E diel, 05 Tetor 2025
09:45
“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike”/ Rama në podcastin “Flasim”: Bashkitë do të marrin menaxhimin e plazheve

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka folur për mandatin e katërt qeverisës, i cili sipas tij do të përqendrohet në lirimin dhe transformimin e hapësirave publike.

09:40
Gjykatësja federale del kundër Trump, ndalon përkohësisht vendosjen e Gardës Kombëtare në Portland

Një gjykatëse federale ka bllokuar përkohësisht përpjekjen e administratës Trump për të vendosur Gardën Kombëtare në Portland, duke argumentuar se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese dhe ka shkelur Amendamentin e Dhjetë.

09:11
U aksidentuan mbrëmjen e djeshme, nis hetimi ndaj 17-vjeçarit në Shkodër, i vëllai transportohet drejt Spitalit të Traumës

Mbrëmjen e djeshme një 17-vjeçar, drejtues i mjetit, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.

09:01
Vetëplagoset me automatik 30-vjeçari në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital

Një 30-vjeçar në Shkodër është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

08:56
Fluturimet u anuluan dhe shumë të tjera devijuan itinerarin për shkak të disa balonave, hapet pas disa orësh aeroporti i Vilniusit

Trafiku ajror në aeroportin më të madh të Lituanisë, Aeroportin Ndërkombëtar të Vilniusit, është rivendosur herët të dielën, pasi disa fluturime u pezulluan dhe u devijuan për shkak të balonave që dyshohet se po fluturonin drejt hapësirës ajrore të aeroportit.

08:44
Refuzoi pjesëmarrjen në shoqërimin e James Comey-t në publik, pezullohet nga puna agjenti i FBI-së

Një agjent i FBI-së është pezulluar nga detyra pasi refuzoi të merrte pjesë në një “shëtitje publike” të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që pritet të paraqitet në gjykatë për akuza federale javën e ardhshme.

08:28
“Duam zgjedhje të parakohshme”/ Mijëra protestues mësyjnë në rrugët e Tbilisit, tentojnë të sulmojnë pallatin presidencial në Gjeorgji

Policia gjeorgjiane është përplasur me mijëra protestues antiqeveritarë në kryeqytetin Tbilisi, teksa një grup demonstruesish tentuan të hynin me forcë në kompleksin presidencial.

08:09
Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për këtë të diel

Kjo e diel pritet që të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike, teksa do të ketë vranësira dhe reshje shiu në disa zona.

01:13
Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima me precedent penal, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje në korrik

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës.

E shtunë, 04 Tetor 2025
23:58
Shpërthimi me tritol i makinës në Sarandë, Policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Policia e Sarandës ka bërë të ditur mesnatën e sotme se një makinë në pronësi të Isuf Jaçajt është hedhur në erë në lagjen numër 3, e për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

23:38
Hidhet në erë makina në Sarandë, gjendet i vdekur drejtuesi i mjetit (EMRI)

Një makinë është hedhur në erë pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e sotme në Sarandë, teksa brenda saj është konstatuar një trup i pajetë.

23:15
“PD-së i duhet një duel me Ramën, jo një Ogert”, ja emri që propozon drejtori i komunikimit të Berishës

Alfred Lela, drejtori i Komunikimit i kreut të PD-së, Sali Berisha ka propozuar sot analistin Fatos Lubonja si kandidatin më të mirë të opozitës për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë.

22:56
“Valë protestash” në Europë kundër ofensivës në Gaza, mijëra qytetarë marshojnë në Barcelonë dhe Romë

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Barcelonë të shtunën, ndërsa turma të mëdha dolën në rrugët e Romës për ditën e dytë të protestave italiane kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza.

22:42
Raporti i KLSH zbulon mungesën e barnave te Onkologjiku: Risk për ndërprerjen e trajtimit të pacientëve

KLSH ka publikuar raportin për Onkologjikun, teksa në një pjesë të saj raportohet për ndryshimin e datës reale të skadencës në sistem dhe probleme të tjera në mjekimet e personave me tumor.

22:25
SPAK përfundoi hetimet, numëron të gjitha krimet e Laert Haxhisë/ Ai ishte organizatori, ja kush e ndihmoi në kryerjen e vrasjeve

Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se Laert Haxhiu është organizatori i grupit kriminal, teksa pjesë e tij ishin edhe Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.

22:16
17-vjeçari humb kontrollin e makinës në aksin rrugor “Kosmaç-Vau i Dejës”, plagoset së bashku me të vëllain

Rreth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

22:12
VIDEO/ Kryeministri Rama takon presidentin e Real Madridit, ndjek ndeshjen live në tribunën VIP

Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, teksa ka ndjekur ndeshjen Real Madrid-Villareal në tribunën VIP.

22:05
Raporti i KLSH për Onkologjikun nxjerr “zbuluar” drejtorë dhe përgjegjës sektorësh, masat disiplinore…

KLSH ka publikuar raportin për Onkologjikun, teksa në kërkon marrjen e masave disiplinore për drejtorë dhe përgjegjës sektorësh, gjatë periudhave kur janë kryer shkeljet.

21:44
Julia Roberts rikthehet fuqishëm me “After the Hunt”, një film i guximshëm që hap debat mbi “MeToo”, etikën dhe nuancat morale

Julia Roberts rikthehet në ekranin e madh me rolin më sfidues të karrierës së saj në filmin “After the Hunt”, një dramë e thellë që trajton temat delikate të lëvizjes MeToo, një fushatë globale kundër ngacmimit dhe dhunës seksuale, etikës akademike dhe konfliktit moral.

21:13
Super Vllaznia, shkodranët mundin Elbasanin në “Loro Boriçi” dhe ngjiten në vendin e parë. Dinamo ia del mes kartonëve të kuq kundër Flamurtarit

Pas derbit të kryeqytetit, Superiorja ka vijuar javën e 6-të me dy sfida të tjera interesante këtë të shtunë.

21:03
Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e quajtur Shën Andreas rreth orës 19:00 të ditës së sotme, në afërsi të Gjirit të Gramës, zonë që lidhet me Palasën.

20:45
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez në një romancë? Ishin në një takim, u fotografuan duke…

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, janë fotografuar bashkë në një takimi në Montreal, ndërsa burime të afërta me çiftin tregojnë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm duke shkëmbyer mesazhe dhe telefonata të shpeshta.

20:37
Chelsea trondit Liverpoolin, Blutë mundin Reds-at dhe “katapultojnë” Arsenalin në vendin e parë

Chelsea ka dhuruar një nga surprizat më të mëdha të kësaj jave në Premier League duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin 2-1 në “Stamford Bridge”, falë një goli në frymën e fundit të talentit Estevaos.

20:32
Kryesia e PD në Vlorë vendos listën e kandidatëve, zbulohen emrat e propozuar për Bashkinë

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës me fokus procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme.

20:26
Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga nga punonjësit e Bashkisë Tropojë

Tashmë është hapur rruga drejt Bjeshkës së Javorrit, pasi u raportua për një situatë të rënduar nga reshjet e dëborës.

20:08
“Si ka mundësi që nuk të pyeti”/ Rama në podcastin “Flasim” me kandidaten për Tiranën, Ogerta Manastirliu

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka realizuar podcastin “Flasim” me Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës.

20:03
Hamasi gati të lirojë pengjet, Trump: Paqja është afër, ndërprisni bombardimet në Gaza

“Do t’i lirojmë të gjithë pengjet, Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës”, me këto fjalë Hamasi ngjalli shpresën e se fundi i konfliktit të përgjakshëm në Gaza tashmë mund të jetë shumë pranë.

19:59
Zjarr në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta, persona të paidentifikuar i vunë zjarrin një pishe

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta.

19:59
Gjermania “nuk i beson” BE-së, kërkon shtrëngimin e emigracionit, samit në Mynih

Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt e ka kthyer në prioritet të tij kufizimin e emigracionit. Ai nuk i beson shumë për këtë BE-së, prandaj ka ftuar disa homologë të tij për bisedime në Mynih.

19:58
Protesta në Londër në mbështetje të “Palestina Action”/ Vihen në pranga 300 persona, tensione të ashpra pas sulmit në sinagogë

Policia Metropolitane arrestoi 300 persona në Londër gjatë protestave të zhvilluara në mbështetje të grupit të ndaluar “Palestina Action”.

19:56
Interi rikthehet te fitoret e mëdha, zikaltërit mundin me 4 gola skuadrën surprizë të sezonit dhe futen sërish në garën për titull

Interi po tregon formë të jashtëzakonshme, duke arritur fitoren e pestë radhazi.

19:54
15 dronë mbi bazat e NATO-s në Belgjikë, “arratisen” drejt Gjermanisë

Ministria belge e mbrojtjes njoftoi nisjen e menjëhershme të një hetimi pasi rreth 15 dronë të paidentifikuar u panë duke fluturuar mbi zonë ushtarake të NATO-s në Belgjikë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mbikëqyrjen ajrore në këtë rajon.

19:54
Analiza e “The Times”: Plani i Trump për paqe në Gaza fiton terren mes lodhjes së palëve, Hamasi nuk e refuzon

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza, ekziston një dritë e qartë shprese për një marrëveshje paqeje, ndërsa Hamasi nuk e ka refuzuar propozimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Izraeli shfaq gatishmëri për ta shqyrtuar.

19:51
“NATO do të mbrojë Kosovën”, Vuçiç: “Të gjithë po përgatiten për luftë”

Të gjithë po përgatiten për luftë, deklaroi presidenti serb Vucic, i cili dha alarmin për vendin e tij duke u ankuar se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para konfliktit” për ti bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s që të mbajnë anën e Prishtinës.

19:44
Sulmi në Manchester, dyshohet se një nga viktimat u qëllua gabimisht nga policia, gjenden plumbat

Një prej dy personave që mbetën të vrarë nga sulmi ndaj një sinagoge në Manchester, në fakt, mund të jetë goditur gabimisht prej forcave të rendit. Këtë e pohoi vetë shefi i policisë,  Sir Stephen Watson pak pas ngjarjes që shokoi Britaninë e Madhe.

19:40
Sulmi rus me dron në trenat e pasagjerëve në Ukrainë/ Dëme të shumta, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një person u vra dhe rreth 30 të tjerë u plagosën, pasi dy trena pasagjerësh u goditën nga dronë rusë në rajonin verior të Sumy në Ukrainë, njoftuan autoritetet.

19:40
Del dokumenti: Rusia po ndihmon Kinën të pushtojë Taivanin

Rusia po ndihmon Kinën të përgatisë pushtimin e Tajvanit, dhe këtë pretendim e mbështet një dosje prej plote 800 faqesh me kontrata dhe korrespondencë, të cilën e ka zbuluar dhe verifikuar në mënyrë të pavarur Instituti i Lartë për Shërbime të Bashkuara Mbretërore (RUSI).

19:37
Mbahet në Vlorë Kampionati kombëtar i Boksit, aktiviteti do të zgjasë tre ditë

Në pallatin e sportit “Flamurtari” në Vlorë u zhvillua Kampionati Kombëtar i Boksit, ku morën pjesë 52 boksierë nga 12 skuadra të ndryshme.

19:35
Kosovë-Serbi, njohje reciproke e jo shkëmbim territoresh: Amendament Kongresit të SHBA

Senatorët amerikanë, republikani Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen, i paraqitën Kongresit amerikan një amendament përmes të cilit kërkohet njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa refuzohet kategorikisht politika që mbështet shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes dy vendeve.

19:12
“Përdorja motrën për disa intervista në radio”, këngëtarja Rita Ora habit me deklaratën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar një detaj interesant nga fillimet e karrierës së saj, ku shpesh ka përdorur motrën e saj, Elenën, për të dhënë intervista në radio në vend të saj, pasi zërat e tyre janë thuajse identikë.

19:00
“Zgjodhën të garojnë me kandidat nga shoqëria civile”, Dash Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

Dash Sula ka reaguar në lidhje me procesin që po zhvillon Partia Demokratike për zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, në 6 bashki të vendit.

18:45
Dhunuan policin gjatë detyrës, arrestohen djemtë e Valbona Selimllarit/ Në dhomën e shoqërimit thyejnë kamerat, më pas…

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi në orët r para të mëngjesit të sotëm kanë dhunuar një punonjës policie.

18:19
“Një popull në lëvizje”, ekspozita fotografike që dokumenton varfërinë e Shqipërisë në vitin 1994

Mbrëmjen e së premtes u çel në Durrës ekspozita fotografike “Shqipëria 1994, Një popull në lëvizje”, me autor fotografin italian Gianni Bellesia dhe e kuruar nga Petrit Kozeli.

18:18
Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen hyn në fuqi nga 12 tetori, Balluku: Ja si do të funksionojë, e vlefshme…

Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zbuloi rregullat e reja që do të zbatohen me hyrjen në fuqi më 12 tetor të sistemit elektronik që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve jo të BE-së kur udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen.

18:18
Filmat e komunizmit/ Si duhet parë krijimtaria kinematografike e kohës së diktaturës, “një histori e parrëfyer”

Me qindra prodhime kinematografike të realizuara në 45 vite komuzimën, filmi u përdor si mjeti mjeti më i fuqishëm i propagandës në vendin tonë.

18:13
“Për Shqiptarët”/ Shpresë për tre fëmijët, emocione të forta dhe lot gëzimi në studio

Fale kontributit te shqiptarëve Valdrini i vogël rikthehet i shëruar në studion e emisionit “Për Shqiptarët “ ku lotët e dhimbjes shpesh ndërthuren me lot gëzimi.

18:06
SPAK përfundon hetimet ndaj Laert Haxhisë dhe grupit të tij të strukturuar kriminal, dërgon në Gjykatën e Posaçme çështjen

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Laert Haxhisë dhe grupit të tij të strukturuar kriminal, duke e dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

18:01
Ardjan Ismajli përfundimisht humbet Serbinë, rezultati i rezonancës “vulos” vendimin 

Ardjan Ismajli nuk do të vijë në grumbullimin për ndeshjen me Serbinë.

18:00
Dëshmi të rralla dhe rrëfime të të mbijetuarve, “Spaç 1973-Martirët e Lirisë” shfaqet në qytetin e Korçës

“Spaç 1973 -Martirët e Lirisë”, një film dokumentar që vendos në qendër historitë e të burgosurve politikë që u rebeluan kundër komunizmit u shfaq në qytetin e Korçës.

17:52
Rruga që “theu” kufirin, ndërtohet mes Pogaj dhe Gorozhubit aksi që lidh dy fshatra kufitar

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, këtë të shtunë në fshatin Gorozhub të Hasit u bë inagurimi i ndërtimit të rrugës Pogaj–Gorozhub, një aks që lidh dy fshatra kufitare, dikur të ndarë nga një klon i hekurt.

17:40
5.3 miliardë lekë kredi “të fshira”, Banka e Shqipërisë: Pjesa më e madhe janë kredi të këqija nga biznese shqiptare

Vlera e kredive të humbura të fshira nga bilancet e bankave shënoi një rritje të fortë në gjysmën e parë të këtij viti.

17:36
Vendimi i Hamas për lirimin e pengjeve, reagon Spiropali: Përpjekjet e Trump e kanë afruar Lindjen e Mesme me paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X” në lidhje me zhvillimet më të fundit për vendimin e Hamas në lirimin e të gjithë pengjeve.

17:12
Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor

KLSH ka publikuar raportin për Onkologjikun, teksa në një pjesë të saj raportohet për ndryshimin e datës reale të skadencës në sistem.

17:10
Flaut e violinë, koncerti në Universitetin e Arteve me pjesët e kompozitorit çek, Martinu

Flautistja Jonela Golemi dhe violinistja Laura Llozi emocionuan publikun në skenën e Universitetit të Arteve me koncertin për flaut dhe violinë nga kompozitori çek Bohuslav Martinů, një premierë absolute në vendin tonë.

17:04
Hedhja nga ballkoni e 13-vjeçares në Korçë, mjekja: Ka probleme familjare dhe sociale, babai i dënuar për disa vepra penale

Mjekja psikiatre ka treguar disa detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Korçë, ku një 13-vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit.

17:01
Shtohen kërkesat për mamografi, Spitali Rajonal i Fierit përballet me fluks pacientësh

Spitali Rajonal i Fierit po përballet këto ditë me një fluks të shtuar të grave dhe vajzave që kryejnë mamografinë.

16:41
Bletët përgatiten për dimërim, bletarët: Mjalti të çertifikohet, më shumë kontroll ndaj kimikateve dëmtuese

Në Fier ka nisur periudha e përgatitjeve për dimërimin e zgjojeve, një fazë shumë e rëndësishme për bletarët, e cila ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e bletëve dhe në prodhimin e mjaltit gjatë pranverës.

16:28
“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj.

16:25
Aksioni i dytë i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

Pas aksionit të dytë të IKMT-së në Theth ku vetëm ditën e sotme u shembën 35 objekte pa leje, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

16:05
E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, dëshmia tronditëse e nënës: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati.

15:58
Pas deklarimeve të Vuçiç për “përgatitjet për luftë”, reagon Presidenca e Kosovës

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklarimeve të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

15:47
E rëndë në Korçë, 13-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një 13-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr 14 të Korçës.

15:46
“Do mbështesim kandidat të pavarur”, Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Në zgjedhje do futemi, por emër për Tiranën nuk kemi ende

Pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD, Sali Berisha tha se nuk kanë një emër kandidati për bashkinë e Tiranës.

15:17
Përflitet si një nga emrat e PD që mund të garojë për Tiranën, Hasimja “sfidon” të ftohtin, poston videon duke u hedhur në ujërat e “akullt”

Politologu Ermal Hasimja ka sfiduar temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin këtë fundjavë, duke u futur në ujërat e “akullt”.

14:41
Zbulimi i grupit kriminal, GJKKO lë në burg Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 5 të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Durrës.

14:33
Kush ishte Remo Girone, aktori italian i paharruar për publikun shqiptar si Tano Cariddi

Bota e kinemasë dhe televizionit është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Remo Girones, aktorit të njohur italian që fitoi famë ndërkombëtare falë rolit të tij si Tano Cariddi në serialin legjendar “La Piovra”. Girone ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare në Monte Karlo, ku kishte jetuar prej vitesh.

14:14
U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçari dyshohet se u godit për vdekje një dem

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet pa jetë në Tale të Lezhës.

13:53
Berisha djeg kandidaturat politike për Tiranën: Ka më shumë shanse për ata që vijnë nga…

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Sali Berisha, kreu I kësaj partia, ka djegur kandidaturat politike për Tiranën, duke thënë se shumë militantë të PD duan që të jetë një figurë jashtë kësaj force.

13:46
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha zbulon ngritjen e delegacionit brenda PD: U kërkova të gjenin një kandidat që…

Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.

13:35
“Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, morën pjesë sot në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.

13:33
Kryesia e PD/ A do të ketë bojkot nga opozita? Berisha thirrje demokratëve: Arsyetoni, mos i bëni qejfin Edi Ramës

Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.

13:11
Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, arrestohet 43-vjeçari i armatosur në Tiranë

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet”

13:08
Kuvendi i krahinës kundër IKMT/ Banorë të Tragjasit, Orikumit, Dukat e Rradhimë njoftohen për prishjen e lokaleve

Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë u mblodhën pasditen e së premtes për të diskutuar mbi problemet e zonës së tyre, në një takim që ata e quajtën “Kuvendi Komunitar i Krahinës”.

13:06
Të paktën 30 të plagosur në sulmin me dronë rus në stacionin e trenit në Ukrainë

Të paktën 30 persona u plagosën pas një sulmi me dron rus në një stacion hekurudhor në qytetin Shostka në rajonin Sumy, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e quajtur sulmin “barbar”.

13:04
Kastraveci nuk shitet, por hidhet/ Fermerët e Lushnjes kanë prodhuar shumë, por “lajmet e këqija” i dëmtuan në treg

Kjo është rruga që të dërgon tek sera e Vladimir Çelës, nga fshati Karbunarë i Lushnjës, në një sipërfaqe toke prej gjysmë hektari ai ka kultivuar trangull, por që në nisje të sezonit  ky fermer deri më tani si shumë kolegë të tij nuk ka shitur asnjë kilogram, edhe pse fugonin e man gjithnjë të mbushur me prodhim me shpresën se një tregtar do të interesohet për të mbjellat deri tani.

12:56
Hetimi i “Bankers” kalon në SPAK, Prokuroria e Fierit tërhiqet nga dosja hetimore me akuza për skemën mashtruese

Prokurorët e Fierit heqin dorë nga hetimet ndaj “Bankers” dhe 14  të dyshuarve ndaj të cilëve ngritën akuza nga skemat mashtruese, shpërdorimi i detyrës, pastrimi I parave dhe evazioni fiskal.

12:33
Salianji takohet me mbështetësit e tij në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit

Ish-deputeti Ervin Salianji është ndalur sot në Korçë, ku është takuar me miq dhe mbështetës që i kanë dhënë forcë të pashtershme, siç shprehet vetë ai.

12:13
Paralajmërimi i qartë i Ramës: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret.

12:03
Heidi Klum nuk i lë vend imagjinatës, shfaqet me një fustan transparent dhe pa reçipeta në Javën e modës në Paris

Heidi Klum bëri një paraqitje provokuese në Javën e Modës në Paris me një fustan transparent, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zgjedhjen e saj.

11:40
“Gjendja e vajzave dhe grave në Shqipëri, dramatike”, Berisha: Jemi vendi ku sundon…

“Gjendja e Shqipërisë është dramatike, dhe ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë janë gratë dhe vajzat”, kështu ka deklaruar Sali Berisha sot gjatë konferencës “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, e organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, ‘Jarl Hjalmarson’.

11:16
Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

Në limitet e skadimit të mandatit Komisioni Rregullator i KQZ duhej të mblidhej këtë të shtunë për të miratuar afatet e zgjedhjeve te parakohshme të 9 nëntorit në gjashtë Bashki, përfshirë Tiranën, por mbledhje dështoi.

11:11
U burgos një vit më parë në Dubai për marrëdhënie me një të mitur, 19-vjeçari vdes në një aksident në Londër

Marcus Fakana, 19 vjeç, i cili tronditi Britaninë me rastin e tij vitin e kaluar, është vrarë në një aksident me makinë në veri të Londrës, vetëm tre muaj pas lirimit të tij nga një burg në Dubai.

11:11
Banorët të bllokuar nga dëbora në Bjeshkët e Javorrit, ekipet e shpëtimit ‘ngecin’ në Qafën e Markofçes, vështirësi për hapjen e rrugës

Në orët e para të mëngjesit ekipet dhe mjetet shtesë të Bashkisë Tropojë janë nisur drejt Bjeshkës së Javorrit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës.

11:03
Çekët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve që pritet t’i fitojë Babishi

Shtetasit e Çekisë votojnë të shtunën në ditën e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat sondazhet tregojnë se mund t’i fitojë miliarderi Andrej Babish.

10:54
Tragjedia e trenave në Greqi/ I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja, Pano Ruçi: Nuk e lë grevën edhe nëse vdes, dua të di të vërtetën për djalin

I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja dhe me probleme shëndetësore, shqiptari Pano Ruçi vijon në Greqi grevën e urisë për të 20-ën ditë.

10:48
Goditet “Call Center” në Tiranë që mashtronte qytetarët, arrestohet administratori dhe shoku i tij, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, Kejsi Përgjegji dhe Marjus Hysa.

10:27
Në “Audi” me armë dhe municione tentuan t’i largohen policisë, arrestohet 40-vjeçari dhe e reja në Fier

Dy shtetas ranë në prangat e Policisë së Fierit pas një operacioni të zhvilluar pasditen e djeshme në lagjen “Apollonia”, ku u kapën duke qarkulluar të armatosur me një automjet tip “Audi”. Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja, ata u ndaluan nga forcat e rendit, të cilat sekuestruan një armë zjarri me municion luftarak, automjetin dhe dy celularë.

10:05
Shërbimi zjarrfikës në vend, Rama ndan detyrat për tre Ministri, përfshihen edhe autoritetet lokale, kryeministri: Na mungon koordinimi

Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte këtë të shtunë në një takim me strukturat e shërbimit zjarrfikës, nën praninë edhe të ministrit të Mbrojtjes, ministres së Brendshme, si dhe atij të Pushtetit Vendor.

09:42
Jo çdo njeri që kritikon është i mençur, çfarë thotë studimi i fundit?

Një studim i fundit ka hedhur poshtë idenë e përhapur se njerëzit që kritikojnë vazhdimisht janë më të zgjuar.

09:37
Vodhi në lokal çantën plot me euro të një klienti dhe e fshehu në një rrugicë, arrestohet grabitësi në Tiranë

i rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.

09:22
U arrestua me kokainë, “rikthehet” vajza e Eli Farës me fotot provokuese: Ne meritojmë të jetojmë përrallën tonë

Në muajin gusht vajza e këngëtares së njohur të muzikë popullore, Eli Fara, Marina, u vu në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap me kokainë.  

09:18
George Hardy, piloti i fundit që luftoi në Evropë në Luftën e Dytë Botërore vdes në moshën 100 vjeçare

George Hardy, piloti i fundit luftarak i “skuadronit të parë të zi” legjendar të Shteteve të Bashkuara, i njohur si “Tuskegee Airmen”, i cili operoi mbi Evropën e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq sot në moshën 100 vjeçare.

09:13
Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda së cilës janë konstatuar dy automatikë dhe një krehër.

09:11
Pas sherrit me bashkëshorten, 51-vjeçari në Tiranë plagos veten me thikë

Një 51-vjeçar në Tiranë është transportuar në spital, pasi është vetëplagosur.

09:02
IKMT rikthehet sërish në Theth, shemben 35 objekteve të tjera pa leje

IKMT është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje. 

09:00
Kancelari gjerman: Plani i Trump shansi më i mirë për paqe në Gaza

Kancelari Friedrich Merz e përshkroi planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën si “shansin më të mirë për paqe” dhe shprehu mbështetjen e tij pas apelit të presidentit të SHBA-së drejtuar të dyja palëve.

08:53
Përplasi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër, arrestohet efektivi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

08:50
Familja e Hulk Hogan po shqyrton ngritjen e një padie për keqpërdorim mjekësor për vdekjen e tij

Familja e Hulk Hogan po shqyrton ngritjen e një padie për keqpërdorim mjekësor për vdekjen e babait të tij.

08:49
Me tre urdhër-mbrojtje nga i biri, kush është 65-vjeçari që u gjet i vdekur dje në Tale të Lezhës

Personi që shihni në foto është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili një ditë më parë u gjet i vdekur në Tale të Lezhës.

08:39
Keith Urban shfaqet pa unazën e martesës pas lajmit të ndarjes nga Nicole Kidman

Keith Urban u fotografua pa unazën e martesës në një paraqitje të fundit publike, vetëm disa ditë pasi u njoftua se ai ishte ndarë nga Nicole Kidman pas 19 vitesh martesë.