Historike/ Nis restaurimi i arkivolit të artë të faraonit egjiptjan

19/07/2019 02:16

Ekspertët kanë nisur për të parën herë punën për restaurimin e arkivolit të artë të faraonit egjiptjan Tutankamon. Asnjëherë që nga zbulimi i varrit të tij në vitin 1922, nuk ishte ndërmarrë një nismë e tillë.

Arkemorti dhe koleksioni i thesareve të varrit të Tutankhamonit pritet të jenë pika e fortë e Muzeut të ri Grand Eyptian që autoritetet egjiptjane do të hapin vitin e ardhshëm pranë Piramidave të Gizës.

Arkeologu britanik Haëard Carter ishte ai që e zbuloi varrin e dinastisë së 18-të në Luginën e Mbretërve në Luxor gati një shekull më parë. Varri ishte i paprekur dhe përmbante rreth 5.000 artefakte.

Ministria egjiptjane e anitkitetit tha se arkivoli ishte transportuar nga jugu i vendit drejt muzeut këto ditë, për t’iu nënshtruar restaruimit të parë që prej gjetjes së tij. Arkivoli duket ka pësuar shumë dëme, duke përfshirë këtu dhe çarjen e shtresave të florinjta, tha shefi i departamentit te restarumit pranë muzeut të madh, Eissa Zidan.

Egjipti ka njoftuar më parë se muzeu i ri madhështor, i cili ka qenë në ndërtim e sipër për rreth 15 vjet, është pjesërisht i financuar nga Japonia, e do të hapet zyrtarisht deri në fund të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA