Socialistët zgjodhën Korçën për të nisur një turne takimesh në bashki të ndryshme të vendit, që duket se shënon dhe fillimin e fushatës elektorale për mazhorancën.

Me këtë rast, Edi Rama konfirmoi kandidimin e Sotiraq Filos për një tjetër mandat në Korçë: “Në mandatin tjetër të zotit Sotiraq do të kemi një rritje tjetër të xhirove dhe bizneseve”.

Si në çdo fushatë elektorale, premtimet nuk munguan. Sotiraq Filo mori përsipër aeroportin, ndërsa Edi Rama stadiumin.

“Aeroporti i Lumanasit, në maj shpresojmë me fluturimet turistike”, tha Filo.

“Aeroportin e ka ky, unë mora përsipër stadiumin”, deklaroi Rama.

Kryeministri e cilësoi Korçën si shembullin më domethënës të ofertës politike që ndan dy kampet: “Dallimi mes atyre që vijnë vërdallë duke predikuar përmbysje dhe rrëmujë. Si ata. Të vazhdojmë përpara sëbashku do të thotë që si është këtu të bëhet kudo”.

Përpara kulturës korçare, Rama kërkoi ndjesë për etikën e shkelur në sallën e Parlamentit: “Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të së enjtes se e dini atë shprehjen: “Kush fle me qenin zgjohet me pleshta. Nuk kemi ç’të bëjmë, të enjten futemi te ajo kasollja e qenve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA