Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi pas postimit në Facebook të Edmond Spahos, i cili deklaronte se “refuzimi i Edi Ramës për vetting-un me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit”.
“I dashur Mondi. Lexova reagimin tënd ku akuzoje Ramen që ka refuzuar këtë të Veting-ut! U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord. Madje, ai më ngarkoi mua të komunikoj nesër me ty për të mësuar më shumë mbi idenë që keni për këtë nismën e Vetting-ut të politikanëve. Sepse nga teksti nuk kuptohej asgjë konkrete si e ka idenë Luli, madje më shumë dukej si tekst kundër reformës në drejtësi se sa për thellimin e Vetting-ut. Ne nga ana jonë jemi gati dhe jam në dispozicion”, u shpreh Balla.
Top Channel