Partia Demokratike garon në Rrogozhinë me Ferdinand Saraçin. Me këtë kandidat, duke se selia blu ka shkelur kauzën e dekriminalizimit. 44 vjeçari ka shënuar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë dënuar me tre muaj burg për armëmbajtje pa leje në Itali në vitin 1999.
Pasi ka provuar emigrimin, prej vitit 2000, ai merret me tregtimin e makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit.
I lindur në Gosë të Kavajës, ku edhe deklaron se banon e ka vënë Partinë demokratike në një pozitë të sikletshme. Ligji detyron që duhet të jesh banor i bashkisë që kandidon për kryetar.
Në këtë situatë në prezantimin e tij në faqen zyrtare të partisë demokratike, PD është “detyruar” të ndryshojë hartën dhe shkruan lindur në “Gosë të
Rrogozhinës” kur vetë kandidati shkruan se banon në “Gosë të Kavajës”
KQZ i ka kërkuar sqarime për vendbanimin, por kandidati Saraçi ka paraqitur një vërtetim se banon në Rrogozhinë.
Top Channel