Dyqanet e Nike po sjellin një risi. Ato kanë prezantuar manekinë plus-size duke sinjalizuar një hap drejt gjithë përfshirjes për markën e veshjeve sportive.
Për të festuar diversitetin dhe gjithë përfshirjen në sport, hapësirat nuk do ti dedikohen vetëm elitës lokale dhe atletëve klasikë, por po ashtu do të mbajë edhe manekinët plus-size për të parën herë në hapësirat e tregtimit – tha Nike në një deklaratë për shtyp.
Kompania e veshjeve sportive ndjek kështu shembullin e markave të tjera si Old Navy dhe Nordstrom, në paraqitjen e manekinëve në masa të mëdha.
Në 2017, Nike prezantoi edhe një koleksion për femra, të masës plus, që u sollën në një fushatë nga modelja Paloma Elsesser, nga blogeret grace Victory dhe Danielle Vanier si edhe hedhësja e çekiçit, Amanda Bingson.
Në nëntor u nënshkrua një letër e hapur që u publikua në Cosmopolitan të Londrës, ku nënvizohej se 45 për qind e blerësve të masave plus i blinin veshjet “online” dhe ku i kërkohej prodhuesve të zgjerojnë gamën e masave në dyqanet e tyre.
Top Channel