Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Menjëherë pas marrjes së informacionit se në një subjekt për shitje pjesësh për automjete, në fshatin Vrakë, një shtetas kishte kryer disa paligjshmëri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi M.(S.) K., 58 vjeç, banues në fshatin Vrakë. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë 2 automjete, në një subjekt në këtë fshat.
Më pas, ai ka dëmtuar gomat e njërit prej tyre, dhe ka dëmtuar, duke ngjyrosur me spraj, fasadën e subjektit.
Në momentin e kapjes, 58-vjeçarit iu gjet me vete, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel