Po të gjykojmë nga pamja e jashtme, Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke iu afruar rrezikshëm konfliktit. Dy anije cisterna u sulmuan në mes të qershorit në Gjirin e Omanit, një incident që nuk ishte aq I thjeshtë e I parëndësishëm sa dukej. Dy mjetet lundruese , – të cilat I përkisnin njëra një firme gjermane, tjetra një kompanie norvegjeze- , morën dëmtime të mëdha, por ekuipazhi fatmirësisht u arrit të evakuohej në kohë, duke ia kursyer episodit përmasat tragjike.
Shumë pranë vendit të ngjarjes, ndodhet Ngushtica e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishem detare për transportin global të naftës. Pjesa derrmuese e anijeve cisterne kalojne permes kesaj arterieje nevralgjike, të ndodhur mes Omanit dhe Iranit; gati nje e pesta e naftës së botës transportohet nëpërmjet Hormuzit. Sulmi I parë sidoqoftë, kaloi pa shumë paslëkundje.
Po çfarë ndodh kur episodi është I përsëritur?
Në muajin maj, vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dërguan luftanije e avionë bombardues në Lindjen e Mesme, për të zbrapsur ato që u përshkruan si “ kërcënime nga Irani“ , dy anije cisterne saudite, një norvegjeze dhe një tjetër me flamurin e Emirateve të Bashkuara arabe, u dëmtuan në Gjirin Persik, në dukje, prej një akti sabotazhi. Hetimi mbi atë ngjarje doli në përfundimin se me shumë gjasë, në këto sulme ishin përdorur katër mina detare të lidhura me magnet në pjesën e poshtme të trupit të anijes. Hetimi fajësonte për incidentin një shtet si aktorin kryesor të shfaqjes. Por, pa bërë emra nuk bënte emra. Episodi ndoshta do t`i lihej harresës, nëse e njëjta skemë, nuk do të përsëritej muajin pasardhës – këtë herë, më buje shumë më të madhe në mediat ndërkombëtare, jo për nga përmasat e sulmeve të dyta, por për shqetësimin që ngjalli përsëritja e tyre.
Po kush qëndron pas veprimeve të tilla??
Për Shtetet e Bashkuara, nuk ka asnjë dyshim: incidentet mbajnë shenjën dalluese të republikës islamike. Si për të treguar se Ëashingtoni nuk i ka këto thjesht disa fjalë në erë, ushtria amerikane nxorri pamje filmike që tregonin një anije ushtarake Iranian patrullimi duke iu afruar njërës prej dy cisternave. Në xhirimet e turbullta bardh e zi, të realizuara nga ajri, shihet anija e vogël që I ngjitet cisternës dhe dikush që nxjerr një objekt nga trupi I saj. Paskësaj, anija iraniane largohet, duke lënë pas vetes paqartësinë nëse marinarët e vet kishin kërkuar të largonin një minë, në mënyrë që të zhduknin provat. Sekretari amerikan I shtetit, Mike Pompeo doli menjëherë me deklaratën se ky nuk ishte gjë tjetër, vecse një përshkallëzim I papranueshëm, siaps tij, I tensioneve nga ana e Teheranit. Shefi I diplomacisë amerikane sqaroi se ky përfundim mbështetet si tek informacionet e shërbimeve secrete, ashtu edhe dhe tek armët e përdorura, që ngjasojnë me ato të sulmeve pararardhëse.
“Zyrtarët e shërbimeve secrete kanë plot të dhëna, plot dëshmi që e lidhin Iranin me sulmet e supozuara mbi dy anijet cisternë të naftës që udhëtonin në afërsi të Ngushticës ë Hormuzit. Irani ka interes t`I detyrojë Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet, por qeveria amerikane i vazhdon përpjekjet diplomatike dhe ekonomike, për ta sjellë Iranin në kohën e duhur në tryezën e negociatave”, tha Pompeu.
Kryediplomati amerikan u kujdes ta theksonte që Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një konflikt me regjimin e ajatollahëve. Ai madje këmbënguli të nxirrte në pah nevojën për ta lënë diplomacinë të tentojë gjetjen e një zgjidhjeje, e ne funksion të kësaj, sic tha, zyrtarët amerikane janë lidhur edhe me kolegët e tyre të huaj.
“I kam bërë disa telefonata kolegëve të mi nëpër botë. Jam plotësisht I bindur se do të kemi partnere që e kuptojnë këtë kërcënim”, është shprehur Pompeo.
Më tej megjithatë, ndërsa tregoi se po merren masat për te qenë gati në cdo situatë, u përpoq të davariste tymnajën e skenarit të luftës.
“Presidenti Donald Trump ka bërë gjithcka ka mundur për të shmangur luftën. Ne nuk duam luftë!!”, thotë Pompeo.
Nuk kaloi shumë paskësaj deklarate, dhe Pentagoni aprovoi dërgimin e 1.000 trupavë shtesë në Lindjen e Mesme, me arsyetimin se qëllimi I kësaj lëvizjeje është përballja me kërcënimet ajrore, detare dhe tokësore në rajon.
“Sulmet e fundit iraniane vërtetojnë besueshmërinë e të dhënave të inteligjencës që kemi marrë lidhur me sjelljen armiqësore të forcave iraniane dhe grupeve të lidhura me to, që kanë kërcënuar personelin e SHBA-se dhe interesat amerikane në mbarë rajonin. Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë një konflikt me Iranin. Veprimi ynë sot po ndërmerret për të garantuar sigurinë dhe mirëqënien e personalit tonë ushtarak që punon në këtë zonë dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare”, tha Patrick Shanahan, sekretar në detyrë i Mbrojtjes.
Tensionet e përshkallëzuara mes administratës amerikane e gjuhës së ashpër verbale të presidentit republican, dhe një fuqie të Lindjes së Mesme që insiston me forcë se nuk ka gisht tek sulmet, por që nuk do të ngurronte t`I përgjigjej agresionit nëse do të gjendej në shënjestrën e armëve, I kanë sjellë sjellë në kujtesë disa vëzhguesve frymën që mbizotëronte përpara pushtimit të Irakut në 2003-shin- lëvizje, e cila në vitet që e pasuan, u dënua gjerësisht si rrënuese për të gjitha palët e përfshira.
Madje edhe disa prej personazheve, sipas Washington Post, janë të njëjtë: John Bolton, këshilltari I presidentit Trump për sigurinë kombëtare, luajti një rol kyç edhe në përgatitjen e ish kreut të Shtëpisë së Bardhë, George W.Bush për pushtimin e Irakut si zëvendëssekretar I shtetit për kontrollin e armëvë dhe siguron ndërkombëtare.
“Veprimet e atëhershme, I sollën Boltonit reputacionin e njeriut të pamatur. Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, duket bëri një aludim në drejtim të tij të martën, duke u thënë gazetarëve se “individë ekstremistë në administratën e SHBA” po përpiqeshin të fajësonin Iranin për incidentet në Gjirin Persik”, shkruan Uashington Post.
Por pavarësisht ngjashmërive, një konflikt me Iranin nuk do të ishte si lufta “bukë e djathë” me Irakun.
Irani I ditëve tona është shumë ndryshe nga Iraku I 2003-shit, duke nisur sikur edhe që nga popullata: 82 milionë banorë krahasuar me 25 milionët që numëronte fëinji I tij përpara 16 vjetësh. Fuqia ushtarake është gjithashtu shumë më e madhe: të dhënat e fundit tregojnë se republika islamike ka një personel ushtarak aktiv prej 523,000 vetësh, dhe 250,000 rezervistë. Të mos harrojmë pastaj, dhe vendndodhjen e Iranit, një fuqi detare e kufizuar nga Deti Kaspik në very dhe Gjiri Persik e Gjiri i Omanit në jug.
Një pozicion strategjik sidomos për tregtinë. Në pikën e vet më të ngushtë, ngushtica e Hormuzit është vetëm dy milje e gjerë, dhe bllokimi i saj do të rrëzonte eksportin ditor të ngarkesave të naftës me 30%.
Thënë të gjithë këto, si do të dukej atëherë një luftë në Gjirin Persik? Me humbës nga të gjitha krahët, sipas Rainer Sollich, I cili kujton se rojet revolucionare të Iranit kane vërtet “ekspertizë” me minat ngjitëse. Sulmi ndaj dy anijeve çisternë, sipas tij, mund të interpretohet si përpjekje e regjimit te ajatollaheve për të demonstruar forcën ushtarake, e per t`I treguar Shteteve te Bashkuara se kane metodat e tyre dhe nuk lejojne imponimin. Por ky është një spekulim, shton analisti, që arsyeton se një luftë kundër Iranit do të ishte me gjasë me shumë humbje dhe e pamundur të fitohet pa trupat e këmbësorisë. Nëse ushtarët e SHBA-së mund të bien në këtë luftë, nuk do të rriteshin shanset që Trump të rizgjidhet në fund të 2020, shton ai.
“Një luftë në Gjirin Persik do të kishte pasoja fatale për shumë vende të rajonit, veçanërisht për ato, ku milicët e financuar nga Irani janë aktivë, si në Jemen, Siri, Irak e Liban. Edhe Izraeli, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të prekeshin – këto dy të fundit përballen qe sot me sulmet e Hutëve nga Jemeni me financime iraniane. Një luftë e tillë do të kishte vetëm të humbur, Duhet bërë gjithçka, për ta penguar atë – edhe nga ana e Gjermanisë dhe Europës me mjetet e saj të kufizuara. Megjithatë ekzsiton droja, se lufta, që nuk e do askush, tashmë po afron”, thotë Rainer Sollich për Deutsche Welle.
Nga ana tjettër, nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshiheshin në një konflikt ushtarak me Iranin, kjo nuk padyshim nuk do të linte indiferente fuqi të tjera të mëdha si Kina apo Rusia. Sinjalin e parë ato e dhanë: që në momentin kur u dislokuan 1000 trupat amerikane në Lindjen e mesme, Moska reagoi menjeherë duke akuzuar Ëashingtonin se po I nxit vetë tensionet në rajonin e trazuar. Shqetësimeve të Rusisë, iu bashkua edhe Pekini.
“I bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, e të tregohen të logjikshme dhe te vëtëpermbajtura. I kërkojmë të mos ndërmarrin veprime që mund të provokojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe të mos hapin në këtë mënyrë “ Kutinë e Pandorës“. Shtetet e Bashkuara në vecanti duhet ta ndryshojnë praktikën e tyre të ushtrimit të një presioni ekstrem”, tha Wang Yi, ministër i jashtëm kinez.
Por aty ku tensionet shtohen, situata nuk është vështirë të përflaket. New York Times dhe Washington Post raportuan në 21 qershor se Trumpi kishte dhënë urdhrin për një sulm ndëshkues ndaj Iranit, e më pas ishte tërhequr në minuten e fundit. Avionet kane qene ne ajer gati per te goditur objektiva iraniane si sistemet e vrojtimit, dhe anijet ishin ne pozicion, por nuk qelluan. Fatkeqësisht, po i drejtohemi një konfrontimi, paralajmëroi ambasadori Iranian në Britani Hamid Baeidinejad gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren e famshme të CNN-it, Christiane Amanpour.
“Po shkojmë drejt përballjes dhe kjo është shumë serioze për të gjithë në rajon. Shpresoj që zyrtarët në Ëashington të tregohen shumë të kujdesshëm e të mos e nënvlerësojnë vendosmërinë e Iranit, sepse nëse hyjnë në konflikt në mënyrë të gabuar, do të pendohen shumë”, tha Hamid Baeidinejad, ambasador i Iranit në Mbretërinë e Bashkuar.
Përballja e parë e drejtpërdrejtë erdhi në formën e rrëzimit të një droni amerikan vëzhgimi nga forcat iranine ndërsa fluturonte mbi ngushticën e Hormuzit. Teherani deklaroi se droni kishte shkelur hapësirën e tij ajrore. Ushtria amerikane pretendon se ai ishte mbi ujra ndërkombëtare. Për shefin Iranian të shtabit, Maj-Gen Hossein Salami, rrëzimi i avionit pa pilot ishte një “mesazh i qartë” për Amerikën se kufijtë e iranit janë “vija e saj e kuqe”.
Pasi i mori celësat e Dhomës Ovale duke premtuar ndër të tjera edhe zgjidhjen e dy krizave shumë të ndryshme nukleare, presidenti Trump e ka gjetur veten në ujra që ishin tejet të njohur për paraardhësit e tij: ecjen drejt një konfrontimi me Iranin dhe ngecjen në vendnumëro me Korenë e Veriut.
Njoftimi i fundit i Iranit se në fund të qershorit pret të kapërcejë kufirin e rezervave të uraniumit të pasuruar që ia diktonte marrëveshja atomike, cel një fazë të re dhe tejët të rrezikshme të përballjës së tij me perëndimin.
Trumpi e braktisi publikisht ujdinë , dhe sot është më e fortë se kurrë ndjesia që përpjëkjet për ta ulur republikën islamike në tryezen e negocjatave, kanë marrë një kthesë krejt tjetër, duke i shtyrë tashmë të dy vendet drejt një konflikti, të cilin udhëheqësit e tyre, këmbëngulin me të madhe se nuk e duan.
Top Channel