U konfliktuan pas përplasjes së makinave, merret peng një 22-vjeçar në Tiranë

12/08/2024 11:10

Një sherr i ndodhur pas një aksidenti rrugor, ka përfunduar në pengmarrje në Tiranë.

A. C., 18 vjeç, dhe A. D., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 persona, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA