Fatmira Hajdari shpjegoi para KPK revokimin e vizës nga ambasada amerikane.
Sipas saj kjo është bërë vetëm për arsye sepse ajo po kalon procesin e vetingut, raporton Top Channel.
“Po ju them sinqerisht, unë e kam plotësuar më 26 formularin, unë nuk pasur asnjë dijeni për revokimin e vizave, mua kurrë nuk ma ka refuzuar viza.
Më pas e kam marrë vesh, i kam shkruajtur atij të ILDKP, që ti s’mund të shkelësh mbi figurën time. Më ka marrë në telefon ambasada dhe më thanë hajde paraqitu zonja Hajdari dhe kur shkova, se unë kam qenë gjithmonë shumë korrekte me ambasadën se vajza ime ka qenë që 14 vjeçe në Amerikë, është rritur atje. Dhe më ka thënë se do të marrim në telefon kur të vish të marrësh pasaportën . Dhe më thanë se revokimi është bërë për proces vetingu”, tha ajo.
Avokati i Fatmirës, Maks Haxhia u shpreh se: të kihet parasysh shkalla e informalitetit në atë kohë, të kini parasysh që bashkëshorti i saj Azem Hajdari, inicues i demokracisë nga konsiderata që kishte populli shqiptar, miq e dashamirës e ndihmuan familjen e tij . SHBA DHE FRANCA jo vetëm ofruan shkollim falas për fëmijët e Azemit por ofruan dhe azil politik.
Top Channel