Ndizen qirinj në nderim të Agon Zejnullahut që humbi jetën në Lipjan

08/07/2025 22:18

Familjarë të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili ka vdekur të hënën në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë, dhe qytetarë tjerë janë mbledhur më 8 korrik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, si shenjë kujtimi për të ndjerin.

Vdekja e tij ka marrë vëmendje të konsiderueshme në Kosovë, meqë zyrtarët policorë janë arrestuar nën dyshimet për “vrasje nga pakujdesia”.

Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Top Channel