Inspektori i Përgjithshëm kërkesë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Sula: Toleranca zero ndaj çdo subjekti apo individi që nuk respekton ligjin

06/03/2026 20:19

Gjatë vitit 2025, AKU ka rritur përpjekjet për forcimin e rolit të tij në kontrollin dhe mbikëqyrjen e zinxhirit ushqimor, nga prodhimi dhe përpunimi deri te tregtimi i produkteve ushqimore.

Ligji nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ka sjellë një qasje të re më bashkëpunuese dhe parandaluese në procesin e inspektimeve, duke vendosur theksin tek analiza e riskut, transparenca dhe standardizimi i procedurave të kontrollit.

Fokusi kryesor i veprimtarisë inspektuese është përqendruar në sektorë me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik, përfshirë kontrollin e produkteve me origjinë shtazore dhe bimore, monitorimin e kushteve higjieno-sanitare në subjektet e prodhimit dhe tregtimit të ushqimeve, mbikëqyrjen e importit të produkteve ushqimore, si dhe verifikimin e standardeve të etiketimit, transportit dhe ruajtjes së tyre.

Po ashtu, një vëmendje e veçantë i është kushtuar luftës kundër informalitetit në tregun ushqimor dhe garantimit të gjurmueshmërisë së produkteve.

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, vuri theksin tek problematikat që prekin ende veprimtarinë e AKU-së, duke kërkuar një angazhim edhe më të madh në çdo hallkë të kontrollit ushqimor.

Sula nënvizoi rëndësinë që zë procesi i integrimit në fushën e sigurisë ushqimore, në këtë kuadër kërkoi forcimin e kapaciteteve në të gjithë zinxhirin ushqimor, që nga prodhimi deri në hallkën e fundit që është konsumi.

Garancia, cilësia dhe higjiena janë në çdo moment të rëndësishme që duhet të garantohen, por në një moment që po shkojmë drejt sezonit turistik veror, për shkak të fluksit, dinamikës na kërkohet të shtojmë edhe më shumë përpjekjet për misionin e përbashkët, zbatimin e ligjit. Inspektori i Përgjithshëm theksoi se toleranca do të jetë zero ndaj çdo subjekti apo individi që nuk respekton ligjin, duke qenë se siguria ushqimore është një nga shtyllat më të rëndësishme për shëndetin e popullit dhe besimin e qytetarëve në treg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB