U vra në Stamboll, fëmijët e Khashoggi marrin shpërblimin marramendës

02/04/2019 22:54

Një shtëpi multi-milion dollarëshe dhe me mijëra dollarë në muaj, ky është dëmshpërblimi që fëmijët e gazetarit të vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, Jamal Khashoggi kanë marrë nga shteti arab.

Katër fëmijëve të tij: dy djem dhe dy vajza, u është dhënë secilit nga një shtëpi në Jeddah me vlerë deri në 4 milion dollarë secila si dhe pagesa prej së paku 10,000 $ në muaj me një pagesë shtesë që arrin dhjetëra miliona dollarë secili.

Pagesat “kanë për qëllim pjesërisht të sigurojnë që fëmijët të tregojnë përmbajtje në deklaratat e tyre publike”, raportoi Washington Post, pasi bisedoi me zyrtarët sauditë të përfshirë në negociata.

Tre fëmijët e tjerë – vajzat Noha dhe Razan, dhe i biri Abdullah – jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të shesin pronat e tyre.

Por, Arabia Saudite mohoi që pagesat jepeshin si “para gjaku” dhe që synonin blerjen e heshtjes së familjes, duke thënë se pagesat ishin thjesht pjesë e kulturës arabe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA