Konfirmohet prokurorja Prela. Kalon Vetting-un drejtuesja e Krimeve të Rënda

05/02/2019 15:12

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë pas dy seancave gjyqësore kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Të tre komponentët e saj u konsideruan të rregullt nga komisionerët e Vetting-ut, të cilët rrëzuan edhe akuzat ndaj saj, si pjesë e përgjimeve me bandën e Avdylajve.

Donika Prela është një nga emrat e përfolur për në Prokurorinë e Posaçme SPAK, por vetë drejruesja e Krimeve të Rënda nuk bëri asnjë koment për ambicien e saj.

Në pritje të vendimit, prokurorja Prela u vu në shënjestër të Partisë Demokratike për lidhjet me kreun e bandës së Avdylajve. Demokratët nuk e kursyen në reagimin menjëherë pas konfirmimit të saj në detyrë.

Në seancat dëgjimore të zhvilluara në janar ndaj shefes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, komisionerët e Vetting-ut konstatuan probleme me pasurinë dhe shmangien e taksave nga bashkëshorti i Donika Prelës, fakt që la shije të hidhur edhe tek vëzhguesi i ONM-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA