Kërkime për naftë në Dumre/ Banorët shpresojnë që në zonë të ketë punësim dhe rritje ekonomike

21/12/2019 15:21

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë italiane ENI për kërkime për hidrokarbure në zonën e Dumresë ka ngjallur interesimin edhe të banorëve të këtyre zonave.

Sipas studimeve të deritanishme, por edhe atyre që do të kryhen nga kompania italiane, Zona e Dumresë është e pasur me naftë dhe nëse parashikimet do të rezultojnë të sakta, kjo pritet të sjellë rritjen ekonomike për Shqipërinë, ndërsa banorët e Dumresë shpresojnë në një rritje ekonomike për zonën e tyre.

Rikthimi i gjigantit energjetik në Shqipëri pas 20 vitesh jep shpresa për një investim serioz dhe me premisa për një zhvillim të mëtejshëm të vendit tonë në këtë drejtim.

Bruna Kërcuku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA