U emërua në detyrë për të tërhequr investitorët për rindërtimin e Ukrainës, dorëhiqet pas 3 javësh i dërguari i biznesit holandez

20/04/2023 18:51

Një diplomat holandez i emëruar më pak se tre javë më parë për të promovuar përfshirjen e vendit në rindërtimin e Ukrainës ka dhënë dorëheqjen për komentet që ai thuhet se ka bërë për Rusinë në një libër të ri.

Ministria e Jashtme holandeze tha se Ron van Dartel do të largohej menjëherë.

Ministri për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Liesje Schreinemacher respekton vendimin dhe ka pranuar dorëheqjen e tij”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e e Jashtme holandeze.

Van Dartel, një ish-ambasador holandez në Serbi, Poloni dhe Rusi, dha dorëheqjen për komentet që i bëri autorit të një libri të ri.

Transmetuesi holandez RTL raportoi se në komente ai shprehej se “ukrainasit janë gjithashtu rusë. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë. Ky është realiteti”.

Ministria njoftoi se komentet Van Dartel i bëri përpara emërimit në fillim të këtij muaji, mirëpo ato bënë xhiron e rrjetit pasi ai mori detyrën e tij të re.

“Van Dartel e ka kuptuar se ai nuk mund të funksionojë më në mënyrë të besueshme me deklaratat e bëra dhe për këtë arsye ka vendosur të japë dorëheqjen menjëherë nga posti i tij“, tha ministria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA