Tahiri ankohet në gjykatë. Kërkon që hetimi ndaj tij të mos zgjatet

06/02/2019 15:02

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u rikthye sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kësaj radhe për të kundërshtuar zgjatjen e afateve hetimore të prokurorëve që kërkojnë kohë derisa t’u vijë një letërporosi nga Mali i Zi.

“Janë zgjatur 5 herë, është hera e parë që e kërkoj. Duhet të marrë një zgjidhje patjetër”, tha Tahiri.

I dyshuar për trafik dhe korrupsion, Saimir Tahiri thotë se ka durimin si kryefjalë të vetën. Megjithëse nuk u shmanget edhe postulateve: “Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi”.

Por, gjykata e shtyu shqyrtimin e kërkesës së Tahirit, i cili, siç duket, sapo ka nisur një betejë proceduriale me drejtësinë.

“Nuk mbahem peng nga askush”, tha Tahiri.

Përveç avokatit, Tahirit nuk i munguan sërish as mbështetësit të cilët nuk e kanë lënë asnjëherë të vetëm në gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA