Shkolla e re në Kodër-Kamëz. Bashkia e Tiranës: Toka, pronë shtetërore

05/04/2019 19:56

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i është përgjigjur akuzave të rektorit të Univeristetit Bujqësor të Kamzës gjatë një takimi me studentë atje.

Sipas tij, për të plotësuar nevojat e arsimit në këtë zonë do të ndërtohet një shkollë: “Kjo është hapësira në të cilën do të ndërtohet një ndër 17 shkollat e reja të qytetit. Toka në fjalë e ka pasur statusin privat prej shumë vitesh. Bashkia e Tiranës, që në vitin 2018, nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave, ka bërë shpronësimin e kësaj toke, rreth 9 mijë metra, të cilat do të përdoren për shkollën e re. Këto 9 mijë metra tokë sot janë me status në pronësi të Bashkisë së Tiranës”.

Mazniku sqaroi se kërkesa për ndërtimin e shkollës ka qenë e vetë banorëve. Ndërkohë që për fermën eksperimentale në funksion të Universitetit Bujqësor, u shpreh se do të jetë në Valias: “Gjithashtu, është e rëndësishme të theksojmë se para pak kohësh qeveria i ka akorduar Universitetit Bujqësor, si pjesë e Paktit për Universitetin, më shumë se 1 milion euro për fermën eksperimentale në Valias: një hapësirë shumë e madhe, prej pothuajse 100 hektarësh, ku funksionet e mirëfillta mësimore mund të ndodhin atje. Ndaj, ky projekt së pari i sjell një shkollë shumë të dobishme komunitetit, shumë të nevojshme për këtë zonë, që nuk e ka një shkollë të tillë, dhe nuk cenon në asnjë moment, dhe në asnjë rrethanë funksionet thelbësore të universitetit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA