LSI ka reaguar përmes deputetit të saj në Vlorë, Shezai Rrokaj për tragjedinë e të premtes, ku një familje e madhe u shua. Duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ai thotë se krimi vjen si pasojë e problemve të pazgjidhura të pronës në një nga zonat më të varfra.
Nje tragjedi e rëndë ndodhi në Resulaj të Bashkisë Selenicë. Krimi makabër brenda fisit u mori jetën 8 personave, midis të cilëve gra dhe fëmijë. Po kështu disa të tjerë janë të lënduar. Në radhë të parë u shpreh ngushëllimet e mia famijarëve për viktimat e pafajshme dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarëve. Ky krim në familje duket të jetë pasojë e problemeve të pazgjidhura të pronës në një nga zonat më të varfëra, të prekura nga fenomeni i drogës, nga skamja dhe emigracioni. Armet vazhdojne te mbeten ne duart e popullsise civile dhe qeveria nuk ndermerr asnje hap per mbledhjen e tyre, duke i lene qytetaret te bejne vetgjyqesi. Në këtë zonë dhe në gjithë Bashkinë e Selenicë, për fat të keq dora e Shtetit është inekzistente, sidoqë është një nga zonat më të pasura me bitum dhe naftë si dhe me bukuritë e Lumit të Vlorës”, shkruan Rrokaj.
Top Channel