Në Kosovë nderuan sulltanin osman, Murati I

07/04/2025 13:23

Nga Spartak Ngjela

Një turp historik. Këta neoosmanë siç duket kanë frikë nga kultura perëndimore që po kultivohet qartë në Kosovë, dhe këta arkaike në ide mendojnë siç duket që kultura e qytetërimit perëndimor “po dëmton islamizmin në Kosovë.

Gjithsesi duhet theksuar se historia e Shqipërisë nuk është në nivel të lartë në arsimin e shkollës së mesme në Shqipërinë e sotme.

Kritikët ekspertë të Perëndimit, që e kanë studiuar historinë e Arbëri-Shqipëri deri në ditët e sotme, thonë që brezi nga dyzet vjeçar e poshtë nuk e njeh mirë historinë e Shqiplrisë, e le më historinë e Ballkanit.

Ky duhet të quhet defekt i thellë historik, dhe që është defekt didaktik i shkollës në Shqipërinë e sotme. Por ky defekt mund të jetë edhe i qëllimshëm nga administrata e lartë shtetëror që, për mese njëzet vite, po kullot në Beograd dhe në Athinë.

Por kot lodhen.

Elita e shqiptarëve këtu i ka librat dhe vazhdimisht po sillen botime të historianëve të mëdhenj evropianë që janë marrë me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot historia e Arbërisë dhe studimi i thellë i gjuhës shqipe, kanë sjellë tronditje shkencore në trajtimin vlerësues që po i bëhet shqiptarisë në rrafsh historik ndërkombëtar.

Gjithsesi qeveria aktuale e Shqipërisë duhet ta ketë parasysh se shqiptaria nuk shpërbëhet dot kurrë. Ajo u luftua në 500 vite rresht nga osmanët në fillim dhe nga sllavo-serbo-bullgarët në dyqind vite të egra (1880 – 2080 ), dhe nuk arriti dot asgjë.

Osmanizmi si kulturë në Shqipëri, u zhduk përfundimisht në trembëdhjetë vite 1950 – 1963, dhe pastaj nga viti 1963 e deri në vitin 1973 tekevizioni italian RAI, me të dy stacionet e tij, i dha shqiptarëve kulturën qytetare perëndimore në mënyrë masive. Dhe koha ndryshoi plotësisht deri në rrëzimin e komunizmit.

Studiuesit e thanë saktë kur u shprehen se – e gjithë lëvizja antienveriste në Shqipëri u edukua me frymën e kulturës perëndimore nga dy stacionet e televizionit italian RAI.

Dhe kjo gjendje shoqërore që mban brenda vetes zhvillimin cilësor të qytetërimit në Shqipëri, duhet të studiohet me thellësi, sepse, ajo kohë në Shqipëri, është krijesa e historosë së re Perëndimore dhe antiorientale, e cils kishte ardhur në Shqipëri me osmsnizmin mesjetar.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta