PD, Vokshi: Veliaj rrezikon jetën e fëmijëve në çerdhe

25/08/2018 15:37

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi të shtunën se “një javë pas rënies së zjarreve dhe shpërthimit të gazit në dy çerdhe, Erion Veliaj jo vetëm nuk merr mundimin të urdhërojë kontrollin e sigurisë në çerdhe dhe kopshte, por mbulon përgjegjësinë e tij duke sulmuar opozitën”.

“Në fund të vitit të tretë të Erjon Veliajt, jo vetëm që nuk ka ndërtuar asnjë objekt të ri për vogëlushët e Bashkisë Tiranë, por po vë çdo ditë në rrezik jetën e tyre”, theksoi Vokshi.

“Sot, në emër të shumicës së qytetarëve që nuk pranojnë mashtrimet e Erion Veliajt, po informojmë opinionin publik për dy fakte, që nxjerrin në pah përgjegjësinë e Erion Veliajt për zjarret në çerdhe. Së pari, sipas dosjes që është referuar në prokurori, çerdhja nuk ka patur roje që prej datës 6 Gusht. Erion Veliaj duhet t’u thotë qytetarëve pse mungonte roja në çerdhe?
Së dyti, qytetarët e Tiranës duhet të dinë se në komunikatën e brendshme të Policisë së Shtetit, që nuk është bërë publike për mediat, e datës 22 Gusht, ngjarja në kopshtin tek ish-blloku është referuar në prokurori si aksidentale. Të dy këto fakte të pakundërshtueshme, dokumenta zyrtarë të insitucioneve që nuk varen nga Partia Demorkatike, provojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj është mashtrues i rrezikshëm, që përdor fëmijët si mburojë politike”, u shpreh Vokshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA