Shehaj: Veliaj sot duhet t’u kërkonte falje qytetarëve! Po bën farsë në Kushtetuese

31/10/2025 13:13

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar me një video mesazh në lidhje me deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese.

Shehaj thekson se Veliaj që është i akuzuar për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, duhet të kërkonte falje para shqiptarëve.

Ajo që ndodhi në Kushtetuese nënvizon Shehaj, është një farsë se gjoja mes kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ka një përplasje.

Shehaj më tej kujton edhe se përveç kryebashkiakut, drejtësia ka çuar pas hekurave edhe të
gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë që janë akuzuar për korrupsion.

Deklarata e Agron Shehaj

“Më fal, më vjen keq”.
Këto duhet të kishin qenë fjalët e Erion Veliajt sot në Gjykatën Kushtetuese.
Këto duhet të kishin qenë fjalët e një ish- kryetari Bashkie i cili është akuzuar për korrupsion.
“Më fal, më vjen keq” duhet të ishin fjalët e një kryetari Bashkie të cilit i kanë arrestuar pothuaj të gjithë drejtorët.
Por kjo nuk ndodhi.
Sepse ajo që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese është thjesht një farsë. Një farsë përplasja gjoja midis Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Kjo është farsa që vazhdon sot në Gjykatën Kushtetuese, ky është turpi!

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta