Agron Shehaj nxjerr videon: Qeveria nuk ka bërë asgjë për naftën, vetëm gënjejnë

31/03/2026 17:41

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë pamje nga konferenca e ministrit të Bujqësisë, Andis Salla ditën e sotme. 

Në videon e postuar nga Shehaj duket se si ministri Salla nuk është në gjendje të japë një përgjigje nëse skema e subvencionimit për naftën e fermerëve po vazhdon apo jo, pavarësisht insistimit të gazetarëve pjesëmarrës në konferencë.

“Qeveria nuk ka bërë asgjë për naftën, vetëm gënjejnë”, deklaroi Shehaj.

Top Channel