Gjonaj pret anëtarët e Komisonit të Venecias

20/11/2018 12:43

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj priti në një takim të dërguarit e Komisionit të Venecias Veronika Bilkova, ish-zëvendëspresidente e Komisionit të Venecias, Jørgen Steen Sørensen, anëtar i Komisionit të Venecias, James Hamilton ish anëtarzëvendësues i Komisionit të Venecias si dhe Artemiza-Tatiana Chiska, Sekretariati i Komisionit të Venecias.

Ministrja vlerësoi rolin e Komisionit të Venecias si një partner shumë i rëndësishëm që ka kontribuar dhe bashkëpunuar efektivisht në shumë procese të rëndësishme për Shqipërinë dhe sidomos për reformën në drejtësi.

Gjatë takimit ministrja Gjonaj iu përgjigj interesimit të tyre lidhur me projekt propozimin e Partisë Demokratike për vettingun e politikanëve, duke vënë theksin tek ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat do të bëjnë pastrimin e politikës nga zyrtarë të inkriminuar apo të korruptuar.

Ministrja e Drejtësisë u shpreh se tashmë është vendosur një standard i ri me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 për reformën në drejtësi, duke ju nënshtruar më parë një procesi konsultimi me konstitucionalistë, ekspertë dhe shoqërinë civile, standard i cili duhet të ruhet në çdo rast të ndryshimeve kushtetuese. Sistemi i ri i drejtësisë, ngritja e institucioneve të SPAK garantojnë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë pasi është një sistem i depolitizuar dhe i pavarur.

Ministrja i informoi anëtarët e Venecias lidhur me ndryshimet e kuadrit ligjor për përjashtimin e të gjithë kompanive duke përfshirë dhe administratorët dhe ortakët, të cilët kanë precedentë penalë, për të përfituar nga fondet publike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA