Qendra pariziene Pompidou, nderon artistin francez Kristian Boltanski

11/01/2020 20:21

Qendra pariziene Pompidou, ka nderuar artistin francez Kristian Boltanski, duke realizuar një shfaqje speciale, një opera në parkun nëntokësor të makinave. Në këtë shou, që nuk ka as fillim dhe as mbarim, spektatorët nuk vendosen nëpër karrige, para shfaqjes, por mund të ecin në zemër të hapësirës së skenës.

Gjithçka këtu ka formën e operas. Hyrja, aktet, skenat, të gjitha janë këtu por zhvillohen jo në formën origjinale.

Prej më shumë se 15 vitesh, Kristian Boltanski, një artist vizual, dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij, kanë prezantuar frytet e punës së tyre në vende të pazakonta. Ndaj edhe shfaqja e fundit, opera Fosse, u prezantua në parkingun e makinave.

Sipas organizatorëve në fakt, opera ka mbledhur artistë vizualë dhe muzikantë.

Këngëtarët janë në makina e po ashtu edhe spektatorët, jo para operas, por brenda saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA