Është i njëjti ritual që përsëritet sa herë që opozita proteston përpara Kryeministrisë. Kujdesi për të mbrojtur atë që njihet si “Streha e dritave” në hyrje të godinës së këshillit të mistrave.
E premtja në mbrëmje e gjeti hyrjen e kryeminisrisë me një mori puntorësh, duke u marrë me izolimin e kësaj hapsire. Të njëjtat masa janë aplikuar edhe për një tjetër instilacion, atë të kërpudhës, që ndodhet në oborrin para Kryeministrisë. Në fakt këto janë të vetmet, masa mbrojtëse e dukshme deri më tani, në perimetrin e kryeministrisë.
Për protestën e së shtunës, Policia e Shtetit thotë se është përballur me disa kërkesa të pamundura të Partisë Demokratike, ku njoftohet synimi për të bllokuar rrugë apo mjedise të caktuara, që janë me rëndësi të veçantë.
Policia e Shtetit shpreh edhe një tjetër shqetësim: “Përveç deklaratave dhe retorikës së ndezur politike dhe thirrjeve për dhunë, të artikuluara nga disa përfaqësues të politikës dhe medias, Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike”.
Reagoi pas deklaratës së policisë Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, duke akuzuar kryteminisrin Edi Rama si i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë.
“Thirrjet e policisë që ne të distancohemi nga ata që inkurajojnë dhunë apo nga personat me rekorde të rënda kriminale janë sa qesharake, aq edhe kriminale. Partia Demokratike nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka patur në rradhët e saj njerëz të krimit! Persona me rekorde të rënda kriminale nuk janë mes nesh, nuk janë mes protestuesve, por janë në qeveri dhe me qeverinë”, deklaroi Bardhi.
Gazment Bardhi theksoi se ku do të protestojë populli, këtë e vendos populli dhe jo “Policia Politike e kryeministrit të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë”.
Përsa i përket skenarit të protestës që nis në ora 11:00, burime nga Selia Blu bëjnë të ditur se nuk do të ketë fjalime politike nga eksponentë të opozitës, por ata që do të flasin janë qytetarët. Kryeministria do të rrethohet, konfirmojnë burimet, ndërsa shtojnë se qëndresa do të zgjasë.
Top Channel