Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë konstaton se 38% e shqiptarëve jetojnë momentin dhe i harxhojnë paratë pa menduar se çfarë mund të sjellë e nesërmja.
Duke testuar njohuritë financiare të shqiptarëve, vrojtimi nënvizon se në përgjithësi ne jemi të matur për të administruar të ardhurat dhe bëjmë llogari para se të bëjmë një shpenzim, por gjithsesi 42% prej nesh janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Paratë janë bërë për t’u harxhuar”, kundrejt vetëm 1 në 3 individë (36%) që shprehen kundër ose plotësisht kundër tij.
Vetëm 16% e individëve shprehen më të gatshëm t’i shpenzojnë paratë, (dakord dhe plotësisht dakord me pohimin “Preferoj t’i harxhoj paratë se sa t’i ruaj ato për të ardhmen”), kundrejt 67% që shprehen se preferojnë t’i ruajnë ato për të ardhmen.Vetëm 22% e individëve janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Jam i/e prirur të jetoj momentin, pa u shqetësuar shumë për të nesërmen”, kundrejt 61% të cilët priren të shqetësohen më tepër për të ardhmen.
Top Channel