NJË STUDIM I RI NDËRKOMBËTAR NGA PMI
LAUSANNE, Zvicër -Philip Morris International Inc. (PMI) prezantoi gjetjet e një studimindërkombëtar, të titulluar “Unsmoke: Clearing the way for change” të kryer për kompaninë nga firma e pavarur kërkimore Povaddo.
Nuk ka dyshim se zgjidhja më e mirë është të hiqet dorësi nga cigaret edhe nga nikotina, por realiteti është se shumë njerëz nuk ia dalin dot. Sondazhi i realizuar në 13 vende me të rritur të moshës 21 deri në 74 vjeç përbën bazën e studimit rreth dy temave kryesore: ndikimin e pirjes së duhanit në marrëdhëniet personale dhe mungesën e informacionit në lidhje me produktet pa tym. Gjithashtu,studimi zbulon disa nga pengesat që hasin duhanpirësit për të konsideruar alternativat pa tym nëse nuk e braktisin dot duhanin.
“Aktualisht ka një sasi të jashtëzakonshme të keqinformimitqë qarkullon rreth produkteve pa tym dhe kjo po shkakton konfuzion. Kjo është një nga pengesat më të mëdha me të cilat përballet bota për një të ardhme pa tym,”tha Jacek Olczak, Drejtori Operacional i PMI. “Realiteti është se, ka mundësi më të mira në dispozicion për duhanpirësit e rritur që nuk braktisin dot duhanin. Urgjentisht duhet të ketë një bisedë të re globale bazuarnë hulumtime shkencore dhe fakte në lidhje me këto alternativa.”
“Aktualisht ka një sasi të jashtëzakonshme të keqinformimitqë qarkullon rreth produkteve pa tym, dhe kjo po shkakton konfuzion. Kjo është një nga pengesat më të mëdha me të cilat përballet bota për një të pa tym,” tha Jacek Olczak, Drejtori Operacional i PMI.
Të pavërtetat dhe pasojat
Ky studimhedh dritë mbi gatishmërinë e publikut për të diskutuar rreth mënyrës se si t’i bëjnë cigaret pjesë të së shkuarës, një dëshirë që nuk po përmbushet. Ndërsa 4 në 5 të anketuar biendakord se ndryshimi është i nevojshëm, pak më shumë se gjysma e duhanpirësve të rritur që u anketuan (55 përqind) thanë se kanë informacionin e nevojshëm për të bërë një zgjedhje në lidhje me produktet pa tym.
Kërkesa për informacion është e fortë: 90 përqind e publikut është në dijeni të produktevealternative, dhe gati 7 në 10 (68 përqind) prej duhanpirësveaktual, thanë se mund të konsiderojnë kalimin në alternativa më të mira, si produkte të duhanit me ngrohje, nëse do të kishin udhëzime më të qarta se si ndryshojnë këto produkte nga cigaret tradicionale.
Ndikimi i pirjes së duhanit në marrëdhëniet njerëzore
Raporti pasqyron mentalitetin aktual kundrejt duhanpirjes, si nga vetëduhanpirësit, ashtu edhe nga ata që nuk e konsumojnë duhanindhe rolin që luan pirja e cigares në marrëdhëniet personale dhe shoqërore.
Braktisja e cigareve dhe nikotinës është alternativa më e mirë, por krahasuar me pirjen e duhanit, përdorimi i alternativave pa tym, mund të ndikojë mëpozitivishtnë marrëdhëniet personale. Pothuajse gjysma e ish-duhanpirësve (48 përqind) të cilët kanë kaluar në alternativa pa tym, raportuan përmirësim tëmarrëdhënieve të tyreme familjen dhe miqtë, si dhe 45 përqind raportuan se jeta e tyre shoqërore është përmirësuar.Ky përmirësim ishte në përqindje pak më të lartë tek burrat sesa tekgratë, përkatësisht 48 përqind kundrejt 41 përqind.
Marrëdhëniet nuk janë të vetmet që preken: Sondazhi zbuloi se mos pirja e cigareve mund të ketë një ndikim pozitiv në jetën shoqërore. Më shumë se dy të tretat (69 përqind) e joduhanpirësve deklaruan se nuk u pëlqen të vizitojnë shtëpitë e duhanpirësve sepse nuk ndihen rehat në to për shkak të tymit. Edhe jashtë shtëpisë, joduhanpirësit thonë se aroma e keqe e cigareve qëndron tek rrobat e duhanpirësit (77 përqind).
“Ne po krijojmë një lëvizje drejt një bote pa tym nëpërmjet fushatës #Unsmoke” tha Marian Salzman, Zëvendës Presidente e Komunikimeve Globale në PMI. “Këto rezultate dalinnga një prej anketave më të mëdha ndërkulturore të bëra ndonjëherë në lidhje me ndikimin e pirjes së duhanit tek marrëdhëniet njerëzore. Këto na tregojnë se ku ka dallime në vlerat shoqërore, por, më e rëndësishmja, zbulojnë ngjashmëritë që do të ndihmojnë nismën #unsmokeyourworld të lëvizë nga një person në tjetrin, nga qyteti në qytet dhe joduhanpirësi tek duhanpirësi,për të sjellë ndryshimin global.”
#Unsmokeyourworld është një nismë e PMI për të mundësuar një ndryshim historik në shëndetin publik. Përmes lëvizjes #unsmoke, PMI synon të mbledhë një bashkësi njerëzish të cilët mund ta përshpejtojnë këtë ndryshim. Kjo bashkësi mund të përforcojë mesazhin se heqja dorë nga cigarja dhe nikotina është zgjidhja më e mirë që çdo duhanpirës mund të bëjë. Ata gjithashtu dhe mund të bëhen avokatët e mesazhit që, për duhanpirësit të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, ka alternativa më të mira për të zgjedhur.
#Unsmokeyourworldështë një nismë e PMI për të mundësuar një ndryshim historik në shëndetin publik. Përmes lëvizjes #unsmoke, PMI synon të mbledhë një bashkësi njerëzish të cilët mund ta përshpejtojnë këtë ndryshim. Kjo bashkësi mund të përforcojë mesazhin se heqja dorë nga cigarja dhe nikotina është zgjidhja më e mirë që çdo duhanpirës mund të bëjë. Ata gjithashtu dhe mund të bëhen avokatët e mesazhit që, për duhanpirësit të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, ka alternativa më të mira për të zgjedhur.
Për të lexuar mbi studimin “Unsmoke: Hapja e rrugës për ndryshim“, vizitoni: www.unsmokeyourworld.com/whitepaper
Në lidhje me Anketën Povaddo
Ky studim u krye nga 24 Prill-6 maj 2019, nga Povaddo, një kompani udhëheqëse e studimit të opinionit publik, në emër të Philip Morris International. Sondazhi ka bërë gjithsej 16.099 intervista në internet midis të rriturve të moshave 21-74 vjeç në 13 vende (Argjentinë, Australi, Brazil, Danimarkë, Gjermani, Hong Kong, Izrael, Itali, Japoni, Meksikë, Rusi, Mbretërinë e Bashkuar dheShtetete Bashkuara). Sondazhi mbart një diferencë të përgjithshme gabimesh prej +/- 1% në intervalin e besimit 95 përqind.
Rreth #Unsmokeyourworld
#Unsmokeyourworld është një bisedë globale që frymëzon histori njerëzore, për njerëzit, nga njerëzit. Për të mësuar më shumë, vizitoni UnsmokeYourWorld.com.
Rreth Philip Morris International: Krijimii një të ardhme pa tym
Philip Morris International (PMI) po udhëheq një transformim në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe të zëvendësojë përfundimisht cigaren, me produkte pa tym, në dobi të duhanpirësve të rriturtë cilët në të kundërt do të vazhdonin të pinin duhan, shoqërisë, kompanisë dhe aksionerëvetë saj. PMI është një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e duhanit, e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve, produkteve pa tym dhe pajisjeve elektronike e aksesorëve shtesë, dhe produkte të tjera që përmbajnë nikotinë në tregjet jashtë SH.B.A.-së. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re të produkteve pa tym, që edhe pse nuk janë të padëmshme, janë një zgjedhje shumë më e mirë sesa pirja e cigareve tradicionale. Përmes aftësive multidisiplinore në zhvillimin e produktit dhe shkencës së avancuar, PMI synon të sigurojë që produktet e saj pa tym tëplotësojnë kërkesat e konsumatorit të rritur dhe kërkesat rigoroze rregullatore.
Për më shumë informacion, vizitoni http://www.pmi.comdhe www.pmiscience.com
Top Channel