“Viktimat” e “Facebook” nuk do mbrohen nga kompania!

13/10/2018 19:02

Të premten rezultoi që 14 milionë përdoruesve ju ishte vjedhur informacioni i të dhënave nga hakerat. Kjo përfshinte vendndodhjen, historinë e kërkimeve , informacione për lidhjet, fenë dhe të tjera.

Megjithatë, ndryshe nga hakimet e tjera në të kaluarën të cilat kanë përfshirë kompani të mëdha, Facebook tha se nuk ka në plan të ofrojë shërbime mbrojtëse për përdoruesit në fjalë.

Një analist i tha BBC-së se vendimi ishte “i papërtypshëm”, pasi kjo mund t’u vijë në ndihmë hackerave në të ardhmen, për të perfeksionuar metodat e sulmeve.

“Ky lloj informacioni mund të ndihmojë hajdutët të krijojnë programe sociale të vjedhjeve të bazuara në inxhinieri, falë viktimave të hackerave të Facebook”, tha Patrick Moorhead.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA