Në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje, grabitje me armë dhe plagosje, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

18/02/2024 11:09
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje, grabitje me armë dhe plagosje ka rënë në pranga.

Aneo Buzi ra në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Weekend” me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

“Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Aneo Buzi, 29 vjeç”, sipas policisë.

Ai ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA