Nuk kallëzuan krimin, arrestohen dy persona në Burrel! Në kërkim autori i plagosje

06/07/2020 10:21

MAT – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit në Burrel për shkak se akuzohen për moskallëzim krimi, ku më datë 4 korrik të këtij viti mbeti i plagosur me armë zjarri, E.M.

Në pranga kanë rënë S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel. Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë njoftohet se po vijon puna për arrestimin e T. (H.) Xh., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se më datë 04.07.2020, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, për motive hakmarrjeje, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. M.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së datës 4 korrik 2020, në Burrel, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. M.

Policia vë në pranga 2 shtetas, për moskallëzim krimi.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, i cili, falë veprimeve të shpejta, është identifikuar menjëherë dhe është shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, është bërë arrestimi i shtetasve S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë Mat, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe DVP Tiranë, po vijojnë punën për kapjen e shtetasit T. (H.) Xh., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se më datë 04.07.2020, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, për motive hakmarrjeje, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA