Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po mendon të botojë videon në të cilën duket vrasja e Bagdadit.
“po mendojmë se mund t’i botojmë pamjet. Mund të marrim disa pjesë e t’i botojmë”, tha presidenti për gazetarët teksa përgatitej të largohej nga Çikagoja, ku mbajti një fjalim në takimin e përvitshëm me policët.
Trump e ndoqi vrasjen e Bagdadit nëpërmjet pamjeve të ofruara me dron, dhe jo nga kamerat e vendosur në trupat e ushtarëve, ndaj nuk e pa çastin kur udhëheqësi i ISIS vdiq vërtet.
Trump shpalli suksesin e sulmit dhe tha se Bagdadi vdiq duke qarë e duke bërtitur me frikë, si një qen frikacak. Ai madje tha se videoja ishte diçka e bukur, si të shihje një film.
Forcat Speciale amerikane shkuan me helikopter te zona ku mbahej Bagdadi, në Idlib të Sirisë veriperëndimore.
Aj.P
Top Channel