Meta: Kam përshkuar 500 kilometra në këmbë, gjatë muajit Gusht

03/09/2018 08:00

Mëngjesin e të shtunës Presidenti i Republikës publikoi një video, pasi arriti të ngjitet në majën e Jezercës, ndërsa të shumta ishin edhe komentet mbi këtë postim.

Mes shumë mesazheve mirënjohëse, për promovimin e turizimit, njëri prej komentuesve pyeste presidentin në lidhje me sigurinë e tij gjatë këtij udhëtimi, ndërsa në përgjigje, Meta tregon mes të tjerash, se ka përshkuar 500 km ecje gjatë muajit gusht.

Përgjigja e Metës:
I dashur Astrit! Duke ju falenderuar për pyetjen dua t’ju them se siguria ime dhe e grupit tonë ka qenë absolute pasi ky udhëtim u realizua në drejtimin e “Outdoor Kosova”, një grup nga Peja më të njohurit në Ballkan për alpinizëm e hiking. Unë kam qenë në këtë udhëtim anëtari me i disiplinuar i grupit, pasi të gjithë kishim pranuar t’i nënshtroheshim çdo vendimi që do merrte komandanti i grupit tonë Fatos Katallozi. Anëtarët e këtij grupi kishin muaj që përgatiteshin për këtë ngjitje. Unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje.

Po kështu dhe anetarët e tjerë që e kishin për herë të parë. Pavarësisht nga këto ngjitja ka qenë tepër e vështirë mbi lartesinë 2 mijë metra sepse ishte mjaft e rrezikshme e çdo gabim në vendosjen e këmbës ose dorës mund të ishte fatale. Por në kishim një komandant legjendar e të pagabueshëm si Fatosi. Po kështu kishim me vete Dardan Jubanin që e quajtëm Tarzani i Valbonës që mbante lart moralin dhe humorin e ekipit. Unë do t’i rekomandoja kujtdo që do kërkonte të bënte një ngjitje në Jezercë për të bashkëpunuar me guidat lokale, për të evituar çdo rrezik pasi siguria është e para e pastaj adrenalina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA