
Disa prej banorëve të Astirit, që protestuan pasditen e sotme për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre, janë shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes.
Ata kanë dalë në rrugë duke djegur goma, kazanë dhe bllokuar njërin aks rrugor, duke shkaktuar njëkohësisht edhe mungesën e qarkullimit të makinave.
Mësohet se disa prej protestuesve, që dogjën edhe flamurin e Rilindjes, janë shoqëruar në komisariatin numër 6, ndërkohë deputetët demokratë Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu kanë kërkuar lirimin e tyre.
Banorët e Astirit protestojnë prej 11 ditësh ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre, shtëpitë ku banojnë po shemben padrejtësisht. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë.
Top Channel