje homologut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi falje Katarit për sulmin në Doha, ndërsa ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, sipas një burimi izraelit.

19:21
Shkëlqim Hajdari zgjidhet kryetar i Asamblesë së Shoqatës “Tirana”

Këtë të hënë u bë konstituimi i shoqatës “Tirana”.

19:11
Ekspertët e OKB-së dënojnë ekzekutimet në Iran, 1000 të vrarë për 9 muaj

Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë thënë se janë të tronditur nga një rritje dramatike të numrit të ekzekutimeve në Iran, me më shumë se 1,000 njerëz të vrarë gjatë nëntë muajve të vitit 2025.

19:05
Merreshin me mashtrime, trafikim droge dhe prostitucion në Mianmar, gjykata kineze dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi në Mianmar.

18:40
“Ftesë në 5“/ Lot dhe emocione të forta, Niada Saliasi në një rrëfim personal. Olta Gixhari surprizon aktoren

Aktorja e njohur Niada Saliasi ishte e ftuar këtë pasdite në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

18:30
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim çobani 48-vjeçar, si nisi sherri që përfundoi në krim

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi pak ditë më parë në Tepelenë.

18:30
Shqipe Hysenaj për Parashqevi Simakun: Jam shokuar kur e mora vesh që…

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e Për’Puthen, ka bërë një deklaratë të fortë për këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku.

18:10
VIDEO/ Tmerri i ‘Myslym Shyrit’, i mituri që grabit bizneset natën, arrestohet dhe lirohet për shkak të moshës

Këto pamje të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë një të mitur që është kthyer në tmerrin e bizneseve, sidomos në zonën e ‘Myslym Shyrit’ në kryeqytet.

18:01
Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trump, presidenti: Jam i bindur se paqja në Gaza do të arrihet shumë shpejt

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë dhe është pritur nga Presidenti Donald Trump.

18:00
Noka përmend raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve, Balluku: Ju keni kryetarin non grata nga DASH, është për ju Bibël apo jo?

Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur sot në Kuvend deputetit të opozitës, Flamur Noka, lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë.

17:52
Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, makina del nga rruga dhe përfundon në oborrin e një shtëpie

Një aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Lushnjë-Çermë në afërsi të fshatit Konjat pasi një automjet ka dalë disa dhjetëra metra nga rruga dhe ka përfunduar ne tokat përgjatë autostradës.

17:48
Lufta financiare Rusi–BE, Putini kërcënon me sekuestrim të 150 miliardë dollarëve të kompanive perëndimore nëse përdoren asetet e ngrira ruse

Kremlini ka paralajmëruar masa hakmarrëse pas propozimit të kancelarit gjerman Merz për përdorimin e rezervave të ngrira ruse për financimin e Ukrainës.

17:41
SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi kundër taksistit

Reperja plus-size Dunk Demos, e njohur gjithashtu si Dazhua Blanding, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me kompaninë Lyft, pasi ngriti një padi për diskriminim ndaj një shoferi që refuzoi ta merrte në automjet për shkak të peshës së saj.

17:37
Automjeti i shërbimit sekret merr flakë jashtë Shtëpisë së Bardhë, policia mbyll rrugët dhe nis hetimet

Një automjet i Shërbimit Sekret u përfshi nga flakët jashtë Shtëpisë së Bardhë sot, duke shkaktuar mbyllje rrugësh përpara vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi Just the Neës.

17:32
“Më kanë prishur shtëpinë dhe s’kam marrë lekë”/ Deklarata e vlonjatit jashtë mbledhjes së këshillit bashkiak: Kam 5 vite…

Mbledhja e Këshillit bashkiak të Vlorës gjatë paradites së sotme u ndërpre dhunshëm nga një protestë.

17:31
“Kam mbi 6 vite pa dalë më një mashkull”, ish-konkurrentja e Për’Puthen, Shqipe Hysenaj habit me deklaratën

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e Për’Puthen, ka habitur me deklaratën e saj, pas një diskutimi për marrëdhëniet dashurore.

17:29
1 vit pas stuhisë shkatërruese ‘Dana’, Valencia goditet sërish nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet

Shira të rrëmbyeshëm goditën Valencian dje dhe sot, vetëm 11 muaj pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga stuhia Dana në tetor të 2024-ës.

17:17
Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa SHBA-të çojnë përpara planin e ri të paqes në Gaza

Donald Trump pritet të çojë përpara një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund luftës Izrael-Gaza, teksa do të takojë sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

17:14
Trump nuk kursen as industrinë e filmit, vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

Në një deklaratë të re, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kthyer sytë nga prodhimi ndërkombëtar i filmave, duke njoftuar një tarifë 100% për të gjithë filmat e xhiruar jashtë tokës amerikane.

16:53
“S’do kesh më nevojë të punosh”/ Si bandat i ofruan gazetarit një shumë marramendëse për të hakuar BBC-në

Si shumë gjëra në botën e errët të krimit kibernetik, një kërcënim nga brenda është diçka me të cilën shumë pak njerëz kanë përvojë.

16:52
Ministrja Spiropali takon VanHorn: Të jemi të përgatitur për të përballuar sfidat, bashkëpunim për sigurinë dhe luftën kundër krimit

E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

16:49
Putin dekreton draftin ushtarak, kërkon 133 mijë rekrutë të rinj për ushtrinë në vjeshtë

Fushata e rekrutimit në vjeshtë në ushtrinë ruse synon të sjellë rreth 135,000 të rinj të moshës 18 deri në 30 vjeç, sipas një dekreti të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin të hënën.

16:41
Kandidati për Tiranën, Shehaj i vendos kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata nëse vini me emër nga PD

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se ka një kusht për kandidatin e opozitës në zgjedhjet lokale për Tiranën, të mos jetë emër nga Partia Demokratike.

16:27
Burri britanik vret gruan pas një grindjeje për peshën gjatë shtatzënisë

Një burrë britanik ka vrarë gruan e tij në Los Angeles, pasi ata u grindën për shkak të dështimit të saj për të humbur peshën që kishte shtuar gjatë shtatzënisë.

16:18
U dorëhoqën dy muaj më parë, Bashkia e Durrësit hap garën për drejtorët e rinj

Bashkia e Durrësit ka shpallur sot pozicionet e lira të punës për Drejtorin Ekonomik dhe Drejtorin e Shërbimeve Sociale.

16:10
Trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 8 vjet burg Shkëlzen Dacin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

16:08
Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

Tyler Robinson, 22 vjeç, i akuzuar për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk, pritet të dalë në gjykatë këtë të hënën në një seancë vendimtare në qytetin Provo, Utah.

15:50
Ekskluzive/ Opsioni i rrallë, Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë… “të vegjël”. FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin për ndeshjen e 11 tetorit

Vendimi i FIFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet më 11 tetor në Leskovc të Serbisë është çështje orësh tashmë.

15:40
Queer Film Festival/ Nis sonte edicioni i 6-të dhe do të shtrihet në 11 qytete, i vetmi festival i zërave LGBTQI+

“Queer Film Festival” çel sonte në mbrëmje edicionin e gjashtë, i cili ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë do të shpërndahet në 11 qytete të vendit.

15:32
Protesta për UÇK / Pas Prishtinës e Hagës, do të organizohet në Tiranë më 17 tetor

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vijojnë pas Prishtinës dhe Hagës, në kryeqytetin shqiptar.

15:31
“Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Besart Xhaferrit: Ke qenë listëmbyllur ti, e ke marrë falas karrigen

Deputetja e re socialiste Sara Mila, i është drejtuar deputetëve të opozitës me ironi, kur ata kërkuan që në Kuvend të mbahej një seancë normale.

15:24
4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë para cash

Informaliteti, ulja e besimit në banka, shmangia e komisioneve dhe taksave si dhe tradita e të mbajturit para nëpër duar, janë këto arsyet që po I nxisin më shumë qytetarët drejt cash-it.

15:19
E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua ditën e sotme me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas kthimit të kryediplomates shqiptare nga SHBA ku mori pjesë në punimet e  Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.

15:16
FOTOT/ Deputetet e Fierit marrin “kontrollin” e grupit të PS në Kuvend, Zegjine Caushi dhe Kiduina Zaka i japin leksione opozitës. Ç’nuk u pa nga seanca

Seanca e sotme parlamentare duket një fotokopje e seancave të fundit, ku deputetët e opozitës kërkojnë rikthimin e debatit për programin e qeverisë, ndërkohë që shumica vijimin e procedurës me miratimin e projektligjeve të rendit të ditës.

15:08
Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

15:03
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, nënkryetari Sula: T’i rikthejmë në shërbim të komunitetit gjithë arteriet kryesore

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, sëbashku me përfaqësues të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe strukturave të Policisë Bashkiake ndoqën nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën e Laprakës, në njësinë 11.

14:58
Opozita braktis seancën, Korreshi futet në sallë dhe shtanget, Balla e ironizon: S’e ke marrë vesh akoma? Ikën ata

Opozita edhe këtë seancë ka zgjedhur që të largohet dhe braktisë punimet, ndërsa fjalën e kishte marrë kreu i grupit të PS Taulant Balla.

14:31
Veliaj kundërshtoi sot në Kushtetuese shkarkimin e tij, qeveria njoftoi KQZ në 25 shtator

Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është njoftuar me shkresë zyrtare KQZ.

14:09
“O kryetar, ju s’na jepni fjalën, ne hallexhinjtë vjedhin naj 2 minutsh”, Korreshi mes ironish kërkon anulimin e seancës: E bëtë programin si çizme me gisht

Deputeti i PD, Sajmir Korreshi i ka kërkuar mazhorancë që të anulohet seanca e 12 shtatorit, ku u miratua me votat e PS programi qeverisës pasi opozita u largua, dhe të rimbahet.

14:05
“Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim”, ministri gjerman Pistorius: Prioritet i Europës duhet të jetë mbështetja e Ukrainës

Ministri gjerman Pistorius thekson se Vladimir Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe se përpjekjet diplomatike për marrëveshje paqeje mbeten të pafrytshme.

14:02
Zgjedhjet në Moldavi, Bajram Begaj uron presidenten Maia Sandu për fitoren

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë të djelë.

13:46
Debati në Kuvend, Gjekmarkaj- Peleshit: Mos bëj edukatorin e opozitës, e keni kthyer këtë sallë në…

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha sot se Parlamenti nuk është më një sallë ku bëhet debati politik, por është kthyer në një seancë ku miratohen procesverbalet.

13:43
“Kthehuni në normalitet, se vetëm keni ofenduar”, deputetja Zegjine Çaushi ironizon kolegët e opozitës: Dhe ju si Gazi do përfundoni

Deputetja e PS, Zegjine Çaushi, nga salla e Kuvendit, u është drejtuar kolegëve të saj të opozitës, duke u thënë që të rikthehen në normalitet dhe të vijohet seanca sipas rendit.

13:24
Gjendet drogë dhe një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se i përket të dënuarit përjetë Laert Haxhiu

Një telefon dhe lëndë narkotike është gjetur në burgun e Drenovës.

13:16
Nis seanca plenare/ “Po talleni me shqiptarët”, opozita kërkon debat me mocion, Peleshi-Nokës: Do ndërpritet fjala nëse s’është për procesverbalin  

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku që në çelje PD ka kërkuar që të kalojë kërkesa e tyre për debat me mocion.

13:03
Profesori italian prej dy muajsh në burgun e Fierit, flet gruaja e tij: Aksidenti kur po shkonim në një dasëm, apeli për Giorgia Melonin

Intervistë me Vanessa Castelli, partneren e Michele D’Angelo-s, profesor i Biologjisë në Universitetin e Aquila-s, i ndaluar prej gati dy muajsh pas një aksidenti rrugor në Fier. Nga qelia, zëri i tij: “Nuk dua privilegje, por respektim të të drejtave themelore”. Apel për Giorgia Meloni: “Të angazhohet që procesi të transferohet në Itali”.

13:00
Veliaj dorëzon padinë në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit nga Qeveria dhe Këshilli Bashkiak, ja argumentet e ish-kryebashkiakut

Mbrojtja e Erjon Veliaj po bëhet gati të dorëzojë padinë në Kushtetuese, pas shkarkimit nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

12:59
“Veliaj nuk e pranoi pazarin që i ofroi Rama”, Berisha: Kukulla në Presidencë do firmosë që sot datën e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike e ka komentuar si një refuzim nga ana e Veliajt të paktit të ofruar nga Rama, faktin që kryebashkiaku i është drejtuar Kushtetueses.

12:50
Kongresi i Nanoteknologjisë/ “Nuk është një luks, por nevojë”, Rama zbulon aspiratën e radhës: Brenda dekadës tjetër, Shqipëria do të…

Kryeministri Edi Rama tha sot se synimi dhe aspirata e qeverisë shqiptare është fokusimi dhe investimi te teknologjia, për të mundësuar edhe studimin e saj në shkollat shqiptare.

12:41
Shkarkimi nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës/ Hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Veliaj”, zgjidhet relatorja

Procesi i parë paraprak në ngarkim të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij zgjati fare pak, aq sa iu nevojit gjyqtares për të kryer apelimin e të akuzuarve.

12:30
“Shqipëria ka ministren e parë me AI, po bëhemi pjesë e projektimit të së ardhmes”/ Rama: Diella nuk është lodër, nëpërmjet saj…

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria është një vend që guxon, dhe inteligjenca artificiale është përparësi kyçe për vendin tonë.

12:26
Më pak prodhim nga ullinjtë, moti është shkaktari kryesor i rënies së prodhimit në këtë sezon

Në pemë këtë vit ka më pak ullinj. Një nga kulturat më të rëndësishme bujqësore në vend, për fermerët nuk ka pasur prodhimin e duhur këtë sezon.

12:23
994 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë, INSTAT: Shifrat janë 10% më të larta se një vit më parë

Shifrat e INSTAT treguan që këtë vit ka qenë më i lartë numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit gjatë verës.

12:19
“O mashtrusa, ulu aty dëgjo. Jam vlonjat, s’ka shanse që…”, momentet e tensionit në mbledhjen e Këshillit bashkiak, i riu hap derën me forcë dhe kërcënon zyrtarët

Me tensione dhe incidente është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

11:59
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Policia “blindon” Gjykatën e Lezhës, portugezi përballet sot me nënën e Edmod Haxhisë

Ruben Sariva, portugezi i cili është marrë i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin, po përballet këtë të hënë në gjykatë me nënën e Edmod Haxhisë dhe një të afërme të tij.

11:52
Incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, i riu futet me forcë në sallë, ndërhyn policia

Me tensione dhe incidente është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

11:45
Apeli i GJKKO i heq masën e sigurisë avokatit Besart Logu, i ndalohet ushtrimi i përkohshëm i profesionit

Apeli i GJKKO i ka hequr masën e arrestit në shtëpi avokatit Besart Logu, i cili akuzohet nga SPAK se i ka marrë 8 mijë euro një klienti italian me qëllim për të ndikuar tek organet e drejtësisë për çështjen e tij.

11:38
Dosja “Partizani” në GJKKO, Sali Berisha nuk paraqitet në seancë, dhëndri i tij prezent

Nis seanca e dosjes “Partizani”, ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha.

11:33
Konferenca e Kryetarëve, Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me shkarkimin e drejtuesit të Kuvendit, Niko Peleshi.

11:30
Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako: Lamtumirë nëna ime

Është shuar sot në moshën 88-vjeçare soprano e njohur, Luiza Papa Çako.

11:24
“Dua të martohem sa më shpejt”/ Vittorio Sgarbi rikthehet fuqishëm pas betejës me depresionin

Pas disa muajsh mungese të gjatë dhe zërash për shëndetin e tij, kritiku i njohur i artit dhe figura e njohur e politikës italiane, Vittorio Sgarbi, është rishfaqur në publik. Rasti ishte pjesëmarrja e tij në zgjedhjet rajonale në rajonin Marche, ku ai jeton prej vitit 2017.

11:18
Parandalohet trafikimi i një të miture drejt Kosovës, arrestohet në Morinë 22-vjeçari nga Berati, pranga edhe mikut të tij

Një tentativë për trafikim të një të miture drejt Kosovës është parandaluar në pikën kufitare të Morinës, falë veprimit të shpejtë të Policisë Kufitare.

11:14
Sot pritet seanca e Veliajt në GJKKO, avokatët e tij kërkojnë shtyrjen, zbardhen detajet

Këtë të hënë në ora 12;00 është parashikuar të mbahet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt dhe 30 të pandehur të tjerë, mes të cilëve 12 janë OJF dhe shoqëri.

11:11
Moldavia voton për Evropën, partia pro-Brukselit fiton me 50.03%. Opozita e mbështetur nga Moska bënë thirrje për protestë

Ditën e djeshme në parkun përpara ndërtesës së qeverisë së Moldavisë, të moshuarit shisnin suvenire të epokës sovjetike, buste të Leninit dhe medalje të Ushtrisë së Kuqe, për një publik që shpesh fliste vetëm rusisht.

10:56
Lufta e re ka nisur, ish-kreu i MI5 zbulon përplasjen e fshehtë mes Britanisë dhe Rusisë

Mbretëria e Bashkuar mund të jetë tashmë në një gjendje lufte me Rusinë për shkak të intensitetit të sulmeve kibernetike, sabotimeve dhe aktiviteteve të tjera armiqësore të orkestruara nga Moska, sipas Eliza Manningham-Buller, ish-drejtore e Shërbimit Sekret të Sigurisë Britanik (MI5).

10:43
Kongresi i Nanoteknologjisë, Ministrja Diella mban fjalë përshëndetëse para të ftuarve: Njerëzimi guxon të mësojë

Kryeministri Edi Rama është sot pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja.

10:40
Deputetë, gazetarë dhe tifozë u bllokuan në aeroport/ Ndeshja e 2014 në Beograd, ish-ambasadori: Negociuam për rreth dy orë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka, ka rrëfyer disa detaje në lidhje me atë që ka ndodhur në Beograd në 2014, në ndeshjen e cila u kthye në një betejë dhune.

10:36
Debati në Konferencën e Kryetarëve, PD nuk heq dorë nga kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit, Gjekmarkaj: Na vodhët tre komisione

Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me shkarkimin e drejtuesit të Kuvendit, Niko Peleshi.

10:34
Samiti informal i BE-së, Danimarka ndalon fluturimet e dronëve civilë në të gjithë vendin

“Ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë nga e hëna deri të premten”, njoftoi të dielën Ministria Daneze e Transportit.

10:30
Ndeshja Shqipëri-Serbi në 2014/ Olsi Rama zbulon bisedën me policin serb: Kishin caktuar në stadium forca që dinin shqip, më tha…

Olsi Rama ka rrëfyer të tjera detaje nga ajo ndeshje famëkeqe e 2014 mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku serbët e shndërruan stadiumin në një fushëbetejë.

10:22
Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe.

10:20
E rëndë/ Policia arreston 37-vjeçarin në Elbasan, i riu gëlltit qesen me lëndë narkotike

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar më 27 shtator, në aksin rrugor Bradashesh–Elbasan, ku shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndaluan një automjet me xhama të zinj, për kontroll të dokumentacionit.

10:15
Takimi që mund të ndryshojë fatin e Gazës, Netanyahu dhe Trump ballë për ballë në Shtëpinë e Bardhë

Vetëm pak ditë pas fjalimit sfidues në OKB ku hodhi poshtë thirrjet për armëpushim në Gaza, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet të hënën në Uashington me aleatin e tij më të fortë: Presidentin amerikan Donald Trump.

10:13
Analiza/ Cilat janë pasojat e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj Naftës së Serbisë?

Pas njoftimit se zbatimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara (SHBA) ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë më të madhe të naftës në këtë shtet, mund të fillojë nga 1 tetori, rruga e naftës së papërpunuar që NIS-i e importon dhe transporton përmes Kroacisë, është vënë në pikëpyetje.

10:08
Aksident i rëndë në Kosovë, makina përplaset me autobusin, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident i rëndë i ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Suharekë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

10:06
Zgjidhet drejtori i ri i AMP-së, kush është Eduart Merkaj

Eduart Merkaj pritet të caktohet drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

09:57
Sylvinho me “dhimbje koke” përpara ndeshjes me Serbinë, sulmuesi që shkëlqeu me gol dhe asist në fundjavë lë fushën i dëmtuar

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ishte protagonisti absolut në pjesën e parë të fitores 4-1 të Dinamos së Zagrebit ndaj Slaven Belupos, duke kontribuar me një gol dhe një asist.

09:51
Historia po shkruhet, Bad Bunny artisti i parë latin që kryeson skenën e Super Bowl pas rekordit të Kendrick Lamar

Superylli nga Porto Riko Bad Bunny do të ngjitet në skenën më të madhe të NFL-së vitin që vjen.

09:44
Shuhet në moshën 88-vjeçare sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Çako

Shuhet sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Çako!

09:42
Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet.

09:33
Tronditje në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku përpara spektatorëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shfaqje cirku në Gjermani, ku një akrobate spanjolle humbi jetën përpara dhjetëra spektatorëve, mes tyre edhe fëmijë.

09:28
Tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

Një pronar servisi banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar policinë pasi ka gjetur biznesin e tij të dëmtuar.

09:22
Teoria konspirative që po qarkullon në rrjetet sociale: Zbulohet data kur do të nisë Lufta e Tretë Botërore

Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, bota është përballur me frikën e një përshkallëzimi të madh ushtarak që mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore.

09:14
Veliaj në Kushtetuese, arsyetimi në kërkesë-padi: Paraburgimi nuk është provë faji, mungesa në detyrë…

Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, vendim i cili në fillim mori votën e këshillit bashkiak, e më pas firmën e Këshillit të Ministrave.