Zhvillimet ekonomike dhe sociale gjatë vitit 2024

15/01/2025 13:48

Nga Petraq Milo

Zhvillimet demografike

Sipas censusit të vitit 2023, numri i popullsisë, i krahasuar me censusin e vitit 2011, ka rënë nga 2.8 milion banorë në 2.4 milion banorë, ose një rënie e popullsisë në -15.1%.

Një tkurrje më e lartë në uljen e popullsisë vërehet në qarqet në të cilat zhvillimi ekonomik është më i ulët.

Në qarqet veriore të vendit ulja e popullsisë mbetet më e larta në -26.0%, ndersa në qarqet jugore të vendit ulja e popullsisë është -19.4% dhe në qarqet e Shqipërisë së Mesme në -7.3%.

Ulja e popullsisë është më e lartë në qarqet ku niveli i shpenzimeve mujore familiare mbetet më i ulët, ku përsëri qarqet veriore kanë një ulje të popullsisë në mbi 3.5 herë më të lartë se mesatarja e qarqeve qendrore.

Qarqet jugore kanë një ulje të popullsisë në 2.5 herë më të lartë se mesatarja e qarqeve qendrore.

Ulja e popullsisë dhe në mënyrë të vecantë e diferencuar, tregon se shpopullimi i vendit është i lidhur me nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik, si dhe me nivelin e varfërisë së familjeve.

Qeveria ka dështuar në misionin e saj për një zhvillim rajonal të balancuar dhe të qëndrueshëm, sepse po thellohet diferenca e zhvillimit ekonomik, diferencat në hartën e nivelit të varfërisë, si dhe numrit të popullsisë.

Ulja e lindjeve

Mungesa e politikave sociale në mbështetjen e nënave dhe ndihmës së familjeve ka ulur ndjeshëm numrin e lindjeve

Numri i lindjeve, nga censusi i fundit i vitit 2011, ka rënë nga 34285 lindje në vit, në 23617 lindje në vitin 2023, ose një ulje në -31% të lindjeve

Trendi i uljes së lindjeve vazhdon dhe në vitin 2024, duke regjistruar në 10 325 lindje deri në tremujorin e dyte të vitit 2024, krahasuar me 10 876 lindje deri në tremujorin e dytë të vitit 2023, ose një ulje në rreth – 2.1%

Me shqetësuese mbetet shtesa neto negative e popullsisë, ku nga një shtesë neto positive ne 87 persona deri ne tremujorin e dyte te vitit 2023, shtesa natyrore deri ne tremujorin e dyte te vitit 2024 eshte negative në -226 persona

Ulja e popullsisë sipas censusit të vitit 2023 në mbi 15% krahasuar me censusin e vitit 2011, është pasojë e moskujdesit të qeverisë për të mbështetur nënat dhe familjet, të mungesës së vendeve të punës dhe thellimit të varfërisë.

Rritja e emigracionit
Mungesa e një prespektive punësimi dhe thellimi i varfërisë, ka rritur largimin e të rinjve duke e renditur Shqipërinë në vendin e 2-të në botë për nivelet më të larta të migrimit.
Ne vitin 2024, norma e papunësisë per te rinjte nga 15-29 vjec ka nivelet me te larta ne Shqiperi mbas Bosnje – Hercogovines, dhe Maqedonise se Veriut.

Bosnja Hercogovina ne 29.9%, Maqedonia e Veriut ne 29.3%, Shqiperia ka nje nivel ne 24.3%, Mali i Zi ne 23.3 %, Serbia ne 24.1% dhe Kosova ne 17.3%.
Ndonëse me një popullsi të vogël, Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë.
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil 64 215 mijë shqiptarë nën 18 vjeç.
Në raport me popullsinë, Shqipëria ka normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.
Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë dhe ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje.
Eritrea, një vend diktatorial në Afrikë, ka një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë nën 18 vjeç për 10 mijë banorë,
Iraku me 38 azilantë për 10 mijë banorë dhe Somalia me 32 azilantë për 10 000 banorë.
Një sondazh i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në vitin 2023 tregoi se 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi
Migrimi në Shqipëri është më agresiv se në vendet e tjera, pasi një përqindje më e madhe e shqiptarëve nuk duan të emigrojnë përkohësisht, por përgjithmonë.
Prioriteti i parë dhe më madhori i Partisë së Lirisë mbetet ndalimi i shpopullimit të vendit, duke mbështetur me politika të drejtpërdrejta famijen, rritjen e lindshmërisë si dhe rritjen e vendeve të punës.
Nivelet me te larta te cmimeve
Shqipëria renditet e fundit nga vendet e rajonit për sa i përket nivelit të të ardhurave për frymë, kur ndërkohë renditet e para për nivelin e lartë të çmimeve.
Vendi më i varfër në BE dhe në rajon, për sa i përket të ardhurave për frymë, ka nivelin më të lartë të çmimeve jo vetëm në rajon, por për një gamë të rëndësishme të produkteve ushqimore edhe më të lartë se vendet e BE
Në vitin 2023, Shqipëria kishte nivelin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve sa 91% e mesatares së vendeve europiane.
Bosnja kishte nivelin e çmimeve sa 85% e mesatares së vendeve europiane, Mali i Zi sa 87% e mesatares, Maqedonia e Veriut sa 68 % e mesatares europiane.
Në grupin e ushqimeve, Shqipëria ka nivelin më të sa 89.8% e mesatares së vendeve europiane, Bosnje sa 83.9%, Malin e Zi sa 85.5% e mesatares, dhe Maqedonia e Veriut sa 68.5% e mesatares europiane.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimeve të ushqimeve veçanërisht për vajin, bukën, mishin, peshkun dhe produktet e qumështit dhe vezët.
Shqipëria ka nivelin e 83.1% të mesatares europiane për bukën, ndërkohë Maqedonia e Veriut e ka 68.5% të mesatares europiane.
Shqipëria ka nivelin e çmimit të mishit sa 80.6% të mesatares europiane, ndërkohe Bosnja– Hercogovina e ka sa 73.6% të mesatares europiane, Maqedonia e Veriut e ka sa 68.3% dhe Mali i Zi sa 69.6% e mesatares europiane.
Për disa produkte ushqimore bazë si vaji, produktet e bulmetit dhe të vezëve Shqipëria ka nivelin më të lartë jo vetëm krahasuar me vendet e rajonit, por edhe më të lartë se mesatarja e vendeve europiane.
Niveli i çmimit të vajit në Shqipëri në vitin 2023 është sa 108.4% e mesatares europiane, në Bosnje Hercogovinë ishte sa 87.9%, në Serbi sa 105.9% e mesatares europiane, në Malin e Zi sa 90.4% dhe në Maqedoninë e Veriut sa 67.9% e mesatares europiane.
Niveli i çmimeve të bulmetit dhe të vezëve në vitin në Shqipëri është sa 120.7% e mesatares europiane, ndërsa në Bosnje Hercogovinë ishte 91.8% e mesatares, në Maqedoninë e Veriut ishte 80.9% e mesatares, dhe në Malin e Zi ishte 101.0%, dhe në Serbi ishte 112.1% e mesatares europiane.
Mosrritja e të ardhurave në formën e pagave apo të pensioneve, si dhe rritja galopante e çmimeve të ushqimeve dhe në veçanti të atyre ushqmore, kanë varfëruar më tej qytetarët.
Nje ulje e nivelit te pagave te sektorit privat ne tremujorin e trete te vitit 2024 dhe nivel me i ulti i pages mesatare ne rajon
Qeveria me propagandën e saj nuk ndalon së premtuari për rritje të pagave. Por në fakt të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e trete të vitit 2024 tregojnë një realitet të ndryshëm
Sipas të dhënave të INSTAT, niveli i pagës mesatare bruto mujore në sektorin privat ka pësuar një rënie nga 70 430 lekë në muaj në tremujorin e dyte të vitit 2024 në 69 534 lekë në muaj në tremujorin e trete te vitit 2024, ose një rënie në rreth – 2%
Paga mesatare mujore bruto në muaj, në sektorin privat, ne fund te tremujorit te trete te vitit 2024 tregon nje rritje te paperfishhme krahasuar me fundin e vitit 2023, nga 69 400 n ene fund te vitit 2023 eshte rritur ne 69 534 ne fund te tremujorit te trete te vitit 2024, soe nje rritje ne 1.9%
Niveli i pagave mesatare ne Shqiperi mbetet i ulet krahasur me pagat e rajonit, ku paga mesatare në muaj në Shqipëri është 1.3 herë më e ulët se në Maqedoninë e Veriut, 1.4 herë më e ulët se në Bosnje-Hercogovinë dhe në Malin e Zi dhe 1.7 herë më e ulët se në Serbi.
Paga mesatare bruto në muaj në Shqipëri në tremujorin e trete të vitit 2024 është 776 Euro, në Maqedoninë e Veriut është 986 Euro, në Bosnje – Hercogovinë është 1050 Euro, në muaj në Malin e Zi është 1042 Euro dhe në Serbi është 1278 Euro.

Mos rritja e pensioneve ka thelluar diferencen e pensioneve me vendet e rajonit

Por me vendimin e fundit per indeksimi vetem ne masen 4.1%, kjo nuk e zgjidh jo vetem problemin e akumular nder vite te mos rritjes se pensionve por nuk adreson as dhe ato zhvillime aktuale.
Sepse trajtimi financiar i pensionisteve ne pothuajse tre mandate te qeverisjes eshte i munguar sepse :

Se pari pensionet me ligj duhet te indeksohen sipas nivelit te cmimeve te shportes ushqimore per te ruajtur nivelin e jeteses

Se dyti duhet te rriten si rezukat i rritje ekonomike per te mundesusr rritjen e mireqenies se shtreses me te diskreminuar te penisionisteve,

Dhe se treti do te duhet te jepet bonusi ne fund te vitit per te perballuar koston e larte te cmimeve ne festat e fund vitit

Per periudhen Tetor 2024 – fund viti 2013, niveli i inflacionit i cmimeve te artikujve ushqimore jane rritur rreth 67.5% dhe nderkohe:

Indeksimi i pensioneve ne qytet eshte vetem 35.6% per pensionet mesatare ne qytet, dmth nga 14 076 leke ne muaj ne fund te vitit 2013 ne 19 092 leke ne muaj ne fund te vitit 2024

Indeksimi i pensioneve ne fshat eshte vetem 54.1% per pensionet mesatare ne fshat, dmth nga 7 465 leke ne muaj ne fund te vitit 2013 ne 11 504 leke ne muaj ne fund te vitit 2024

Per periudhen 2024 – 2013 Qeveria do të duhet të konsideronte në rritjen e pensioneve rritjen reale ekonomike, e cila eshte në masën 39.7%, por nderkohe :

Ka 0 % rrritje te pensionit ne qytet si rezulta i rritjes ekonomike

Ka 0% rritje te pensionit ne fshat si rezulta i rritjes ekonomike

Per te rritur mireqenien e pensionisteve do te duhet te rriteshin pensionet edhe 39.7% mbi masen e indeksimit si per pensionin e qytetit dhe te fshatit

Aktualisht nje pension mesatar i qytetit i ideksuar plotesisht per shporten ushqimore dhe i rritur nga rritja ekonomike do te duhej te ishte 29 165 leke ne muaj

Aktualisht nje pension mesatar i fshatit i ideksuar plotesisht dhe i rritur nga rritja ekonomike do te duhej te ishte 15 467 leke ne muaj

Shperndarja e bonusit perpos qellimit te paster elektoral eshte dhe rrjedhoje e presionit te opozites duke treguar me fakte dhe shifra konkrete mungesen e rritjes dhe indeksimit te plote te pensioneve ne tre mandatet

Trajtimi financiar i pensionisteve nuk mund te behet vetem me nje bonus ne fund te vitit, por duhet nje angazhim politik i qarte per indeksim te plote te mases se pensionit me cmimet e shportes ushqimore si dhe rritjen e tyre nga rritja ekonomike

Sot, aktualisht Qeveria i ka borxh ne muaj sejcilit pensionist në zonat urbane mesatarisht 9 546 lekë ose 97 Euro ne muaj, ose 1164 Euro ne vit

Dhe seicilit pensioniste ne fshat mesatarisht 3 963 lekë, ose 41 Euro, ose 482 Euro ne vit te munguara për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike

Cdo pensionist nuk duhet te ndjehet mirenjohes Qeverise, perkundrazi eshte kjo qeverisje qe i ka mbetur borxh cdo muaj seicilit pensionist dhe e ka diskereminuar ne tre mandate radhazi

Mos rritja e pensione ka rezultuar ne nje nivel shume te ulet te pensionit mesatar ne Shqiperi krahasuar me vendet e rajonit. Ndersa ne Shqiperi niveli mesatar i pensionit eshte 170 Euro, ne Kosove eshte 350 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 Euro, dhe në Serbi është 390 Euro

Niveli i varferise eshte thelluar dhe mbetet me i larti ne rajon

Nga 2.4 milion banorë, “Shqipëria që (s)duam”, është :

 56 528 familje me ndihmë ekonomike ose 226 112 persona qe jetojnë me 19 Euro në muaj

 503 747 pensionistë në qytet që jetojnë mesatarisht me 190 Euro në muaj

 86 902 pensionistë në zonat rurale që jetojnë mesatarisht me 115 Euro në muaj

 60 956 invalidë të punës në qytet që jetojnë mesatarisht me 180 Euro në muaj

 5 636 invalide te punes ne zonat rurale qe jetojne mesatarisht ne 90 Euro ne muaj

 72 474 invalide me aftësi te kufizuar qe jetojnë mesatarisht me 134 Euro ne muaj

 43 878 persona me pension familiar në qytet që jetojnë mesatarisht me 89 Euro në muaj

 3 880 persona me pension familiar në zonat rurale që jetojnë mesatarisht me 20 Euro në muaj

 3 079 të papunë që jetojnë me 200 Euro në muaj

 566 633 punonjës në tregun informal të punës që jetojnë nën kufirin e pagës minimale ose nën 355 Euro në muaj

 189 200 punonjës që jetojnë deri në kufirin e pagës minimale ose me 355 Euro në muaj

 146 670 punonjës që jetojnë me 389 Euro në muaj

Nje përqindje e lartë e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme dhe varfërisë absolute. Kjo është “Shqipëria që (s) duam”, ku shpëndarja e te ardhurave kombetare prej 24 miliard Euro në vit mbetet jo gjithëpërfshirëse.

Niveli i varferise dhe perjashtimit social sipas Eurostat mbetet me i larti ne rajon, ku për një person të rritur si mesatare e të gjitha kategorive niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 46.6%, për Serbinë në 28.1% dhe Malin e Zi 34.1%.

Por me tronditëse janë nivelet e varfërisë për një person të rritur me një fëmijë në ngarkim dhe për kategorinë e personave të rritur mbi 65 vjeç ose pensionistët

Për një person të rritur me një fëmijë në ngarkim niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 72.5%, ndersa për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%

Në krahasim me vendet e rajonit, niveli i varfërisë dhe përjashtimit social është 50% më i lartë, dhe 2.3 herë më i lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian

Pensionistët i kanë dhënë pushtetin Partisë Socialiste duke votuar për të, dhe ajo ja ka shpërblyer duke i bërë më të varfër

Prodhimi i Brendeshem Bruto ne ulje ne sektoret vital te ekonomise, dhe i mbeshtetur nga ndertimi dhe sherbimet

Instituti i Statistikave INSTAT, ka publikuar të dhënat me metodën e prodhimit per tremujorin e trete te vitit 2024 të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Prodhimit Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,09 % në terma realë, kundrejt tremujorit të trete të vitit 2023.

Por sektoret me te rendesishem te ekonomise te prodhimit te te mirave materiale vazhdojne te kene nje kontribut negativ ne rritjen ekonomike.

Rritja ekonomike ne sektoret e industrise, te industrise mxjerrese, te industries perpunese dhe prodhimit te energjise, dhe te bujqesise mbetet negative ne tremujorin e trete te vitit 2024.
Modeli ekonomik i vendit vazhdon te jete i orjentuar drejt industrise se ndertimit, dhe sherbimit, dhe jo i orientuar drejt rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industries nxjerrese dhe bujqesise për produkte me vlerë të shtuar dhe rritjes së ekporteve

Rritja e ekonomike mbetet negative ne bujqesi ne -2.54% ne tremujorin e trete te vitit 2024. Nje ulje te larte ka rritja ekonomike ne insustrise perfshi energjine ne -4.04%, dhe industria perpunues ne -6.5%. Ndersa rritje te konsiderueshme kane sektori i ndertimit ne 5.3% dhe tregtia ne 6.2%.

Indeksi i punesimit ne renie pothuajse ne te gjitha sektoret e prodhimit te mirave materiale
Renia e volumit te prodhimit dhe te shitjeve ne sektorin e te mirave materiale ka ndikuar drejt per drejte ne uljen e nivelit te punesimit ne tremujorin e trete te vitit 2024 krahasuar me vitin 2023.

Ne sektorin e industrise ka nje ulje te punesimit ne – 5.0%, ne industrine perpunuese ne nje ulje ne -5.5%, dhe ne prodhimin e energjise ne -1.9%, ndersa ne sektorin e prodhimit dhe furnizimit nuk ka asnje ndryshim

I vetmi sektor me rritje te punesimit eshte ai i ndertimit, ku imdeksi eshte rritur me 2.9%,
Eksportet vazhdojne trajketoren si rezultat i humbjeve te ndermarrje eksportuese nga cmimet, nga barra e larte fiskal dhe cvelresimi i Euro

Sipas te dhenave te INSTAT eshte thelluar me tej kriza e renies se eksporteve krahasuar ne vitin 2024 me te njejten periudhe te vitit 2023.

Renia e larte e eksporteve ne 11 mujorin e vitit 2024 eshte treguesi me i qarte i tkurrjes ekonomike ne sektoret e prodhimit te mirave materiale

Renia e eksporteve eshte gjithashtu rezultat i demit qe po i shkaktohet sipermarrjes nga cveleresimi i euros kundrejt lekut

Eksportet ne 11 mujorin e vitit 2024 u realizuan ne 347 miliard leke, kundrejt 403 miliard leke ne te njejten periudhe te vitit 2023, ose nje pakesim ne -13.9%

Importet ne 11 mujorin e vitit 2024 u realizuan ne 816 miliard leke, kundrejt 800 miliard leke per te njeten periudhe te vitit 2023, ose ne nje rritje vetem ne 2%

Pakesimi i larte e eksporteve kundrejt rritjes te importeve ka thelluar me shume bilanci negativ dhe perkeqsuar shkallen e mbulimit te tregtise ne 11 mujorin e vitit 2024

Bilanci tregtar ne 11 mujorin e vitit 2024 rezulton -469 miliard leke, kundrejt nje bilanci negativ ne – 397 miliard leke ne te njejten periudhe te vitit 2023, me nje perkeqesim te bilanci ne rreth -15.3%

Njekohesisht perqindja e mbulimit te importeve me eksportet eshte perkeqesuar nga 51% ne 11 mujorin e vitit 2023 ne 43% per te njejten periudhe te vitit 2024

Renia e larte e eksporteve te vendit nuk mund te kompensoje perfitimet e ‘’ fryra’’ nga turizmi dhe as te mbuloje krizen qe po kalon ekonomia e vendit si rezultat i potikave te papergjeshme te Qeverise kundrejt sipermarrjes dhe permiresimit te klimes se biznesit

Kursi i këmbimit vazhdon tendencen ne mbicmimit te lekut
Gjatë periudhës Nendor 2023 – Nendor 2024, leku shqiptar ka vazhduar vleresimin e saj kundrejt Euros dhe Dollerit USD.
Kundrejt Euros mesatarisht per periudhen Janar – Nendor 2024 leku u vlerësua kundrejt euros me 7.9%, duke u u ulur mesatarsiht nga 109 Leke/Euro ne mesartsisht 101 leke /Euro ne periudhen e vitit 2024.
Ndersa kundrejt dollarit USD per periudhen Janar – Nendor 2024 leku u vlerësua kundrejt dollarit 10.8%, duke u u ulur mesatarsiht nga 101 Leke/USD ne mesartsisht 93 leke /USD ne periudhen e vitit 2024.
Cveleresimi i larte dhe ne vazhdim i monedhes euro ka ndikuar negativisht ne industrine nxjerrsse, perunuese, dhe kryesihst per ndermarrjet eksportuese

Rritja e borxhit publik per fryme dhe rritja galopante e kostos se sherbimit te borxhit
Sipas te dhënave te Ministrise se Financave dhe Fondit Monetar Nderkombetar per vendet e rajonit Shqiperia ka nje nivel nga me te lartit te borxhit publik ne përqindje te Prodhimit te Pergjithshem.

Niveli i borxhit ne Shqiperi eshte 55.5% e PBB, ku nderkohe niveli i borxhit ne Bosnje Hercogovine eshët 27.4%, ne Kosove eshte 17.2% e PBB, ne Maqedonine e Veriut eshte 54.5% e PBB, ne Serbi eshte 49.6% e PBB, dhe ne Malin e zi eshte 62.2% e PBB

Shqiperia renditet ne vendin e pare ne rajon per borxhin per fryme me 5 694 Euro per fryme, ndersa ne Bosnnje Hercogovine eshte 2 166 Euro per fryme, ne Kosove eshte 1 029 Euro per fryme, ne Maqedonin e Veriut eshte 4 415 Euro per fryme dhe ne Serbi eshte 5 546 Euro per fryme

Shqiperia ka treguesin me te larte te shlyrjes se borxhit publik me te ardhurat publike ne vite fiskale per arsye te performances se ulet te mbledhjes se te ardhurave publike

Shqiperise i duhen te ardhurat publike e 2.2 viteve fiskale per te shlyer borxhin, Bosnjes i duhen te ardhurat publike e 0.7 vite fiskal, Kosoves i duhen te ardhurat publike e 0.6 vit fiskal, Malit te Zi i duhen te ardhurat publike e 1.5 vite fiskale, Maqedonise se Veriut i duhen te ardhurat publike e 1.7 vite fiskale dhe Serbise i duhen te ardhurat publike e 1.1 vite fiskale per te shlyer borxhin

Shqiperia ka treguesin me te larte te shlyrjes se borxhit me eksportet e mallrave per arsye te nivelit te ulet te eksporteve krahasuar me vendet e rajonit

Shqiperise i duhen eksportet e 7 viteve per te shlyer borxhin, Bosnja Hercogovines i duhen eksportet e 0.7 viteve, Kosoves i duhen eksportet e 1.6 viteve, Malit te Zi i duhen eksportet e 4.9 viteve dhe Maqedonise se Veriut i duhen eksportet e vetëm nje viti per te shlyer borxhin
Jane dy tregues qe tregojnë përkeqësimin e barrës se borxhit, eshte niveli i borxhit publik per fryme dhe përqindja e shërbimit te borxhit ne raport me shpenzimet e arsimit, te shëndetësisë dhe atyre sociale
Krahasuar me vitit 2013 stoku i borxhit publik ne leke eshte rritur 1.5 here dhe ne Euro eshte rritur ne mbi 2.1 here

Ndersa borxhi per fryme ne Euro ne vitin 2013 ishte 2 180 Euro ne vitin 2024 eshte 5 694 Euro per fryme ose me nje rritje ne 2.6 here

Shqiperia eshte vendi ku shpenzohet me shume per pagesat e interesit dhe principalit te borxhit krahasuar me shpenzimet ne sektore si arsimi, shendetesia dhe perkudesjes sociale

Shqiperia do te shpenzoj ne vitin 2024 60.3 miliard leke per interesa dhe 45.4 miliard leke per pagesat e principalit ose ne total 105.7 miliard leke per sherbimin e borxhit ose ne 13.7% te shpenzimeve totale publike, ndersa per arsimin do te shpenzoje 6.7% te shpenzimeve totale, per shendetesine ne 5.9%, dhe per perkrahjen sociale ne 3.7% te shpenzimeve publike.

Eshte alarmante qe një pjesë e lartë e të ardhurave të dedikuara për shërbimin e borxhit devijojne burimet nga sektore që njerzit kanë më shumë nevojë, duke përfshirë shëndetin, arsimin, zhvillimin dhe mbështetjen sociale.

Qeveria miratoi ne vitin 2024 buxhetin me antisocial per vitin 2025
Shpenzimet e buxhetit planifikohen në rritje nga 771.3 miliard leke ose 30.9% e PBB ne vitin 2024 ne 822.7 miliard leke ose 31.4% e PBB ne vitin 2025.
Por shperndarja e fondeve ne buxhetin e vitit 2025 mbetet antisocial sepse tregon dhe nje here qartazi qe te gjitha shtresat e tjera sociale jo vetem qe nuk ka vemendje por perkundrazi keto do te mbajne koston e vjedhjeve te lluksit, te investimeve me kosto te larte, dhe te rritjes se borxhit per te financuar vjedhjet, sepse ka :
 0 fonde per indeksim te pagave nga rritja e cmimeve

 Vetem 1.6 miliard leke, ose nje rritje qesharake ne 0.9% per 790 000 pensioniste per indeksimin minimal te pensioneve, ose 170 leke me ne muaj

 Jo vetem 0% rritje por ulje te fondeve ne -9.2% per familjet me ndihme ekonomike qe jetojne ne nje varferi te tejskashme

 Numri i familjeve në ndihmë ekonomike në një situatë të rritjes së varfërisë ekstreme parashikohet ne ulje nga 64000 familje përfituese në vitin 2024, ne 62000 familje ne vitin 2025,

 0 % fonde shtese per kategotrine e te papuneve kur nderkohe shtohet numri i te papuneve

 Jo vetem 0% fonde shtese per kujdessin social por perkundrazi ulje te fondeve te shtresave ne nevoje, ne -7.3%-

 Nuk ka rritje për pagesat e papunësisë, fond qe eshte ulur ne vzhdimesi pavarsisht rritjes se numrit te papuneve ne fund te vitit 2023
 Ne ulje eshte dhe buxheti i kujdesit social nga 29.66 miliard leke ne vitin 2024 ne 27.50 miliard leke ne vitin 2025.

Prioriteti i mazhorances dhe Kryeministrit Rama mbeten :
 Investimet publike me kosto te larte dhe korruptive te cilat rriten nga 150.5 miliard lekë në vitin 2024 në 161.8 miliard lekë në vitin 2025 ose nje rritje ne 7.5%

 Shpenzimet për investimet publike me financim të brendëshëm rriten nga 100.5 miliard lekë në vitin 2024, në 112.3 miliard lekë në vitin 2025, ose me nje rritje te larte ne 11.7%.

 Rritja e shpenzimeve operative nga 72.3 miliard leke ne vitin 2024 ne 75.1 miliard leke ne vitin 2025, ose nje rritje ne 3.9%

 Shpenzimet per koncensionet me financim buxhetor rriten nga 14.02 miliard lekë në vitin 2024, ne 14.23 miliard leke për të financuar inceratorin e Tiranes, te sterilizmit, te kontrollit te check – up, te portit te jahteve, etj

 Ndersa totali i kostos se projekteve koncensionare rritet dhe per 109.5 miliard leke te tjera per projektet korruptive

 Totali i kostos se projekteve PPP do te arrije 777.2 miliard leke ne vitin 2025, nivel me i larte dhe sa buxheti total i vitit 2024

 Shpenzimet për të mbuluar koston e interesave të borxhit rriten nga 58.4 miliard lekë i pritshmi në vitin 2024 në 62.8 miliard lekë në vitin 2025, ose nje rritje ne 7.5%

 Shpenzimet per pagesen e principalit te borxhit do te arrije nje shifer rekord ne vitin 2025 ne 103.1 miliard leke nga 45.4 miliard leke ne vitin 2024, ose me nje rritje 2.3 here

 Totali i kostos së shërbimit të borxhit në vitin 2025 do të arrijë ne 6.3% e PBB ose në 165.9 miliard lekë nga 104.3 miliard leke ne vitin 2024.

 Totali i kostos së shërbimit të borxhit tejkalon buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Arsimit, te Ministrisë së Shendetesise, dhe te Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit të marra së bashku për vitin 2025

 Per vitin 2025 cdo qytetar i Republikes perfshi dhe cdo pensioniste do te paguaj 698 Euro, kur nderkohe indeksimi i pensionit per nje vit eshte vetem 21 Euro

Ne total shpenzimet administrative te Qeverise, shpenzimet per investimet publike, shpenzimet per koncesionet me mbeshtetje buxhetore, shpenzimet per koncensionet PPP te reja si dhe shpenzimet per pagesat e sherbimit te borxhit ne total per vitin 2025 rriten nga 340.6 miliard ne vitin 2024 ne 532.3 miliard ne vitin 2025.

Nderkohe qe Kryeministri Rama indekson pensionet me nje shume qesharake per 1.6 miliard leke duke mashtruar se ka veshtiresi per te gjetur fonde per rritjen e pensioneve dhe nderkohe shperdoron 532.3 miliard leke nga taksat e qytetareve per te vjedhur dhe rritur barren per qytetaret

Prespektiva e ekonomise shqiptare per vitin 2025 sipas raportit te Bankes Boterore
Ne raportin e mujait Tetor 2024 te Bankes Boterore mbi ecurine ekonomike te vendeve te Ballkanit Perendimor, per disa nga treguesit kryesor ekonomik, financiar dhe social te Shqiperise prespektiva mbetet e pandryshuar ose dhe e perkeqesuar krahasuar me vendet e rajonit
Parashikimi i eksporteve te mallrave, per vitin 2024 e rendit Shqiperine ne vendin e fundit ne Ballkan, si dhe tregon perkeqesim te ketij treguesi ne vitin 2025 krahasuar me vitin 2024
Shqiperia nuk po arrin te zvogloje diferencen e volumit te eksporteve krahasuar me vendet e Ballkanit perendimor, perkundrazi kjo diference po thellohet

Shqiperia eksporton ne rreth 5.7 here me pak se mesatarja e vendeve te rajonit, duke rezultuar si ekonomia me pak konkuruese ne rajon
 Shqiperia parashikohet te eksportoje deri ne fund te vitit 2024 ne 8.0% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne ulje ne 7.5% te PBB

 Bosnja Hercogovina parashikohet te eksportoje deri ne fund te vitit 2024 ne 31.5% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne 31.4 % te PBB

 Kosova parashikohet te eksportoje deri ne fund te vitit 2024 ne 7.7% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne rritje ne 8.1% te PBB

 Mali i Zi parashikohet te eksportoje deri ne fund te vitit 2024 ne 9.2% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne 9.0% te PBB

 Maqedonia e Veriut parashikohet te eksportoje deri ne fund te vitit 2024 ne 53.1% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne rritje ne 53.7% te PBB

 Serbia parashikohet te eksportoje deri ne fund te vitit 2024 ne 39.8% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne rritje ne 40.6% te PBB

Parashikimi i importeve te mallrave, per vitin 2024 e rendit Shqiperine ne vendin e fundit ne Ballkan, si dhe tregon perkeqesim te ketij treguesi ne vitin 2025 krahasuar me vitin 2024
Perkeqesimi i importeve eshte nje tregues i ngadalsimit te konsumit si te populates dhe te vete prodhimit
Shqiperia importon 1.8 here me pak se mesatarja e vendeve te rajonit

 Shqiperia parashikohet te importoje deri ne fund te vitit 2024 ne 31.7 te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne ulje ne 30.7% te PBB

 Bosnja Hercogovina parashikohet te importoje deri ne fund te vitit 2024 ne 51.8% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne rritje ne 51.9 % te PBB

 Kosova parashikohet te importoje deri ne fund te vitit 2024 ne 53.6% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne rritje ne 54.1% te PBB

 Mali i Zi parashikohet te importoje deri ne fund te vitit 2024 ne 52.3% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne rritje ne 52.9% te PBB

 Maqedonia e Veriut parashikohet te importoje deri ne fund te vitit 2024 ne 73.2% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne rritje ne 74.5% te PBB

 Serbia parashikohet te importoje deri ne fund te vitit 2024 ne 50.1% te PBB, ndersa ne vitin 2025 parashikohet ne 50.0% te PBB

Parashikimi i investimeve te huaja mbetet i njejte si per vitin 2024 dhe vitin 2025, dhe nderkohe Shqiperia ka nivelin nga me te ultit te investimeve te huaja direkte ne rajon ne % te PBB

 Volumi i investimeve te huaja per Shqiperine vleresohet deri ne fund te vitit 2024 ne 5.3% e PBB, dhe po ne te njetin nivel ne vitin 2025

 Volumi i investimeve te huaja per Kosoven vleresohet deri ne fund te vitit 2024 ne 7.1% e PBB, dhe ne 7.0% te PBB ne vitin 2025
 Volumi i investimeve te huaja per Malin e Zi vleresohet deri ne fund te vitit 2024 ne 7.0% e PBB, dhe po ne te njetin nivel ne vitin 2025

 Volumi i investimeve te huaja per Serbine vleresohet deri ne fund te vitit 2024 ne 5.5% e PBB, dhe po ne te njetin nivel ne vitin 2025

Parashikimi i niveli te varferise tregon qe Shqiperia mbetet vendi me perqindjen me te larte te varferise por dhe qe diferenca me vendet e rajonit po thellohet

 Niveli i varferise parashikohet te arrije ne 18.5 % ne vitin 2025, kur nderkohe ne Kosove parshikohet ne 17.1%, ne Maqedonine e Veriut ne 15.8%, ne Malin e Zi ne 7.5% dhe ne Serbi ne 5.4%

 Diferenca e nivelit te varferis se Shqiperise krahasuar me vendet si Serbia dhe Mali i Zi po thellohet shume e me shume

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA