Kryeministri Edi Rama shkarkoi kreun e Hipotekës së Durrësit, pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të një qytetari që prej vitesh endej mes zyrave të shtetit, pa gjetur zgjidhje për problemin e tij.

Për këtë, i riu i ishte drejtuar edhe platformës së bashkëqeverisjes, gjë që duket se nuk i kishte pëlqyer kreut të Hipotekës Durrës, i cili i sugjeroi ta gjente zgjidhjen me kryeministrin.

Kreu i qeverisë ia dha përgjigjen pikërisht nga takimi i përjavshëm i bashkëqeverisjes: “U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”.

Për këtë rast reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është edhe koordinatore antikorrupsion e qeverisë: “Është shkarkuar drejtori i Hipotekës dhe dy specialistë të zonës 1 dhe 2. Do të largohen të gjithë punonjësit që janë në shkelje”.

Ministrja Gjonaj tha se zyra vendore e Hipotekës në Durrës do të ndërtohet nga e para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA