Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike, demonstrim i qartë i politikës së jashtme të Tiranës
Me fjalët e Profetit Muhamed, Presidenti Bajram Begaj mblodhi bashkë në tryezën e iftarit gazetarë dhe punonjës të medias, me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Duke e cilësuar gazetarinë si një formë të “agjërimit të fjalës”, kreu i shtetit theksoi se përtej agjendave zyrtare, na bashkon përulësia para të vërtetës dhe respekti për tjetrin.
“Jemi mbledhur këtu sot pas Natës së Kadrit, natë e shenjtë, që në traditën islame përshkruhet si më e vlefshme se një mijë muaj së bashku. Ajo na kujton se një moment i vetëm përulësie, përmbajtje, sinqeriteti, peshon më rëndë se sa vite të tëra pa reflektim.
Dhe ndoshta kjo është një kujtesë e çmuar edhe për misionin tuaj, te nderuar profesionistë të medias, sepse gazetaria, në kulmin e saj, është një formë e “agjërimit të fjalës”, është aftësia për të mos thënë gjithçka që dëgjon, por vetëm atë që është e vërtetë dhe e dobishme, të thuash vetëm atë që di dhe ta njoftosh atë pasi ta verifikosh”, u shpreh Begaj.
“Muaji i bekuar i Ramazanit na mëson se jemi më të fortë kur jemi të përmbajtur dhe më të pasur, kur dimë të ndajmë me tjetrin”, tha Presidenti Begaj, teksa përcolli urimin për të gjithë besimtarët myslimanë.
Top Channel