
“Mos bëj skema, u bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, Paloka përplaset me gazetarët gjatë protestës së opozitës
16/05 22:23
Në konferencën për shtyp të pasdites, Lulzim Basha tha se ndërkombëtarët janë të mirëpritur që të luajnë rolin e ndërmjetësuesit për zgjidhjen e krizës.
Por, për kreun e PD-së, protestat nuk do të ndalen.
Ndërkohë, në vazhdën e reagimit të ndërkombëtarëve, Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike, ka “dënuar ashpër përdorimin e dhunës në protestat e fundit.
Në Twitter, Daul theksoi se “të gjitha palët duhet t’i kthehen një dialogu të ndershëm politik, të gjejnë shkaqet e krizës të ulin retorikën dhe të heqin dorë nga dhuna”.
Top Channel