I larguar nga shtëpia prej dy ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit

08/03/2026 20:18

Një 13-vjeçar me emrin Flavio rezulton i larguar nga banesa e tij në Fier prej dy ditësh.

Familjarët janë të shqetësuar dhe bëjnë apel për ndihmë nga qytetarët që mund ta kenë parë ose kanë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Kushdo që mund të ketë informacion është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 354 6048.

Çdo informacion mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB