Pak pasi policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se ka shpallur person në kërkim administratorin e Gega Oil, ky i fundit ka reaguar per lajmin, duke mohuar akuzat, si edhe bën me dije se ndodhet me pushime në Greqi.
Përmes një njoftimi të shpërndarë këtë të shtunë policia e shtetit njoftoi se ka shpallur në kërkim pronarin e një prej kompanive më të mëdha të karburanteve në vend, gega oil, biznesmenin Paulin Gega.
Sipas policisë, nga kontrollet tatimore të kryera pranë kompanisë Gega në bashkëpunim me tatimet dhe doganat janë konstatuar fillimisht shkelje ligjore me përdorimin e pompave dhe më pas hetimet e thelluara kerkuan ndalimin e administratorit.
Por pas këtij lajmi ka reaguar edhe kompania, e cila ka dhënë një version krejt tjetër nga policia. Sipas saj, adrministratori I kompanisë paulin gega, një ditë më parë është nisur drejt greqisë për pushime, të cilat I kishte rezervuar qw disa muaj më parë.
Kompania Gega, e cila ndryshe njihet dhe me emrin Gen Claudis, thotë se para dy ditësh, në njërën nga magazinat e saj fiskale në durrës janë kryer kontrolle ku ka pasur dhe ndërprerje të aktivitetit për disa orë nga autoritetet me pretendimin se kasat e shitjes ishin vendosur në regjim manual.
Por sipas kompanisë ky pretendim I tatimeve dhe policisë është rrëzuar teksa ajo ka paraqitur certifikatën e kalibrimit të kasës, që konfirmonte regjimin automatik ashtu sic e kërkon ligji.
Sipas Gegës, pas pak orësh autoritetet kanë zhbllokuar magazinën dhe puna vijon normalisht, jo vetëm në vendin e inspektimit, por në të gjithë shqipërinë.
Gega Oil thotë se nuk ka kryer asnjw shkelje apo kundravajtje penale dhe se është e gatshme të vërë në dispozicion të autoriteteve cdo dokument dhe të përgjigjet deri në shkallën më të lartë të drejtësisë për të vërtetuar se e zhvillon aktivitetin konform ligjit.
Reagimi i plotë
Jemi nisur per pushime verore ne Greqi, me date 09.08,2019, pushime te cilat jane rezervuar rreth dy muaj me pare te nje agjensi turistike ne rrugen Fortuzi, Tirane, ku dhe mund ta verifikoni fare lehtesisht.
Sot nderkohe jemi njoftuar ne menyre indirekte pas lajmeve qe kishin shperthyer neper portale e gazeta te ndryshme , ku pretendohej se administratori i kompanise Genklaudis sha, ishte larguar qellimisht per tju shmangur perballjeve ligjore.
Ne mund tju konfirmojme qe ne njeren nga magazinat tona fiskale te shitjes me shumice, qe ndodhet ne Vrine, Durres, eshte ushtuar nje kontroll para dy ditesh, ku ka pasur nje nderprerje te aktivitetit vetem per disa ore, me pretendimin se kasat e shitjes ishin te vendosura ne regjim manual, pavaresisht se ne posedojme certifikaten e kalibrimit te regjimit automatik, e leshuar sipas ligjeve ne fuqi nga firma certifikuese e fiskalizimeve A.E Distribution shpk ne vitin 2012 !
Mbasi verifikimeve nga organet kompetente, u be zhbllokimi i ketij stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht.
Pra, kompanis jone nuk ka kryer asnje shkelje apo kundravajtje penale as ne aspektin evaziv apo te te ashtuquajtures Fshehje e te ardhurave apo te pasurise.
Gjithashtu ju komunikojme me pergjegjesi te plote morale dhe korporative qe aktiviteti i firmes tone vazhdon pa nderprerje ne te gjithe Shqiperine.
Kompania Genklaudis sha eshte nje nder 10 tatimpaguesit me te medhenj ne Shqiperi, me mbi 83 stacione shitjetje ne te gjithe vendin, dhe me mbi 500 punonjes, e gatshme per te vene ne dispozicion cdo dokumentacion kundrejt cdo institucionini shtetetor dhe ligjor dhe te pergjigjet deri ne shkallen me te larte te drejtesise
Top Channel